Depozitoni para pranë ATM-ve tona!

Se fundmi, nepermjet ATM-ve te Raiffeisen Bank, Ju mund te kryeni edhe depozitime parash pervec terheqjeve qe keni kryer deri tani.

Per te kryer keto depozitime ne ATM-te e Raiffeisen Bank, ju duhet te keni nje produkt karte debiti ose karte krediti nga Raiffeisen Bank.

Llojet e Depozitimeve

Ne ATM-te e Raiffeisen Bank, qe ofrojne funksionin e depozitimit te parave, Ju mund te kryeni 2 lloje depozitimesh:

1. Depozitim parash nepermjet kartes suaj te debitit Visa electron te leshuar nga Raiffeisen Bank:

  • Mbajini parate tuaja ne nje vend te sigurt ne vend qe ti mbani cash,
  • Ju mund te depozitioni para ne llogarine tuaj rrjedhese te kartes se debitit ne menyre qe te kryeni pagesa te planifikuara ne dyqane ose pagesa online ose per te kryer pagesa te ndryshme nepermjet llogarise tuaj rrjedhese,
  • Ju mund te kryeni depozitime ne llogarine tuaj rrjedhese ne cdo moment ne menyre qe te keni fondet e nevojshme per te kryer pagesat e kesteve te kredise.

2. Depozitim parash ne llogarine e kartes se kreditit MasterCard nga Raiffeisen Bank

  • Ju mund te kryeni depozitim fondesh ne llogarine e kartes suaj te kreditit 24/7 – ne kohen me te pershtatshme per ju madje edhe pas orarit zyrtar te bankes.
  • Per shlyerjen ne kohe te detyrimeve te kartes tuaj, eshte e nevojshme qe te depozitoni sasine e parave ne ATM jo me vone se ora 19:00 e dates se fundit te pageses, kjo vetem nese nuk keni gjendje te mjaftueshme ne llogarine rrjedhese nga ku detyrimet shlyhen automatikisht nga banka nepermjet procesit Direct Debit brenda ores 16:00.
  • Cdo depozitim fondesh ne ATM qe mund te kryeni me karten tuaj te kreditit behet i disponueshem menjehere per perdorim dhe ju mund te kryeni pagesa te planifikuara ne dyqane, pagesa online, etj.

Shenim: Shlyerja e detyrimit minimal (5 %) apo maksimal (100 %) te kartes se kreditit nepermjet Direct Debit te autorizuar nga banka, vepron ne menyre te pavaruar nga depozitimet e klientit ne ATM. Procesi i Direct debit vepron automatikisht sipas datave te paracaktuara nese klienti ka fonde ne llogari edhe nese klienti ka kryer depozitim parash ne ATM para ekzekutimit te ketij procesi.

Te gjitha levizjet kreditore ne favor te llogarise se kartes se kreditit gjate muajit perkates, reflektohen ne fund te ciklit mujor, duket ulur detyrimin dhe interesat respektive te aplikuara.

Kur eshte e disponueshme sasia e parave te depozituara ne ATM?

  • Nese depozitimi ne ATM kryhet ne llogari me karten e debitit ose te kreditit, sasia e depozituar eshte e disponueshme menjehere. Ne kete rast nuk ka rendesi ora e depozitimit, jashte apo brenda orarit zyrtar, diten apo naten, dite pune apo pushimi.

Çfare hapash duhet te ndjek per te kryer depozitimin ne ATM?

Mjafton te vendosni karten tuaj te debitit/kreditit ne ATM dhe te vendosni kodin PIN ne menyre qe te identifikoheni, pastaj duke ndjekur udhezimet ne ekranin e ATM-se, ju mund te kryeni depozitimin e shumes se kerkuar.

Per te kryer depozitime cash ne ATM-te e Raiffeisen Bank me karten e debitit Visa Electron ose me karten e kreditit duhet te respektohet monedha e llogarise me te cilen eshte lidhur karta.

Kartat ne monedhen Lek pranojne depozitime vetem ne monedhen Lek, ndersa kartat ne monedhen EUR pranojne depozitime vetem ne EUR.

Kartemonedhat e pranuara per te depozituar prane ATM-ve te Raiffeisen Bank

Ju mund te depozitoni ne dy monedha prane ATM-ve te Raiffeisen Bank, Leke dhe Euro. Nepermjet logove te dukshme, Ju mund te dalloni monedhen ne te cilen ofron transaksione cdo ATM e Raiffeisen Bank.

Kartemonedhat qe pranohen ne ATM / leke jane:  500 leke, 1.000 Leke, 2.000 Leke dhe 5.000 Leke

Kartemonedhat qe pranohen ne ATM/ Euro jane:  5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.

Kartemonedhat duhet te vendosen ne pozicionin gjatesor horizontal, se bashku  dhe pa qene e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartemonedhave per nje depozitim eshte 90.

Kujdesuni qe te depozitoni kartemonedha te rregullta dhe te pa demtuara.

Çdo kartemonedhe e falsifikuar do te mbahet nga ATM, mesazhi perkates shfaqet ne ekranin e ATM-se. Kartemonedhat e dyshuara si te falsifikuara mbahen nga ATM per investigime te metejshme.