
Key Academy
Gati për të nisur karrierën tënde në teknologji? KEY Academy rikthehet për herë të 8-të dhe po kërkojmë studentë të talentuar të vitit të 3-të Bachelor ose Master, që janë gati të sfidojnë veten dhe të kalojnë nga teoria në praktikë!

Tani është rradha jote
Shumë nga ekspertët më të mirë të teknologjisë në Raiffeisen Bank Shqipëri e kanë nisur pikërisht këtu karrieren e tyre me këtë program. Tani është radha jote të bëhesh pjesë e komunitetit tonë dinamik, të fitosh përvojë praktike dhe të hedhësh hapin e parë drejt një karriere të jashtëzakonshme në teknologji.

Apliko tani
Akademia nis më 14 Nëntor dhe zgjat rreth një muaj, duke u finalizuar me një bootcamp intensiv që do të të sfidojë, motivojë dhe do te te përgatisë për hapin tjetër. Studentët që e përfundojnë me sukses do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e stafit tonë si juniors, duke kontribuar praktikisht në projektet tona.
Mos e humb këtë mundësi për të kthyer njohuritë në projekte reale! Nëse je student/e ambicioz/e që do t’i sjellë idetë në jetë në një mjedis profesional ku mëson çdo ditë nga ekspertët më të mirë në treg – apliko sot dhe nis udhëtimin tënd me ne!