Skip to main content

Scan&Go

Aplikacioni i vetëm celular që mundëson blerje të shpejta dhe të sigurta në dyqan. 

Merr aplikacionin Scan&Go dhe përdore falas.

Të parët në Shqipëri që ofrojmë një aplikacion për blerjet në dyqan nga telefoni.

Ky shërbim është pa pagesë për të gjithë klientët individë.

Blerje të shpejta

Celulari juaj është gjithçka që ju duhet për të kryer blerjet në dyqan - skanoni barkodin e produkteve, paguani direkt nga aplikacioni dhe dilni nga marketi përmes një zone të dedikuar për blerjet me Scan&Go. 

Jo më radhë në dyqan

Shijoni eksperiencën e blerjeve të sigurta dhe të pavaruara në dyqan duke shmangur pritjet në radhë. Kaloni kohën tuaj të lirë duke bërë gjërat që doni. 

Përdorimi është falas

Do t'ju duhet vetëm një minutë për t'u regjistruar në aplikacion, i disponueshëm për shkarkim në platformat e njohura AppStore dhe Google Play. 

Zbulo më shumë rreth aplikacionit dhe bëhu gati për një eksperiencë unike të blerjeve

Të ka ndodhur të presësh në radhë për të blerë vetëm një shishe ujë dhe para teje ka njerëz që presin për të paguar? Me shumë mundësi ke menduar të largohesh! 

Nëse e ke gjetur shpesh herë veten në këtë situatë, tashmë ne kemi zgjidhjen, aplikacionin Scan&Go. 

Si funksionon? Aplikacioni është i thjeshtë, shikoni videon për më shumë

Një alternativë e re për blerjet në dyqan

Ndërsa ecni në dyqan, përdorni aplikacionin për të skanuar barkod të produkteve që dëshironi të blini dhe shtojini ato në shportën tuaj të blerjeve virtuale. Kur të jeni gati për të përfunduar blerjen, klikoni 'Paguaj' dhe dilni nga marketi përmes një zone të veçantë, e dedikuar për blerjet me Scan&Go, duke shmangur radhët dhe pritjen në dyqan.

Gati për ta provuar? Ju presim në Interspar TEG dhe Interspar QTU për të përjetuar blerjet në dyqan duke përdorur shërbimin Scan&Go.

Më shumë rreth aplikacionit

Çfarë thonë klientët tanë për Scan&Go?

  • Praktik për blerjet në dyqan, redukton kohën e pritjes. 
  • Blerjet me Scan&Go janë shumë të shpejta, nuk ke pse pret në radhë 
  • Shumë i thjeshtë për t’u përdorur!
  • Kursen  kohë dhe i lehtë në përdorim. 
  • Është një super aplikacion! 

Pyetje të shpeshta

Këtu mund të gjesh përgjigjet e pyetjeve që na bëhen më shpesh rreth Scan & Go

Të gjithë Individët që kanë një llogari rrjedhëse në bankën Raiffeisen dhe që zotërojnë telefona celularë Android (versioni 7.0+) ose iOS (versioni 13.1+).

Në INTERSPAR TEG dhe QTU.

Sigurohuni që të keni me vete mjetin e identifikimit gjatë regjistrimit në aplikacion. Pasi të vendosni të dhënat tuaja, banka do t’ju dërgojë kodin njëpërdorimësh (OTP) në adresën e-mail. Hyni në aplikacion duke vendosur adresën e-mail dhe fjalëkalimin që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit. Pas hyrjes së parë në aplikacion nëpërmjet e-mail dhe fjalëkalim, ju mund të aktivizoni hyrjen duke përdorur të dhënat tuaja biometrike.

Ju mund të hyni në aplikacion duke vendosur adresën e-mail dhe fjalëkalimin që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit; ose duke përdorur të dhënat tuaja biometrike.

Pasi të keni hyre në aplikacion, ju mund të skanoni duke klikuar butonin ‘Fillo skano’, ose ikonën ‘Skano’ në fund të faqes kryesore. Sigurohuni që të poziciononi kamerën e celularit tuaj perballë barkodit të produktit.

Në menunë ‘Mjetet e pagesës’, aplikacioni do t’ju listojë të gjitha llogarite rrjëdhese (në Lek dhe Euro) që keni në bankë. Mjafton të zgjidhni llogarinë nëpërmjet të cilës dëshironi të kryeni blerjet.

Patjetër që po; në menunë ‘Mjetet e pagesës’, zgjidhni llogarinë nëpërmjet së cilës dëshironi të kryeni blerjet.

Ju mund të shtoni në shportë deri në 10 artikuj për cdo blerje. Limiti ditor për blerjet e kryera nëpërmjet Scan&Go është 35,000.00 Lek; ose ekuivalenti në valutë sipas kursit të këmbimit të publikuar nga banka, nëse keni zgjedhur llogari në Euro për të kryer blerjet tuaja.

Scan&Go përdor vendodhjen tuaj për të krijuar një eksperiencë më të mirë të blerjeve. Ndarja e vendodhjes krijon mundësinë që ju të informoheni në kohë për produktet në ofertë si dhe uljet përkatëse në varësi të dyqanit që keni zgjedhur për të bërë blerjet.

Sapo hyni në aplikacion, do t’ju shfaqen ofertat aktive në Interspar TEG dhe QTU. Po këtu do të gjeni katalogun e plotë të produkteve të Interspar.

Listën tuaj të blerjeve mund ta krijoni kudo që të jeni, duke klikuar tek ikona ‘Llogaria’ në fund të faqes kryesore. Klikoni mbi ‘Lista ime’ dhe shtoni produktet sipas dëshirës tuaj.

Pasi keni përfunduar blerjen, duke klikuar tek ikona ‘Llogaria’ në fund të faqes kryesore, ju do të gjeni të listuara 20 faturat e fundit për blerjet e kryera tek menu ‘Historiku i faturave’. Ju mund të shikoni detajet e secilës faturë duke klikuar mbi numrin e references.

Të dhënat e regjistruara në aplikacion janë të sigurta dhe sipas standarteve europiane të sigurisë së informacionit dhe të privatësisë. Cdo përdorues ka mundësi të shohë, të lexojë dhe pranojë Kushtet e punës dhe Formen e pelqimit që i shfaqen gjatë procesit të regjistrimit në aplikacion; si dhe në faqen Web të bankës për t’u informuar.

Nëse keni harruar fjalëkalimin, në faqen e hyrjes të Scan&Go, klikoni ‘Harruat fjalëkalimin?’. Nëse dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin, hyni në menunë ‘Të dhënat personale’ në profilin tuaj dhe zgjidhni opsionin ‘Ndrysho fjalëkalimin’.

Në rast se ju keni nevojë për orientim për të përdorur Scan&Go për blerjet tuaja në dyqan, mund të drejtoheni pranë punonjësve të Interspar TEG ose QTU, ose drejtohuni tek informacioni. Për ndihmë, pyetje apo paqartësi, ju mund të kontaktoni bankën në +355 4 2381381 ose na shkruani në info@raiffeisen.al