Paketat e Pagave: Ne ju ftojmë të rrisni vlerën e paketës tuaj!

Zgjedhja e bankës së duhur për të marrë pagën tuaj është një vendim shumë i rëndësishëm pasi Banka ku ju merrni pagën është partneri dhe keshilltari juaj financiar i besuar.

Zgjidhni Raiffeisen për të kaluar pagën tuaj, sepse do ti jepni fuqi marrëdhënies sonë.

Ju do të mund të përfitoni shërbimin më cilësor vetëm duke zgjedhur më të mirët dhe që përmbushin kërkesat tuaja më të rëndësishme:

  • Shpejtësi dhe besueshmëri në kreditimin e pagës tuaj
  • Ju mund të tërhiqni pagën nga llogaria juaj shpejt, në çdo kohë dhe pa komision
  • Ju njoftoheni në telefonin celular për kreditimin e pagës në llogarinë tuaj

Përfitimet tuaja

Si klientë të rëndësishëm për bankën tonë, ju do të përfitoni kushte edhe më preferenciale për shumë nga  produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë:

  • Limite edhe më të larta për Kartën e Debitit
  • Limit qarkullues më të lartë (Overdraft dhe Kartë Krediti)
  • Norma dhe kushte preferenciale për produktet e kredisë dhe Kartën e Kreditit
  • Norma dhe kushte preferenciale për Qeranë Financiare për makina

Informacion i detajuar për paketat

Paga [email protected] është paketa e përshtatur për grupin e të rinjve që marrin pagën në Bankën Raiffeisen dhe janë të apasionuar pas shërbimeve moderne bankare dhe teknologjisë

Paga Progres është paketa e përshtatur për Familjen e Re, individë të cilët marrin pagën në Raiffeisen Bank dhe ndodhen në një fazë të jetës kur shpenzimet familjare rriten dhe realizimi i objektivave ka nevojë për mbështetje financiare dhe këshillim

Paga Solid është paketa e përshtatur për Familjen e Konsoliduar, individë të cilët marrin pagën në Raiffeisen Bank dhe ndodhen në një faze të jetës kur shpenzimet e jetesës ulen, pjesa më e madhe e detyrimeve është paguar dhe fokusi kryesor janë kursimet për daljen në pension

Për më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve të paketave tona referojuni Tarifa dhe Kushte Paketat Individë