Raiffeisen Chatbot Asistent

KUSHTET E PERGJITHSHME TE PUNES PER APLIKACIONIN CHATBOT

 

  1. HYRJE

Keto kushte te pergjithshme rregullojne te drejtat, detyrimet dhe rregullat e perdorimit te aplikacionit ChatBot, te cilin banka ia ofron çdo Klienti qe mban te pakten nje llogari aktive me Raiffeisen Bank.

Perkufizime:

Termat e veçante te perdorur ne keto Terma dhe Kushte te Pergjithshme kane kuptimin si me poshte vijon:

“ChatBot” eshte platforma e sherbimit elektronik qe garanton akses ne llogarite rrjedhese si dhe ne ate te kartes se kreditit te Klientit nepermjet rrjeteve sociale Facebook/Messenger dhe Viber.  Sherbimet e ofruara me ane te ChatBot perfshijne si vijon: i) informacion ne lidhje me gjendjen e llogarise, ii) informacion ne lidhje me balancen e kartes se kreditit, iii) informacion lidhur me detyrimin minimal mujor te kartes se kreditit si edhe çfaredo sherbimi tjeter qe Raiffeisen Bank mund te vendose te ofroje kohe pas kohe me ane te ketij aplikacioni.

“Klient” i referohet çdo klienti te Raiffiesen Bank sh.a i cili ka te pakten nje llogari aktive me Banken dhe ka kryer regjistrimin per te perfituar sherbimin ChatBot.

“Pajisja e Klientit” nenkupton te gjitha aparaturat dhe pajisjet e pershtatshme, programet kompjuterike software (duke perfshire te gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke perfshire kanalet publike te komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular.

“Elementet e sigurise nenkupton fjalekalimin njeperdorimesh nepermjet mesazhit SMS OTP, kombinuar me elementet e sigurise qe ofron pajisja ne perdorim, psh: username / password, device lock, etj.

 “SMS OTP” (Fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh) nenkupton numrin e fshehte njeperdorimesh qe i shfaqet Klientit ne numrin e regjistruar te celularit, per te cilin Banka prezumon se ka akses dhe dijeni vetem Klienti. Fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP do te perdoret per te identifikuar Klientin gjate proçesit te regjistrimit.

