Bëj suksesin tënd realitet
Punojmë me pasion dhe entuziazëm dhe krijojmë një ambient ku të gjithë talentet dhe ekspertët, mendjet kreative dhe energjike rriten dhe zhvillohen çdo ditë. Ne e marrim seriozisht të ardhmen tënde.
Pse Raiffeisen Bank?
Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, ne të ofrojmë një bazë të fortë për të ndërtuar suksesin tënd personal dhe profesional. Nga puna e përditshme me klientët, te projektet që kontribuojnë në zhvillimin e tregut dhe shoqërisë, ti bëhesh pjesë e diçkaje më të madhe, duke u udhëhequr nga vlerat tona.
Fakte mbi Raiffeisen Bank:
Pjesë e një grupi ndërkombëtar prezent në 23 shtete
1330+ punonjës
Mosha mesatare: 38
4 gjenerata
20+ vite në treg
Përfitimet e të punuarit në Raiffeisen Bank:
Ambiente moderne dhe tërheqëse pune
Punojmë në hapësira komode dhe moderne, të konceptuara për të nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe produktivitetin.
Punë hibride & fleksibilitet
Bazuar në natyrën e rolit, ofrojmë modalitet pune hibride dhe fleksibilitet, që të kesh lirinë të punosh në mënyrën që të përshtatet më mirë dhe të ruash balancën punë - jetë.
Kujdesemi për shëndetin tënd
Mirëqenia jote është prioritet. Punonjësit mund të përfshihen në sigurim privat shëndetësor, sipas politikave në fuqi dhe një skeme të përbashkëtkontributi. Në të dy zyrat qendrore të presin ambiente moderne, kantinë dhe ushqim i shëndetshëm. Me Programin e Wellbeing, mbështesim shëndetin fizik, mendor dhe emocional, dhe ndihmojmë të krijosh zakone të shëndetshme që vlejnë edhe jashtë zyrës.
Ditë pushimi ekstra
I gjithë stafi përfiton një ditë pushimi gjatë muajit të lindjes si dhe ditë shtesë leje bazuar në vjetërsinë në punë, apo role specifike.
Prindërimi
Banka mbështet familjet duke ofruar 10 ditë leje për baballarët e rinj dhe duke paguar diferencën gjatë lejes së lindjes për nënat. Kjo u jep mundësinë prindërve të rinj të kalojnë kohë me familjen pa stres financiar dhe të kthehen të qetë.
Përfitime financiare
Si pjesë e punës në një institucion financiar, punonjësit përfitojnë produkte dhe shërbime bankare me kushte preferenciale. Kjo përfshin kredi, depozita dhe produkte të tjera që e bëjnë menaxhimin e financave personale më të lehtë dhe më të favorshëm.
Pension privat
Ofrojmë mundësi për pension privat, për t’u siguruar që të
mendosh edhe për të ardhmen. Kjo është një mënyrë për të krijuar siguri financiare afatgjatë dhe për të ndërtuar stabilitet personal për vitet në vijim.Trajnime dhe zhvillim profesional
Ne e dimë që zhvillimi profesional është i rëndësishëm. Për këtë arsye investojmë në programe trajnimi, zhvillimi aftësish dhe mësim online, si dhe mundësi për të marrë pjesë në projekte që zgjerojnë eksperiencën praktike. Ke mbështetjen e duhur që të rritesh profesionalisht, të përgatitesh për role të reja dhe të avancosh në karrierë.
Si ndihesh kur punon në bankën tonë?
Mëso më shumë rreth jetës në bankën tonë përmes dëshmive më poshtë, për të kuptuar pse njerëzit e duan punën e tyre dhe për t’ju dhënë më shumë informacion rreth punëdhënësit dhe kolegëve tuaj të ardhshëm.
Ne po kerkojmë...
Pse të nisësh karrierën me ne?
Kemi disa arsye bindëse...
