RBI raporton fitimin e konsoliduar prej 399 milion Euro për tre-mujorin e parë të 2018


15.5.2018

Vienë, 15 Maj 2018

  • Të ardhurat neto nga interesi rriten me 4.0 përqind në 829 milion euro nga viti në vit (Q1/2017: 797 milion euro)
  • Të ardhurat operative rriten 3.0 përqind në 1,291 milion euro (Q1/2017: 1,253 milion euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative ulen me 0.7 përqind në 740 milion euro (Q1/2017: 745 milion euro)
  • Zhvillim pozitiv në humbjet nga zhvlersimi i aktiveve financiare: 83 milion euro (Q1/2017 minus 82 milion euro)
  • Fitimi para tatimit rritet 60.3 përqind në 529 milion euro (Q1/2017: 330 milion euro)
  • Fitimi mbas tatimit rritet 68.7 përqind në 430 milion euro (Q1/2017: 255 milion euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet 81.4 përqind në 399 milion euro (Q1/2017: 220 milion euro)
  • Raporti i kredive me probleme ulet 0.3 pikë përqind në 5.4 përqind krahasuar me fundvitin 2017
  • Fitimi për aksion perj 3.34 euro (2016: 1.58 euro)

 

Më 1 janar 2018 hyri në fuqi standarti i ri i kontabilitetit për instrumentat financiar (IFRS 9). Në vazhdim të adaptimit të IFRS 9, RBI ka ndryshuar prezantimin e bilancit, i cili tani është në linjë me standartin e raportimit finaciar (FINREP) i publikuar nga Autoriteti Evropian i Bankave (EBA). Me adaptimin e standarteve, ishte gjithashtu e nevojshme të sistemohen periudhat e krahasimit dhe data e raportimit.

Në tre-mujorin e parë të 2018 Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 399 milion euro.

“Ne patëm një fillim të mirë këtë vit. Arritëm të rrisnim rezultatet operative krahasuar me një vit më parë dhe të shpërndanim provigjionet për humbjet nga zhvlersimi.”- tha Juhann Strobl, CEO i RBI-së.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2018, të ardhurat neto nga interesi u rritën 4 përqind ose 32 milion euro në 829 milion euro nga viti në vit. Rritja erdhi si rezultat i përmirësimit me 5 pikë ne marzhin e interesit neto në 2.49 përqind dhe 1 përqind rritje në interesin e aktiveve të grupit si pasojë e rritjes në kreditë me afat të shkurtër. Shpenzimet e përgjithshme administrative treguan një rënie të lehtë prej 5 milion euro nga viti në vit në 740 milion euro. Raporti kosto/interes u përmirësua me 2.1pikë në përqindje në 57.3 përqind.

 

Shpërndarja neto prej 83 milion euro

Pati një shpërndarje neto prej 83 milion euro në humbjet nga zhvlersimi i aktiveve financiare në periudhën e raportimit krahasuar me alokimin neto prej 82 milion euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky zhvillim pozitiv u nxit nga një mjedis i mirë makroekonomik në lidhje me hyrjet dhe rikuperimit të suksesshëm me një total prej 135 milion euro.

Në fund të muajit mars 2018, raporti i NPL ishte 5.4 përqind, 0.3 pikë perqindje më ulët se në fillim të vitit.

Mbulimi i raportit NPL ishte 69.7 përqind pas 67.0 përqind në fund të vitit.

 

Raporti total i kapitalit (plotësisht i ngarkuar) në 17.2 përqind

Duke marrë në konsideratë skadencën e provigjioneve të përkohëshme, raporti i përbashkët i kapitalit ishte 12.2 përqind, raporti 1 i nivelit ishte 13.8 përqind dhe raporti total i kapitalit ishte 17.2 përqind. Duke marrë në konsideratë të ardhurat neto për tre-mujorin e parë të 2018, raporti i kapitalit ishte 0.6 pikë përqindje më lartë në këtë rast.

 

Krahasimi tre-mujor

Interesi i të ardhurave neto u rrit lehtë – me 1 përqind ose 11 milion euro në 829 milion euro. Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare u kthye nga minus 121 milion euro në tre-mujorin e kaluar në plus 83 milion euro në tre-mujorin e parë të 2018. Fitimi i konsoliduar u përmirësua nga 193 milion euro në 399 milion euro, kryesisht si rezultat i zhvillimit pozitiv të riskut.

 

Perspektiva

“Ne kemi besim te ky vit financiar dhe kemi plane ambicioze për të. Ne do të vazhdojmë të drejtojmë projektet tona dixhitale dhe të përmirësojmë më tej efiçensën e RBI-së” tha Z.Strobl.

RBI do të vazhdoj rritjen e kredisë me një rritje mesatare vjetore të interesave.

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare (kostot e riskut) në 2018 pritet të jenë rreth niveleve të 2017. RBI parashikon që raporti kredive të këqija do të reduktohet më tej në periudhën afatmesme.

Banka synon të arrijë një raport kosto / të ardhurash nën 55 përqind në afat-mesëm.

RBI synon një kthim të konsoliduar të kapitalit prej rreth 11 përqind në periudhën afatmesme.

Banka synon një raport të CET1 (përfundimtar) prej rreth 13 përqind pas dividendit në periudhën afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë midis 20 dhe 50 përqind (raporti i pagimit të dividentëve) të fitimit të konsoliduar.

Objektivat në këtë pikëpamje përfshijnë ndikimin nga SNRF 9 dhe FINREP; shitja e sistemit qendror bankar në Poloni nuk është reflektuar.

****

Ju mund të aksesoni versionin online të raportit tre-mujor në linkun: http://qr012018.rbinternational.com. Version Gjerman është i disponueshëm në linkun http://zb012018.rbinternational.com

*****

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.
Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.


Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
http://www.rbinternational.com