  1. DISPOZITAT E PERGJITHSHME
    1. Sherbimi bankar ChatBot mund te perdoret nga çdo Klient i cili ka te hapur nje llogari aktive me banken Raiffeisen Bank Sh.a.
    2. Me pranimin e ketyre kushteve te punes, Klienti deklaron se Banka e ka pajisur ate me te gjithe informacionin e duhur referuar ketij aplikacioni.
    3. Nepermjet aplikacionit ChatBot ofrohet nje game e caktuar sherbimesh per te cilat Banka gezon te drejten per t’i ndryshuar ato ne çdo kohe pa ndonje miratim specifik paraprak nga ana e Klientit. Çdo ndryshim apo shtojce e bere ne kete sherbim do t’i komunikohen Klientit nepermjet postes elektronike, SMS, publikimit ne faqen zyrtare te Bankes dhe nepermjet vete aplikacionit ose postes direkte, sipas diskrecionit te vete Bankes.
    4. Banka nuk do te konsiderohet pergjegjese per ndonje dem te mundshem qe rezulton ose ka te beje me gabimet ne transaksion, defektet teknike te çfaredo lloji apo natyre, nderprerjet e linjes, papajtueshmerite me lehtesirat e sanksionuara dhe te administruara nga te tretet, duke perfshire por pa u kufizuar ne to operatoret e sherbimeve celulare apo / dhe furnizuesit private te rrjetit. Klienti do te mbaje vete pergjegjesine referuar rrezikut te defekteve ne pajisjet fizike hardware ose programet kompjuterike software te vete Klientit apo dhe nga keqperdorimi i elementeve identifikues.
  2. REGJISTRIMI NE PLATFORMEN CHATBOT
    1. Klienti mund te filloje procesin e regjistrimit ne kete kanal komunikimi elektronik nepermjet sherbimit te internetit online. Per kete qellim, Klienti duhet te plotesoje te dhenat / informacionin e kerkuar dhe te sigurohet se keto te dhena / informacione perputhen me ato qe ka te regjistruara ne Banke. Ne rast mosperputhjeje te ndonje prej ketyre te dhenave / informacioneve, procesi i regjistrimit online nuk do te perfundoje dhe Klienti duhet te paraqitet ne Degen e Bankes per te perditesuar te dhenat e tij personale me qellim qe te regjistrohet korrektesisht ne kete sherbim.
  3. PERDORIMI I SIGURTE I CHATBOT
    1. Si fillim, Klientit do t’i kerkohet te vendose te dhenat e tij te deklaruara ne Banke, numri i telefonit si edhe 4 (kater) shifrat e fundit te numrit personal (SSN). Ne rast se keto te dhena perputhen me ato qe Klienti ka te regjistruara ne sistemin e Bankes, kjo e fundit do t’i dergoje Klientit nje SMS OTP (Fjalekalimin njeperdorimesh te derguar me mesazh) si element identifikimi gjate regjistrimit. Fjalekalimi njeperdorimesh nepermjet mesazhit SMS OTP do te dergohet ne numrin e telefonit celular qe Klienti ka te deklaruar prane Bankes.
    2. Ne rast se informacioni i vendosur nga Klienti nuk perputhet me te dhenat e regjistruara ne Banke, Klientit do t’i refuzohet kerkesa per regjistrim dhe do te udhezohet te paraqitet ne nje prej degeve te bankes ne menyre qe te perditesoje te dhenat e tij personale.
    3. Pasi fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP shkruhet ne menyre te pasakte 2 (dy) here rradhazi, Klientit do i kerkohet te filloje serish procesin e hyrjes.
    4. Klienti mban pergjegjesi per numrin e celularit qe ka deklaruar ne Banke. Ky numer do te perdoret per te derguar me mesazh fjalekalimin njeperdorimesh SMS OTP, i cili perdoret si element sigurie per proçesin e regjistrimit.
    5. Klienti i pranon elementet e sigurise (Fjalekalimi njeperdorimesh i derguar me mesazh SMS OTP) si nje prove ekskluzive e identitetit te tij gjate perdorimit te sherbimit te ChatBot, pa pasur te drejten qe t’i mohoje ato ne te ardhmen. Me perdorimin e elementeve te sigurise, mundesia e perfaqesimit te rreme nuk ekziston, çka nenkupton se eshte garantuar autentifikimi i besueshem i Klientit.
    6. Çfaredo apo te gjitha demet e mundshme financiare, humbja e reputacionit apo emrit te mire si rezultat i veprimeve mashtruese dhe / ose sjelljes neglizhente te Klientit gjate kryerjes se sherbimit dixhital bankar, do te perballohen ekskluzivisht dhe vetem nga ky i fundit. Ne kete aspekt, Klienti kupton se kjo pergjegjesi nuk do te kufizohet as ne ato raste kur elementet e sigurise i jane bere me dije te treteve per shkak se Klienti deshton ne ruajtjen e elementeve te caktuar te sigurise sipas udhezimeve te meposhtme te Bankes:
      1. Klienti duhet te ndermarre hapa te arsyeshem per te ruajtur sigurine e elementeve te sigurise dhe fshehtesine e fjalekalimeve / device locksi dhe per te perdour sherbimin ne nje menyre te sigurte me qellim parandalimin e mashtrimit ose abuzimit. Veçanerisht, Klienti duhet te marre te gjitha masat parandaluese te nevojshme, duke perfshire, por jo domosdoshmerisht duke u kufizuar ne to.
      2. Gjate perdorimit te aplikacionit te ChatBot klienti duhet te sigurohet qe nuk vendos te dhena sensitive ne platforme, pertej informacionit qe kerkohet per çdo funksionalitet. Shembuj te informacionit sensitive: numri i kartes se kreditit, numri i llogarise, numri personal i identifikimit, etj.
      3. Te mos ia perhape te dhenat personale te tilla si: informacioni mbi leternjoftimin ose pasaporten, adresat ose llogarite bankare asnje personi i cili nuk e provon identitetin e tij ose ndonje faqeje interneti te dyshimte.
      4. Te mos lejoje askend te perdore aplikacionin personal (Facebook/Messenger / Viber) me ane te te cilit klienti akseson Chatbot. Ne rast dyshimi te komprometimit te aplikacionit personal mes te cilit perdoret ChatBot, Klienti duhet te kontaktoje menjehere Banken per bllokimin e ketij sherbimi, ne adresen e dhene ne Nenin 6.2 si me poshte.
      5. Te mos shkruaje ose regjistroje fjalekalimin (p.sh te adreses se Facebook) pa e mbuluar me pare ate.
      6. Te mos lere elementet e sigurise pa mbikeqyrje. Per fjalekalimin njeperdorimesh te derguar me mesazh SMS OTP pajisjet e perdorura jane perkatesisht aparatet celulare ne te cilin eshte aktivizuar numri i celularit te deklaruar ne Banke.
  4. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E BANKES
    1. Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje çrregullim ose nderprerje te rrjetit te telekomunikacionit dhe per pasoje nderprerjes se perkoheshme qe mund te shkaktohet ne aplikacion. Banka ka te drejten te mirembaje rregullisht aplikacionin dhe Klienti do te njoftohet paraprakisht per daten dhe oren e mirembjatjes nga ana e Bankes. Gjate mirembajtjes se zakonshme, platforma do te jete e pamundur per tu aksesuar nga Klienti.
    2. Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje dem ose humbje financiare te drejteperdrejte apo te terthorte qe peson Klienti si pasoje e papajtueshmerise apo shkeljes se ndonje prej dispozitave te ketyre kushteve te punes nga ana e Klientit.
    3. Banka gezon te drejten per te refuzuar kerkesen e Klientit per kontraktimin e sherbimeve bankare dixhitale ose te heqe kete sherbim ne çdo kohe, nese Klienti nuk vepron ose ka vepruar ne pajtim me dispozitat Bankare ose ato rregullatore.
    4. Banka gezon te drejten per te zgjidhur ne menyre te njeanshme kete sherbim te ofruar ne rastet si me poshte vijon:
  • Kur Klienti nuk i zbaton keto terma dhe kushte si dhe udhezimet e Bankes siç mund t’i kete komunikuar Banka here pas here.
  • Ne rast te mbylljes se te gjitha llogarive bankare te Klientit.
    1. Pavaresisht sa me siper evidentuar, Banka gezon te drejten te bllokoje menjehere perdorimin e sherbimit ne rast te dyshimit te arsyeshem se kredencialet e Klientit, ose ne rast te njoftimit te hyrjes se paautorizuar ne llogarine e sherbimit bankar dixhital te Klientit.
    2. Banka detyrohet te pezulloje perkohesisht ose te mbylle sherbimin, nese Klienti paraqet nje kerkese per kete qellim.
  1. ASISTENCA NDAJ KLIENTIT / PRETENDIMET
    1. Klienti duhet te raportoje çdo çeshtje qe ka te beje me mosfunksionimin e ketij sherbimi menjehere pas konstatimit te mosfunksionimit ne rastin konkret. Raportimi duhet te paraqitet ne nepermjet postes elektronike te sanksionuar ne nenin 6.2. Banka eshte e detyruar te pergjigjet dhe te zgjidhe çeshtjen brenda nje kohe te arsyeshme dhe gjithashtu, te informoje Klientin per rastin e zgjidhur ne fjale.

