Ne promovojmë vazhdimisht dhe në mënyrë aktive barazinë, pavarësisht nga origjina, orientimi seksual, kultura, gjinia, mosha, gjuha, të ardhurat, bindjet fetare ose aftesite fizike ndryshe. Kodi i sjelljes në të gjithë grupin RBI e shpreh qartë se ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi. Kjo po ashtu, është e paraqitur në mënyrë eksplicite në politikat tona të rekrutimit dhe në lidhje me aplikimet për punë.
Ne e nuk e konsiderojmë diversitetin dhe përfshirjen një opsion, por një detyrim dhe celës për suksesin tonë të vazhdueshëm. Ne vëmë në punë të gjithë potencialin e punonjësve tanë për të gjeneruar vlerë të shtuar për Bankën, për klientët tanë dhe shoqërinë. Angazhohemi për të vazhduar përpjekjet tona për të qenë një punëdhënës gjithëpërfshirës, dhe për të dhënë kontribiutin tonë për të bërë të gjithe shoqerinë më gjithëpërfshirëse.