Truall dhe ndertese ne Rubik, Mirdite


  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7

Karakteristikat

5328.5m²
Sipërfaqja

5000m²
Sipërfaqje Trualli

328.5m²
Sipërfaqje Ndertese

3244
Zona Kadastrale

Përshkrimi

Prona eshte e llojit truall+ndërtesë ndodhet në Rubik të qytetit të Mirditës. 

Prona ka një sipërfaqe totale prej 5,000 m2 (Truall) dhe sipërfaqja ndërtimit është 328.5 m2.

Ndërtesa 1-2 kt e ndërtuar me konstruksion mbajtës me skelet betonarme, mure tulle dhe mbulesë me kapriatë druri dhe cati me tjegulla të kuqe. 

Fasada e seksionit 1 kt është e realizuar pjesërisht me pllaka dekorative imitim guri dhe pjesa tjetër me vetrata xhami masiv me ngjyrë kafe ndërsa fasada në anën perëndimore është pjesërisht e suvatur dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.Fasada e seksionit 2 kt është e suvatuar dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.

Dyert e jashtme hyrëse janë prej druri. Dritaret janë prej duralumini ose me kasë të vjetër druri. 

Trualli në anën lindore të tij është pjesërisht i zënë nga ndërtesa dhe pjesa tjetër është truall i lirë, nuk është i rrethuar dhe nuk ka kufizime fizike nga trojet kufitare. 

Infrastruktura e zonës është në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur. Rrugët kryesore dhe dytësore  të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. 

Rruga nacionale “Rubik-Rrëshen”, në të cilën prona ka akses të drejtëperdrejtë është e shtruar dhe e asfaltuar. Nëpërmjet saj prona lidhet me rrugën e Kombit e cila është e shtruar dhe asfaltuar dhe është një ndër rrugët kryesore të zonës së veriut.

Vendondodhja

Rubik, Mirdite