RBI raporton një fitim të konsoliduar prej 910 milion Euro gjatë 9 muajve të parë të 2017


14.11.2017

Viena,
  • Te ardhurat neto nga interesi rriten me 2.2 përqind nga viti në vit në 2,391 milion Euro (pro forma e 1-9/2016: 2,340 milion Euro)
  • Shpenzimet operative rriten me 4 përqind në 3,889 milion Euro ( pro forma e 1-9/2016: 3,737 milion Euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative të qëndrueshme në 2,291 milion Euro ( pro forma e 1-9/2016: 2,294 milion Euro)
  • Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ulen 68.1 përqind në 160 milion Euro (pro forma e 1-9/2016: 501 milion Euro)
  • Fitimi përpara tatimit rritet 66.6 përqind në 1,301 milion Euro (pro forma 1-9/2016: 781 milion Euro)
  • Fitimi mbas tatimi rritet 93.2 përqind në 1,012 milion Euro (pro forma e 1-9/2016: 524 milion Euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet 109.9 përqind në 910 milion Euro ( pro forma e 1-9/2016: 433 milion Euro)
  • Raporti i kredive me probleme ulet me 2 pikë përqindje në 6.7  pike përqind krahasuar me fundin e vitit 2016(pro forma)
  • Raporti CET 1 (përkohëshëm) i qëndrueshëm në 12.7 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)
  • Raporti CET 1 (përfundimtar) rritet 0.1 pikë përqindje në 12.5 përqind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)
Te gjitha shifrat janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
 
"Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet për nëntë muajt e parë. Ne kemi rritur lehtësisht  interesin nga të ardhurat neto dhe ndjeshëm  nga të ardhurat neto nga komisioni, dhe ne kemi mbajtur shpenzimet e përgjithshme administrative të qëndrueshme  nga viti në vit, "tha Drejtor i Përgjithshëm i RBI-së  Johann Strobl.
 
Grupi i kryesuar nga Raiffeisen Bank International AG (RBI) raportoi fitimin para tatimit prej 1,301 milionë Euro për nëntë muajt e parë të vitit 2017, një rritje prej 66.6 përqind ose 520 milionë Euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ranë ndjeshëm nga viti në vit, dhe biznesi operativ tregoi gjithashtu një zhvillim pozitiv: Të ardhurat operative u rritën me 4 përqind nga viti në vit, ose 151 milionë Euro deri në 3,889 milionë Euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme administrative mbeten të qëndrueshme. Fitimi pas tatimit u rrit me 93.2 përqind nga viti në vit në 1.012 milionë Euro. Fitimi i konsoliduar për periudhën raportuese ishte 910 milionë Euro, që korrespondon me një rritje prej 109.9 përqind ose 476 milionë Euro.
 
"Rritja e madhe ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore reflektohet në të gjitha segmentet tona. Ne raportojmë fitime në të gjitha tregjet tona ", tha Strobl.
                                                                   
Të ardhurat neto nga interesi u rritën lehtësisht
 
Në nëntë muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat neto nga interesi u rritën me 2 përqind nga viti në vit, ose 52 milionë Euro, në 2,391 milionë Euro. Kjo i atribuohet kryesisht një rritjeje të monedhës prej 62 milionë Eurosh në të ardhurat neto nga interesat në Rusi, ndërsa rënie të vogla u rregjistruan në tregjet e tjera për shkak të normave të ulëta të interesit.
 
Shpenzimet e përgjithshme administrative të qëndrueshme
 
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e përgjithshme administrative ranë nga 3 milionë në 2,291 milionë Euro. Shpenzimet e stafit ranë me 4 milionë Euro nga viti në vit në 1,145 milionë Euro.
 
Raporti kosto / të ardhura u përmirësua 2.5 pikë përqindjeje në 58.9 përqind, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta operacionale.
 
Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija poshtë me 68 përqind
 
Provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ranë 68 përqind, ose 341 milionë Euro, nga viti në vit në 160 milionë Euro.
Krahasuar me fundin e vitit 2016, raporti i NPL u përmirësua 2.0 pikë përqindjeje në 6.7 përqind. Kreditë me probleme krahasuar me provigjonet  neto për humbjet nga kreditë prej 3,778 milionë Euro, duke rezultuar në një raport mbulueshmërie të NPL prej 69.4 përqind, në krahasim me 75.2 përqind në fund të vitit 2016
"Ne kemi bërë përparime shumë të mira në lidhje me uljen e kredive me probleme dhe tashmë kemi tejkaluar objektivat tona për vitin e plotë në këtë drejtim", tha Strobl.
Bazuar në riskun total, raporti CET 1 (përkohëshëm) ishte 12.7 përqind dhe raporti CET i (përfundimtar) ishte 18 përqind.
 
 
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.
Në total, afërsisht 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni: Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ,ose Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com) http://www.rbinternational.com