Përse Raiffeisen

Ne jemi punëdhënësi i së ardhmes. E bëjmë punën me pasion,  entuziazmi ynë ndihet në cdo aspekt dhe moment të ditës. Mjedisi ynë i punës është i duhuri për njerëzit që janë unik, krijues, energjik, proaktiv dhe të etur për të mësuar.

Vizioni, misioni dhe vlerat tona udhëheqin çdo vendim që marrim dhe janë udhërrëfyesi ynë për të arritur objektivat.

Kjo na bën bankën e preferuar për klientët tanë.

Rrugëtimin tonë e përcaktojnë vlerat dhe pikat tona të forta. Për ne, këto janë më shumë se disa fjalë të bukura.

Ajo që na përcakton në udhëtimin tonë janë vlerat dhe pikat tona të forta. Për ne, këto nuk janë vetëm fjalë në një faqe.

Ne synojmë të jemi grupi financiar dhe punëdhënësi më i rekomanduar!

Orientimi drejt së ardhmes- Ne ecim me hapin e kohës, zhvillojmë dhe fuqizojmë njerëzit tanë në shumë dimensione, që ata me pas, ti japin formë të ardhmes.

Mjedis Angazhues – Udhëheqje gjithëpërfshirëse, kulturë bashkëpunuese, mjedis pune fleksibël, profesionistë të pasionuar janë elementet e nevojshëm për të nxitur çdo individ që të bëjë më të mirën. Ne punojmë, jetojmë dhe ecim përpara duke ndarë vlerat, njohuritë dhe informacionin.

Diversiteti – Ne promovojmë vazhdimisht dhe në mënyrë aktive barazinë, pavarësisht nga origjina, orientimi seksual, kultura, gjinia, mosha, gjuha, të ardhurat, bindjet fetare ose aftesite fizike ndryshe.

#Njerëzit

Ne jemi bashkëpunes. Ekipet tona bëjnë një punë fantastike për të qenë në një linjë me nevojat e klientit dhe i trajtojnë sfidat me përgjegjësi, integritet dhe respekt.

Ne synojmë për performancë të lartë dhe punojmë më mirë kur jemi në grup, të bashkuar nga kultura e përkujdesjes ndaj njëri tjetrit, fuqizimit dhe gjithëpërfshirjes.

Kemi një mentalitet sipërmarrës, jemi proaktivë dhe punojmë në një mjedis që na mundëson të rritemi dhe të japim më të mirën tonë.

#Mjedisi

Ne punojmë në një mjedis që ndryshon vazhdimisht. Ne jemi fleksibël, agile, dhe gati për tu përshtatur me ndryshimet.  Ne punojmë në një mjedis që i përshtatet mëyrës tonë të të punuarit, duke frymëzuar produktivitetin dhe duke mbështetur ekuilibrin jetë-punë.

Transparenca dhe autonomia janë pjesë e kulturës sonë të punës. Ndihemi të dëgjuar dhe të mbështetur.

Zëri ynë ka rëndësi!