Skip to main content
Kredi per shtepi

Rrit fuqinë e shtëpisë tënde

Maksimizo potencialin e shtëpisë tënde me me një kredi konsumatore me hipotekë nga Raiffeisen Bank për çdo nevojë ose dëshirë.

  • Normë interesi fiks 4% për 10 vitet e para me NEI 4.27%

Oferta është e vlefshme deri më 31 Dhjetor 2026. Pas periudhës me normë fikse interesi do të aplikohen normat standarte sipas segmentit të klientit në Raiffeisen Bank

Kujdes: Huamarrja është një përgjegjësi financiare dhe përfshin kosto. Informohu mirë para se të marrësh vendim.

Normat e interesit

Normat e interesit standarte të cilat do të aplikohen dhe pas periudhës me interesa fikse të ofertës promocionale:

Kredi për Blerje Shtëpie në LEK

  • Norma interesi variabël duke filluar nga Bono Thesari + 3.05% (minimumi 4%)

Kredi për Blerje Shtëpie në EURO

  • Norma interesi variabël duke filluar nga Bono Thesari + 6.50% (minimumi 5%)

Kredia konsumatore me hipotekë në bankën tonë ofron përfitimet e mëposhtme:

E vlefshme për kreditë në monedhën Lekë dhe Euro!

Deri në 5,500,000 Lekë ose 55.000 Euro

Për klientët standardë të Bankës

Komision Administrimi 1.25%

(min 25,000 ALL / max 100,000 ALL )

Afat deri në 10 vite

E vlefshme për kreditë për në monedhën Lekë dhe Euro.

Deri në 75% të vlerës së shtëpisë suaj

Garanci për kredinë duhet një kolateral, një pronë në emër të aplikantit apo një të
afërmi të tij

Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja janë në lekë dhe merrni kredi në euro, rritja e kursit të këmbimit të euros do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë, pasi do të rritej vlera e këstit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë, përkeqësimin e statusit në "me probleme" dhe deri në fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm nga ana e bankës.

Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Konsumatore me hipotekë.

Ju keni investuar shumë në shtëpinë tuaj. Tani është koha që shtëpia të bëjë diçka për ju.

Nëse keni nevojë për fonde për rinovimin e shtëpisë, shkollimin e fëmijës suaj ose ndonjë shpenzim tjetër, një kredi konsumatore me hipotekë nga Raiffeisen Bank ju vjen në ndihmë të arrini qëllimet tuaja.

Shembull

Shuma e kredisë: 5,500,000 lekë

Komision Administrimi: 68,750 lekë

Afat kredie: 10 vite

Interesi: 4 % për 10 vitet e para me NEI 4.27%

Kësti i kredisë për 10 vite është 55,684 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin principalin dhe interesin)

Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 5,500,000 Lekë është 6,682,179 Lekë.

Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Konsumatore me Hipotekë.

Gati për të aplikuar

Sigurohuni që të përmbushni kërkesat e përshtatshmërisë për zgjidhjet tona të kredisë për shtëpi dhe të organizoni dokumentet tuaja për të marrë miratimin paraprak të nevojshëm financiar për projektin tuaj.

Kriteret

Për t'u kualifikuar për një kredi ju duhet të:

  • Jeni rezident në Shqipëri
  • Të keni biznes PF të regjistruar rregullisht në QKB

Dokumentacioni

Dokumente identifikimi:

  • Dokumenti personal i identifikimit (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
  • Certifikata familjare

Dokumente financiare:

  • Dokument për verifikimin e të ardhurave (me bilanc ose vetëdeklarim; nëse aplikohet me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet të paraqitet edhe për bashkëkredimarrësin).

 

Me vetëdeklarim

  • Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Licencë profesionale (nëse ka)
  • Vërtetim që nuk ka detyrime në Zyrën e Tatim-Taksave (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • FDP (Formulari i Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat nga Biznesi), përmbledhëse e dy viteve të fundit (nëse ka më shumë se 1 vit aktivitet)
  • Print Screen nga Self-Care për vitin aktual (nëse nuk ka Self-Care të sjellë kontratë pune)

 

Me bilanc

  • Ekstrakt nga QKB (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Licencë profesionale (nëse ka)
  • Vërtetim që nuk ka detyrime në zyrën e tatim-taksave (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Bilanci i vitit të fundit (me firmë dhe vulë nga eksperti kontabël)
  • FDP përmbledhëse e dy viteve të fundit
  • FDP mujore të vitit aktual

 

Dokumente të pronës:

  • Certifikata e pronësisë për pronën që po blihet ose që do të lihet si kolateral për bankën
  • Kartela e pasurisë
  • Harta treguese
  • Draft-kontrata e shitblerjes
  • Për kredinë e siguruar, duhet të bllokohet për efekt të kredisë prona që po blihet ose një pronë tjetër në rast se prona që po blihet nuk ka certifikatë pronësie
  • Mund të përfitoni financim deri në 100% duke bllokuar për efekt të kredisë edhe një kolateral të dytë
  • Kosto të tjera që duhet të paguhen në lidhje me kredinë janë: vlerësimi i pronës, kontrata e kredisë dhe bllokimi i kolateralit në ASHK
  • Sigurim jete dhe sigurim prone
  • Kujdes! Huamarrja e parave kushton para.