Skip to main content

Pyetjet më të shpeshta

Në këte faqe mund të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth karrierës dhe punësimit. 

Fantastike që po kërkon mundësi në Raiffeisen! Të gjitha pozicionet e hapura i gjen në faqen tonë të karrierës dhe në LinkedIn. Nëse ke interes për role që nuk janë të shpallura, thjesht na shkruaj në recruitment.hr@raiffeisen.al. Na pëlqen kur kandidatet kane iniciativë.

Shumë thjesht: gjej pozicionin që të përshtatet dhe ndiq hapat në faqen e karrierës. Procesi është tërësisht online dhe shumë i drejtpërdrejtë.

Të gjitha aplikimet pranohen vetëm online për t’u siguruar që çdo kandidat trajtohet njësoj dhe sistemi i regjistron saktë të dhënat. 

Po, natyrisht! Mjafton që pozicionet të përputhen me profilin dhe eksperiencën tënde. Nëse të përshtatet, apliko! 

Zakonisht kërkohet CV dhe një letër motivimi e shkurtër. Disa role mund të kenë kërkesa shtesë, ndaj shiko me kujdes përshkrimin e pozicionit.

Pasi aplikon, ekipi ynë i HR e shqyrton me kujdes aplikimin. Kandidatët e përzgjedhur kontaktohen për fazën e intervistës ose të testimit, sipas pozicionit. 

Përgjithësisht, brenda 2–3 javëve nga mbyllja e aplikimeve. Vetëm kandidatët që vazhdojnë procesin kontaktohen më tej.

Për çdo paqartësi, na shkruaj në recruitment.hr@raiffeisen.al. Jemi këtu për të ndihmuar! 

Po, mjafton të na kontaktosh në recruitment.hr@raiffeisen.al dhe të kërkosh ndryshimin ose tërheqjen. 

Të gjithë kandidatët e intervistuar njoftohen për rezultatin. Feedback më i detajuar jepet me kërkesë përmes emailit. 

Po! Ne organizojmë rregullisht programe praktike. Na ndiq në LinkedIn, faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents

Thirrjet për praktika publikohen në LinkedIn, në faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents

Duhet të jesh student ose i diplomuar së fundmi, me interes në bankë, financë ose teknologji.

Po! Programi veror shpallet çdo vit dhe presim gjithmonë me kënaqësi studentë të rinj që duan të provojnë veten në skuadrat tona.

Varet nga programi. Ne ofrojmë si praktika të paguara, ashtu edhe të vullnetarizuara. Detajet i gjen te seksioni Praktikat studentore.

Po, studentët e vitit të fundit janë të mirëpritur të aplikojnë për praktika mësimore ose pozicione junior. 

Varet nga roli, por zakonisht kërkohet diplomë universitare dhe njohuri e mirë e anglishtes. 

Rrallë, por po, disa pozicione mund të jenë me kohë të pjesshme.

Jo gjithmonë! Kemi role për fillestarë dhe njerëz nga fusha të ndryshme. Shumë prej nesh e kanë nisur karrierën nga junior dhe janë rritur këtu.

Po, anglishtja është e domosdoshme. Gjuhët e tjera janë gjithmonë plus!

Po! Intervistat mund të jenë online ose fizikisht, sipas fazës dhe pozicionit. 

Një panel miqësor që dëshiron të të njohë më mirë! Do kesh pyetje teknike, situacionale dhe në disa raste edhe ushtrime praktike. 

Po! Riapliko sa herë sheh një pozicion që përputhet me profilin tënd.