Programi i studentëve
Nëse keni pasion për ekonominë dhe financën, Programi ynë DSA është hapi i parë drejt një karriere premtuese. Fitoni përvojë praktike, krijoni lidhje me profesionistë dhe njihuni nga afër me një bankë me standarde ndërkombëtare. Praktika mund të fillojë nga viti i dytë i bachelor-it ose gjatë studimeve master.
Key Academy
Për studentët me profile teknike që duan të zhvillojnë aftësi praktike në programim, infrastrukturë dhe arkitekturë sistemi. Ky program 1-mujor ofron mentorim nga ekspertët tanë dhe përqendrohet në programim, cloud engineering, siguri informacioni, data engineering dhe dizajn sistemesh. I hapur për studentët nga viti i tretë i bachelor-it ose gjatë masterit, programi është fleksibël dhe përshtatet me orarin tuaj të studimeve.
Pyetjet më të shpeshta
Shumë thjesht: gjej pozicionin që të përshtatet dhe ndiq hapat në faqen e karrierës. Procesi është tërësisht online dhe shumë i drejtpërdrejtë.
Të gjitha aplikimet pranohen vetëm online për t’u siguruar që çdo kandidat trajtohet njësoj dhe sistemi i regjistron saktë të dhënat.
Po, natyrisht! Mjafton që pozicionet të përputhen me profilin dhe eksperiencën tënde. Nëse të përshtatet, apliko!
Zakonisht kërkohet CV dhe një letër motivimi e shkurtër. Disa role mund të kenë kërkesa shtesë, ndaj shiko me kujdes përshkrimin e pozicionit.
Pasi aplikon, ekipi ynë i HR e shqyrton me kujdes aplikimin. Kandidatët e përzgjedhur kontaktohen për fazën e intervistës ose të testimit, sipas pozicionit.
Përgjithësisht, brenda 2–3 javëve nga mbyllja e aplikimeve. Vetëm kandidatët që vazhdojnë procesin kontaktohen më tej.
Për çdo paqartësi, na shkruaj në recruitment.hr@raiffeisen.al. Jemi këtu për të ndihmuar!
Po, mjafton të na kontaktosh në recruitment.hr@raiffeisen.al dhe të kërkosh ndryshimin ose tërheqjen.
Të gjithë kandidatët e intervistuar njoftohen për rezultatin. Feedback më i detajuar jepet me kërkesë përmes emailit.
Po! Ne organizojmë rregullisht programe praktike. Na ndiq në LinkedIn, faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents.
Thirrjet për praktika publikohen në LinkedIn, në faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents.
Duhet të jesh student ose i diplomuar së fundmi, me interes në bankë, financë ose teknologji.
Po! Programi veror shpallet çdo vit dhe presim gjithmonë me kënaqësi studentë të rinj që duan të provojnë veten në skuadrat tona.
Varet nga programi. Ne ofrojmë si praktika të paguara, ashtu edhe të vullnetarizuara. Detajet i gjen te seksioni Praktikat studentore.
Po, studentët e vitit të fundit janë të mirëpritur të aplikojnë për praktika mësimore ose pozicione junior.
Varet nga roli, por zakonisht kërkohet diplomë universitare dhe njohuri e mirë e anglishtes.
Rrallë, por po, disa pozicione mund të jenë me kohë të pjesshme.
Jo gjithmonë! Kemi role për fillestarë dhe njerëz nga fusha të ndryshme. Shumë prej nesh e kanë nisur karrierën nga junior dhe janë rritur këtu.
Po, anglishtja është e domosdoshme. Gjuhët e tjera janë gjithmonë plus!
Po! Intervistat mund të jenë online ose fizikisht, sipas fazës dhe pozicionit.
Një panel miqësor që dëshiron të të njohë më mirë! Do kesh pyetje teknike, situacionale dhe në disa raste edhe ushtrime praktike.
Po! Riapliko sa herë sheh një pozicion që përputhet me profilin tënd.