Sherbimi ndaj Klientit

  1. Ne rast se Klientit i lind nevoja per asistence ose ndihme gjate perdorimit te ChatBot, ai mund ta kontaktoje Banken me ane te nje prej menyrave te meposhtme:
  1. Duke derguar nje email ne adresen e postes elektronike prane: [email protected]
  2. Duke telefonuar ne numrin e bankes: +355 4 2381381
  1. MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

Banka e konsideron mbrojtjen e privatesise dhe te te dhenave tuaja personale si çeshtje shume te rendesishme dhe eshte e perkushtuar te zbatoje kuadrin ligjor ne mbrojtje dhe respektim te tyre, ashtu siç edhe percaktohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Ligji Nr. 9887 date 10.03.2008 'Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale', i ndryshuar si dhe aktet e tjera nenligjore ne zbatim te tyre. Termat e meposhtem ju informojne se si administrohen te dhenat tuaja personale qe mblidhen e perpunohen permes Aplikacionit.

Te dhena personale qe perpunohen nga Aplikacioni

Aplikacioni mbledh dhe perpunon te dhenat personale te perdoruesve, te cilet aksesojne aplikacionin dhe nderveprojne me banken nepermjet tij, informacion qe perfshin emer mbiemer ose emri i profilit ne rrjetet sociale, si dhe vendndodhjen e perdoruesit ne rastin kur ky i fundit zgjedh qe te beje te ditur vendndodhjen e tij. Banka i mbledh keto te dhena per te mundesuar nje sherbim sa me te mire dhe nje eksperience me te kenaqshme ne aplikacion. Perdoruesit e ketij aplikacioni jane pergjegjes personalisht per te gjitha te dhenat e vetedeklaruara dhe te dorezuara nga ana e tyre. Gjate perdorimit te aplikacionit, Banka, nuk mban pergjegjesi per saktesine, vertetesine, ligjshmerine apo pershtatshmerine e çdo te dhene apo informacioni te publikuar dhe te dorezuar nga perdoruesit permes ketij Aplikacioni. Gjithashtu, perdoruesit mbajne pergjegjesi personalisht per saktesine, vertetesine, pershtatshmerine dhe ligjshmerine e te gjitha informacioneve apo publikimet, nese ato qe mund te konsiderohen si shpifje, abuzive, kercenuese, te demshme apo te pahijshme.

