Ne dëshirojmë që Raiffeisen Bank të jetë mbështetësi kryesor për cdo individ apo familje që interesohet për të blerë një shtëpi. Me kënaqësi ju prezantojmë një risi në treg, Aplikacionin “Shtëpia Ime”!

 “Shtëpia Ime” është i pari i këtij lloji në treg, i krijuar për të lehtësuar blerjen e shtëpisë tuaj! Blerja e shtëpise është një nga momentet më të rëndësishëm në jetë por në të njëjtën kohë edhe stresuese! 

Në Aplikacionin “Shtëpia Ime” do të gjeni artikuj, shtëpi në shitje dhe një guide të nevojshme për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni, pavarsisht nëse do blini shtëpinë duke u financuar nga Banka apo vendosni ta blini atë vetë!

Ju ftojme të shkarkoni në celularin tuaj aplikacionin “Shtëpia Ime”, i cili do të lehtësojë gjetjen e shtëpisë, financimin dhe arredimin e saj!

Pse duhet të njiheni me Aplikacionin? Cilat janë përfitimet e tij?

  • Mundësi për t’u njohur me informacione të nevojshme për kredinë pa qëne nevoja të vizitoni Bankën
  • Mundësi për të llogaritur nga shtëpia këstin e kredisë dhe shumën maksimale që mund të përfitoni
  • Eksplorim të shtëpive në shitje sipas kërkesave specifike, thjesht duke përdorur telefonin celular kudo ku ndodheni dhe me cilindo që shoqëroheni
  • Mundësi për të parë me foto, shtëpitë në shitje dhe gjithcka ndodhet rreth tyre
  • Asistencë falas nga Agjentë të Shitjeve Direkte, të cilët këshillojnë  mbi mundësitë  e gjetjes së shtëpise, dokumentacionin e kërkuar, financimin  dhe mobilimin e saj
  • Kontakte të agjencive imobiliare dhe kompanive të ndërtimit ku mund të blihet direkt nëse nuk keni nevoje të financoheni nga Banka
  • Përfitime të tjera që do t’i zbuloni duke shkarkuar aplikacionin

 

Të gjitha këto me një qëllim: Të bëjmë Raiffeisen Bank zgjedhjen e parë për këdo që sapo ka nisur rrugëtimin e gjatë të blerjes së një shtëpie.

Ju ftojmë të shkarkoni tani aplikacionin “Shtëpia Ime”në telefonin tuaj celular dhe ta ndani atë me miqtë!