Ne dëshirojmë që Raiffeisen të jetë zgjedhja e parë e klientëve të cilët janë të interesuar për të blerë një shtëpi të re.

Me kënaqësi ju prezantojmë një risi në tregun e pasurive te patundshme, Aplikacionin e ri – “Shtëpia Ime”.

Kjo do të jetë një mundësi unike për klientët individë dhe ata potencialë për të investuar në blerjen e një shtëpie, me anë të financimit nëpërmjet kredisë në Raiffeisen Bank.

“Shtepia Ime” është e para e këtij lloji në treg, e sjellë nga Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Agjenci Imobiliare dhe Kompani Ndërtimi prestigjoze.

“Shtëpia Ime” konsiston në një databazë pronash rezidenciale të hipotekuara, të ofruara për shitje nga Agjenci Imobiliare dhe Kompani Ndërtimi.

Në momentin që klientët gjejnë shtëpinë, për të cilën kanë kërkuar, do të asistohen nga agjentë të dedikuar të shitjes në terren, të cilët do t’i këshillojnë  mbi mundësitë  e financimit të investimit.

Përfitimet e aplikacionit…

  • Mundësi për të eksploruar oferta të cilat u përshtaten kërkesave specifike.. thjesht duke përdorur telefonin celular
  • Prona të shfaqura në Google Map
  • Kontakte të Agjentëve të Shitjeve Direkte, të cilët do të asistojnë me procesin e financimit
  • Njoftime të personalizuara në telefonin celular
  • Kontakte të agjencive imobiliare dhe kompanive të ndërtimit

E ardhmja e aplikacionit…

Banka jonë synon zgjerimin e suportit për klientin përtej financimit të blerjes së një shtëpie. Ky APP është vetëm hapi i parë i cili do të ndiqet nga zhvillime të tjera, gjatë këtij viti, të cilat synojnë mbështetjen e klientit në të gjithë procesin e blerjes, sigurimit, mobilimit dhe sistemimit të një apartamenti.

Qëllimi ynë  është të bëjmë RBAL-në zgjedhjen e parë për këdo që kërkon asistencë në blerjen dhe financimin e një shtëpie.

Ju ftojmë të shkarkoni aplikacionin “Shtëpia Ime”në telefonin tuaj celular dhe ta ndani atë me miqtë.