Aplikacioni i vetëm që ofron mundësinë e të bërit pazar në dyqan nëpërmjet telefonit. Skanoni (barcode) të produkteve në dyqan dhe paguani me një klik.

Shmang pritjet në radhë

Thuaj lamtumirë blerjeve me para

Akses në çdo kohë në faturat tuaja digjitale

Informohu në kohë për ofertat në dyqan

Krijo listën tënde të blerjeve nga shtëpia

 

Shkarko dhe përdore falas

AppStore

 

 

 

Ku e gjej Scan&Go?

 

Blini me Scan&Go në dyqanet e INTERSPAR TEG & QTU

 

Si mund ta përdor Scan&Go?

 

Mjafton të kesh një llogari rrjedhëse në Lek ose Euro pranë bankës Raiffeisen.

Një telefon Android ose iOS, dhe dëshirën për të mos pritur në radhë! 

 

<

Pyetjet më të shpeshta

+

Të gjithë Individët që kanë një llogari rrjedhëse në bankën Raiffeisen dhe që zotërojnë telefona celularë Android (versioni 7.0+) ose iOS (versioni 13.1+).

+

Në INTERSPAR TEG dhe QTU.

+

Sigurohuni që të keni me vete mjetin e identifikimit gjatë regjistrimit në aplikacion. Pasi të vendosni të dhënat tuaja, banka do t’ju dërgojë kodin njëpërdorimësh (OTP) në adresën e-mail. Hyni në aplikacion duke vendosur adresën e-mail dhe fjalëkalimin që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit. Pas hyrjes së parë në aplikacion nëpërmjet e-mail dhe fjalëkalim, ju mund të aktivizoni hyrjen duke përdorur të dhënat tuaja biometrike.

+

Ju mund të hyni në aplikacion duke vendosur adresën e-mail dhe fjalëkalimin që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit; ose duke përdorur të dhënat tuaja biometrike.

+

Pasi të keni hyre në aplikacion, ju mund të skanoni duke klikuar butonin ‘Fillo skano’, ose ikonën ‘Skano’ në fund të faqes kryesore. Sigurohuni që të poziciononi kamerën e celularit tuaj perballë barkodit të produktit.

+

Në menunë ‘Mjetet e pagesës’, aplikacioni do t’ju listojë të gjitha llogarite rrjëdhese (në Lek dhe Euro) që keni në bankë. Mjafton të zgjidhni llogarinë nëpërmjet të cilës dëshironi të kryeni blerjet.

+

Patjetër që po; në menunë ‘Mjetet e pagesës’, zgjidhni llogarinë nëpërmjet së cilës dëshironi të kryeni blerjet.

+

Ju mund të shtoni në shportë deri në 20 artikuj për cdo blerje. Limiti ditor për blerjet e kryera nëpërmjet Scan&Go është 35,000.00 Lek; ose ekuivalenti në valutë sipas kursit të këmbimit të publikuar nga banka, nëse keni zgjedhur llogari në Euro për të kryer blerjet tuaja.

+

Scan&Go përdor vendodhjen tuaj për të krijuar një eksperiencë më të mirë të blerjeve. Ndarja e vendodhjes krijon mundësinë që ju të informoheni në kohë për produktet në ofertë si dhe uljet përkatëse në varësi të dyqanit që keni zgjedhur për të bërë blerjet.

+

Sapo hyni në aplikacion, do t’ju shfaqen ofertat aktive në Interspar TEG dhe QTU. Po këtu do të gjeni katalogun e plotë të produkteve të Interspar.

+

Listën tuaj të blerjeve mund ta krijoni kudo që të jeni, duke klikuar tek ikona ‘Llogaria’ në fund të faqes kryesore. Klikoni mbi ‘Lista ime’ dhe shtoni produktet sipas dëshirës tuaj.

+

Pasi keni përfunduar blerjen, duke klikuar tek ikona ‘Llogaria’ në fund të faqes kryesore, ju do të gjeni të listuara 20 faturat e fundit për blerjet e kryera tek menu ‘Historiku i faturave’. Ju mund të shikoni detajet e secilës faturë duke klikuar mbi numrin e references.

+

Të dhënat e regjistruara në aplikacion janë të sigurta dhe sipas standarteve europiane të sigurisë së informacionit dhe të privatësisë. Cdo përdorues ka mundësi të shohë, të lexojë dhe pranojë Kushtet e punës dhe Formen e pelqimit që i shfaqen gjatë procesit të regjistrimit në aplikacion; si dhe në faqen Web të bankës për t’u informuar.

+

Nëse keni harruar fjalëkalimin, në faqen e hyrjes të Scan&Go, klikoni ‘Harruat fjalëkalimin?’. Nëse dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin, hyni në menunë ‘Të dhënat personale’ në profilin tuaj dhe zgjidhni opsionin ‘Ndrysho fjalëkalimin’.

+

Në rast se ju keni nevojë për orientim për të përdorur Scan&Go për blerjet tuaja në dyqan, mund të drejtoheni pranë punonjësve të Interspar TEG ose QTU, ose drejtohuni tek informacioni. Për ndihmë, pyetje apo paqartësi, ju mund të kontaktoni bankën në +355 4 2381381 ose na shkruani në [email protected]

Faqet më të vizituara