Kodi i sjelljes për furnitorët
Bazuar në vlerat thelbësore të RBI lidhur me etikën e biznesit, angazhimet sociale dhe mjedisore, RBI kërkon që Furnitorët e saj të veprojnë në përputhje me Parimet e renditura në vijim (siç përcaktohet më poshtë), të cilat do të zbatohen për çdo kontratë të lidhur ndërmjet tyre („Kontrata“). KS zbatohet për të gjithë Furnitorët e RBI që dorëzojnë mallra, shërbime ose licenca për ose në emër të ndonjë prej njësive të biznesit dhe filialeve të RBI.Furnitori bën çdo përpjekje për të zbatuar këto Parime në të gjithë zinxhirin e tij të furnizimit. Ky KS nuk ka për qëllim të zëvendësojë ligjet dhe rregulloret në fuqi në çdo vend ku operon RBI. Kodi kërkon të respektojë këto ligje dhe rregullore dhe siguron që ato të zbatohen me besnikëri dhe në mënyrë efektive. Furnitori bashkëvepron me ndershmëri, transparencë dhe vlerësim të ndërsjellë me Grupin e RBI dhe përfaqësuesit e tij.