Perpunimi i te dhenave dhe perhapja e tyre

Parimet e perpunimit te te dhenave a) Te dhenat perdoren gjithmone ne perputhje me legjislacionin ne fuqi; b) Perpunimi behet per qellime specifike, te percaktuara qarte dhe legjitime; c) Ne rastet kur paraqitet e nevojshme, te dhenat do te perditesohen duke ndermarre çdo hap te arsyeshem per te fshire apo korrigjuar te dhena te pasakta apo te paplota, ne lidhje me qellimin per te cilin jane mbledhur apo per te cilin perpunohen me tej; d) Perpunimi behet ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme.

Ruajtja e te dhenave, korrigjimi dhe fshirja e tyre

Te dhenat personale do te ruhen ne menyre te sigurte ne aplikacion, per aq kohe sa eshte e nevojshme sipas qellimit kryesor te mbledhjes se tyre, e me pas do te fshihen. Çdo subjekt i te dhenave ka te drejte te kerkoje bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave pa pagese, kur vihet ne dijeni se te dhenat rreth tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e kuadrit ligjor per mbrojtjen e te dhenave personale. Banka, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses se subjektit te te dhenave, do ju informoje per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo te fshirjes. Ne rast te shkeljes te proçedurave me lart, ju keni te drejten t'i drejtoheni Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale.

Perhapja e te dhenave personale te te tretet

Duke dorezuar te dhena permes Aplikacionit dhe duke dhene pelqimin per identifikimin tuaj gjate aplikimit online, ju jepni automatikisht pelqimin per shqyrtimin e te dhenave te dorezuara.

Te dhenat tuaja do te transferohen prane SAGA d.o.o. Beograd, regjistruar ne Republiken e Serbise, me adrese ne “Zorana Djindjica Boulevard no.64a Novi Beograd” ne cilesine e subjektit te kontraktuar nga Banka per krijimin dhe mirembajtjen e aplikacionit.

Perdorimi i te dhenave te dorezuara permes formulareve per analiza statistikore apo cilesore

Te dhenat tuaja personale qe mblidhen nepermjet ketij aplikimi, perpunohen vetem per qellimin qe ato mblidhen dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor dhe kete deklarate te privatesise. Te dhenat personale, si dhe te dhenat plotesuese, ndihmojne Banken qe te zhvilloje analiza per permiresimin e sherbimeve te saj, qofte ato statistikore apo cilesore. Ne çdo rast, kur informacione te bazuara ne te dhenat e marra nga ky aplikacion do te perdoren per analiza statistikore apo cilesore, te dhenat e publikuara apo te perdorura nuk do te mundesojne identifikimin tuaj.

Aksesi ne informacionin tuaj

Ne zbatim te kuadrit ligjor ne fuqi ju keni te drejten te kerkoni informacion mbi te dhenat tuaja personale qe perpunohen nga Banka dhe ne do t'ju pergjigjemi brenda nje afati 30 ditor. Kerkesa nevojitet te dergohet me shkrim ne adresen:                    

Raiffeisen Bank Sh.a 

Bul."Bajram Curri”, ETC kati 6, Tirane, Shqiperi

Personi Pergjegjes per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Apo te dergoni e-mail ne adresen tone elektronike: [email protected]

  1. JURIDIKSIONI

Keto Kushte pune do te rregullohen nga legjislacioni shqiptar. Perveçse kur parashikohet ndryshe, do te zbatohen Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te Raiffeisen Bank Sh.a. Çdo mosmarreveshje qe do te linde mes paleve ne lidhje me kete Marreveshje, palet bien dakord ta zgjidhin me mirekuptim mes tyre dhe ne rast se nuk e zgjidhin me mirekuptim, do t’i drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane si organi kompetent per zgjidhjen perfundimtare te konfliktit te lindur.