Bodrum 412 ne Shengjin


  • 1
  • 2
  • 3

Karakteristikat

83.2m²
Sipërfaqja

83.2m²
Sipërfaqje Trualli

3126
Zona Kadastrale

Përshkrimi

Bodrumi 412 eshte pjese e nje kompleksi banimi prej 4 ndërtesash shumekateshe dhe  ka siperfaqe 83.2 m2 dhe ndodhet  ne kullen 3.

Ndertesat jane te organizuara me bodrume dhe garazhe ne katin nentoke, ne katin perdhe ka njesi sherbimi dhe katet e tjera jane apartamente banimi.  Ndertesat janë realizuar me konstruksion betonarme, mbuluar me tarace, me fasada te suvatuara dhe të lyera nga të gjitha anët, te pajisura me ashensor.

Kompleksi i pallateve ndodhet ne nje distance rreth 220m nga vija bregdetare. 

Zona përreth përbën nje zone rezidenciale/plazhi, me infrastrukture te mire rrugore; me rruge dhe sheshe te brendshme te sistemuara.

Zona pershkohet nga rruga hyrese per ne qytetin e Shengjinit. Te gjitha rruget me te cilat lidhet prona jane te sistemuara dhe te shtruara me asfalt, territori perresh ndertesave eshte i shtruar me pllaka dekorative, eshte i rrethuar me mur te ulet betoni kombinuar me kangjella metalike, si dhe ka gjelberim e peme. 

Vendondodhja

Shengjin, Lezhe