Krijimi i familjes dhe planifikimi për një të ardhme sa më të mirë shoqërohen me një tërësi pyetjesh dhe pasigurish. Megjithatë një gjë është e sigurtë : çdo ngjarje e re apo ndryshim do të prekë në mënyrë të konsiderueshme buxhetin tuaj.

  • Ne i përshtatemi ndryshimeve në jetën tuaj!

Po planifikoni martesën tuaj?

… por financiarisht duket shumë e vështirë të realizoni ceremoninë e ëndrrave tuaja?

Kredia personale mund të jetë një mjet financimi që ju ndihmon në plotësimin e dëshirës tuaj

Dëshironi të blini shtëpinë tuaj?

Vendimi për të blerë shtëpi është një hap shumë i rëndësishëm. Ky është një investim që do të ndikojë për shumë vite buxhetin tuaj, prandaj edhe kërkon një planifikim të kujdesshëm.

  • Kredia për shtëpi mund t’u ndihmojë në realizimin e objektivave për blerjen e shtëpisë tuaj.Stafi ynë profesional ju mbështet për zgjedhjen e alternativës më të përshtatshme: vlerësimi i shumës që mund të merrni hua, këstet mujore që mund të përballoni, afatin e kredisë, etj.

Pushime me familjen?

Mos hiqni dorë nga pushimet tuaja. Mjafton një planifikim i detajuar dhe mbështetja jonë.

Ne ju këshillojmë:

  • Kursimet në baza të rregullta mujore ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja lehtësisht. Sa më shpejt të vendosni për të kursyer, aq më të vlefshme do të jenë ato për jetën tuaj!
  • Karta e Kreditit gjithashtu është një mjet i sigurt që ju ndihmon të kryeni pagesa dhe blerje në të gjithë botën pa qenë e nevojshme të perdorni para cash. Ju do të ndiheni të sigurtë në udhëtimet tuaja kudo që ndodheni.

Është koha për të menduar edhe për të ardhmen... Bëj lëvizjen e duhur sot!

Çelësi për një ekuilibër financiar gjatë pensionit është të mendosh në kohën e duhur.

Edhe pse dalja në pension mund të jetë disa dekada larg, nuk është shpejt të fillosh që sot!

Nëpërmjet Fondit Privat të Pensionit në Bankën Raiffeisen ju mund të kurseni rregullisht çdo muaj fondet tuaja të cilat ne do ti investojme për ju.