Skip to main content

Ne jemi partneri juaj i besueshëm për një të ardhme të qëndrueshme!

Ne i mbështesim klientët tanë me produkte, shërbime dhe njohuri në transformimin e tyre të qëndrueshëm.

Punoni me ekspertët tanë për të krijuar zgjidhjen ideale për ju ose kompaninë tuaj dhe përfitoni nga njohuritë tona të gjëra për transformimin dhe integrimin e kritereve të mjedisit, sociale dhe të qeverisjes korporatave apo ndryshe të njohura me termin ESG.

Ne e kemi kuptuar. #bankimipërgjegjshëm

Zgjidhje po aq individuale sa vetë klientët tanë

Për ne, financimi i qëndrueshëm nuk është një produkt i veçantë, por ka shumë opsione për financim të qëndrueshëm, duke përfshirë financimin që kanë kritere lidhur me ESG-në. Përveç financimit të qëndrueshëm, edhe shërbimet tona digjitale si E-banking, RaiPay apo kartat e riciklueshme kontribuojnë në përpjekjet tona për të zvogëluar emetimet e karbonit. Ne ju mbështesim në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të qëndrueshme për ju dhe biznesin tuaj!

Kredia për shtëpi ESG

Raiffeisen Bank ofron Financim me Kredinë ESG (Environmental Social Governance) ose Kreditë GREEN.

Qëllimi: Angazhimi i Bankës Raiffeisen në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbështetje të mjedisit, ndryshimet klimatike, emëtimet e CO2 (dioksidit të karbonit) si dhe eficencës së energjisë.

Financim me Kredi ESG ofrohet për:

  1. Blerje apartamentesh të ndërtuar prej Janar 2021 (të pajisur me certificatë të eficencës së energjisë)
  2. Apartamente me certifikatë të eficencës së energjisë

 

Financimi për Korporata me kriteret ESG

Ne synojmë financimin dhe mbështetjen e marrëveshjeve ndërmjet investitorëve dhe firmave që po marrin gjithnjë e më shumë në konsideratë shqetësimet mjedisore, sociale (ESG- environmental, social, and governance).

Ne në Raiffeisen Bank kemi vënë në dispozicion çdo formë instrumenti kredie për financimin ose rifinancimin, tërësisht ose pjesërisht, të projekteve te gjelbërta.

Financimi i prodhimit të paneleve diellore:

  1. Periudha e ripagimit deri në 5 vite në EUR dhe 7 vite në LEK
  2. Mundësohet në disa monedha ( EURO / LEKË)

Përfitoni nga njohuritë e ekspertëve tanë për transformimin e gjelbër. #bankimipërgjegjshëm

Kartat e ricikluara ECO

Në Raiffeisen, ne jemi të vëmendshëm për atë që po i ndodh planetit. Ne besojmë që është përgjegjësia jonë të sigurojmë që toka të jetë një vend i banueshëm për brezat e ardhshme. Për këtë arsye, ne po ndërmarrim veprime konkrete, duke kaluar në kartelat bankare të përbëra nga materiale të ricikluara. Gjithashtu, ne jemi të dedikuar ndaj rritjes së qëndrushemërisë të operacioneve tona të biznesit

Bankingu i përditshëm digjital me Raiffeisen ON dhe ndikimi në qëndrueshmërinë

Adaptimi i platformave digjitale ka revolucionarizuar industrinë bankare, duke u mundësuar klientëve të kenë qasje në shërbime bankare nga kudo dhe në çdo kohë. Aplikacioni ynë mobile Raiffeisen ON, jo vetëm që ofron lehtësi për ju por gjithashtu ka një ndikim pozitiv duke reduktuar gjurmën e karbonit të lidhur me praktikat tradicionale bankare. Duke përdorur Raiffeisen ON, ju do të pakësoni ndjeshëm përdorimin e letrës, do të ulni emetimet e karbonit dhe do të minimizoni nevojën për udhëtime fizike. Mund të hysh në llogarinë tënde, të bësh transaksione e madje të paguash faturat nga kompjuteri ose smartphone, pa pasur nevojë të vizitosh një degë fizike të bankës 

Portofoli digjital - RaiPay

Në kuadër të përpjekjeve tona për t'ju ofruar zgjidhjet më të mira të mundshme të pagesave dhe të mënyrave për të integruar qëndrueshmërinë në praktikat tona të biznesit, portofoli ynë digjita RaiPay ështe vetëm një shembull i këtij angazhimi! Ju mund të bëni lehtësisht pagesa duke përdorur telefonin tuaj, pa pasur nevojë për para kesh ose karta.

Raporti i ndikimit mjedisor nga blerjet tuaja

Në vitin 2022, ne zgjeruam angazhimin tonë për një të ardhme më të gjelbër duke zhvilluar zgjidhje inovative që i ndihmojnë klientëve tanë të kuptojnë gjurmët e tyre të karbonit, dhe mundësitë se si mund t’i reduktojnë ato. Ne kemi prezantuar raportin individual mbi gjurmët e karbonit si një pasqyrë mujore për klientët tanë për të kuptuar më mirë se si shpenzimet e tyre mujore ndikojnë në mjedis.

Ne mbështesim synimet e kompanive për të reduktuar emetimet e CO2. #bankimipergjegjshem

Si e trajtojmë përgjegjësinë

Si një 'bankier i përgjegjshëm', vlera e shtuar e qëndrueshme është objektivi ynë kryesor. Strategjia jonë e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset tona janë në përputhje me këtë qëllim.

Parimet e OKB për Bankimin e Përgjegjshëm

Në fillim të vitit 2021, ne ishim banka e parë austriake që u bëmë nënshkruese zyrtare e Parimeve të OKB-së për Bankimin e Përgjegjshëm në fillim të vitit 2021. Kjo kornizë e qëndrueshme e industrisë bankare u zhvillua përmes një partneriteti inovativ midis bankave në mbarë botën dhe Iniciativës Financiare të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.

Kompakti global i OKB-së për një të ardhme të qëndrueshme

Ne jemi një nga kompanitë nënshkruese të iniciativës më të madhe në botë për të ndihmuar kompanitë të harmonizojnë praktikat e tyre për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.