The Banker shpall RBI “Banka e Vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore”


30.11.2018

Viene,

  • Revista Financial Times nderoi RBI për herë të njëmbëdhjetë me këtë çmim.
  • RBI dhe filialet e saj fituan çmimin "Banka e Vitit" për Austrinë, Bullgarinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) është emëruar "Banka e Vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore" për herë të njëmbëdhjetë nga The Banker. Përveç kësaj, RBI mori çmimin "Banka e vitit 2018" për Austrinë si dhe për rrjetin e RBI në Bullgari, Sllovaki dhe Ukrainë për vendet përkatëse. Revista e njohur e Financial Times prezantoi çmimet me CFO të RBI Martin Grull në një ceremoni gala në Londër më 29 nëntor.

"RBI është ristrukturuar dhe modernizuar rishtazi, duke u fokusuar te detyra e saj kryesore; konsumatori. Një matës i suksesit në adresimin e kësaj detyre, është dhe cmimi Banka e vitit për 2018 në katër vende të rajonit [të Evropës Qendrore dhe Lindore] - Austria, Bullgaria, Sllovakia dhe Ukraina ", shpjegoi përse RBI u zgjodh si fitues për rajonin The Banker në botimin e dhjetorit, duke shtuar si arsye te tjera kapitalizimin dhe efikasitetin e përmirësuar,zvogelimin e kompleksitetit, fokusin e theksuar në Evropën Qendrore dhe Lindore, rentabilitetin më të lartë, uljen e kostove të riskut dhe një numër të përparimeve teknologjike.