Bëj rritjen tënde profesionale realitet
Ne jemi punëdhënësi i të ardhmes. E bëjmë punën me pasion dhe entuziazëm. Ambjenti ku ne punojmë është ideal për persona unik, kreativ, energjik, proaktiv dhe të gatshëm për të mësuar.
Pse Raiffeisen Bank?
Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, ofrojmë një bazë të fortë për suksesin tënd personal dhe profesional. Nga përvoja ditore me klientët tanë, tek projektet që ndihmojnë në zhvillimin e tregut dhe shoqërisë; ti kontribuon në diçka më të madhe, duke u udhëhequr nga vlerat tona.
Fakte mbi Raiffeisen Bank:
1330+ punonjës
Mosha mesatare: 37/38
4 gjenerata
20+ vite në treg
Përfitimet e të punuarit në Raiffeisen Bank:
Skema e pensionit privat
Mundësi të bëheni pjesë e një skeme pensioni me kontribut të përbashkët.
Interesa preferenciale në produktet bankare
Pas 6 muajve të parë të punësimit, punonjësit përfitojnë kushte të favorshme dhe norma interesi preferenciale për produktet bankare.
Sigurim privat shëndeti
Sipas politikave në fuqi dhe një skemë të përbashkët kontributi, punonjësit mund të përfshihen në sigurimin privat shëndetësor.
Pushim në ditëlindje
Punonjësit perfitojne një ditë pushim gjatë muajit të lindjes për të festuar ditëlindjen.
Pushime shtesë për vjetërsinë në punë
Përfitoni ditë shtesë leje në bazë të vjetërsisë në punë.
Leje atësie
Banka ofron 10 ditë leje për punonjësit meshkuj që bëhen prindër.
Kompensim gjatë lejes së lindjes
Për punonjëset që janë me leje lindje, banka mbulon diferencën financiare.
Si ndihesh kur punon në bankën tonë?
Mëso më shumë rreth jetës në bankën tonë përmes dëshmive më poshtë, për të kuptuar pse njerëzit e duan punën e tyre dhe për t’ju dhënë më shumë informacion rreth punëdhënësit dhe kolegëve tuaj të ardhshëm.
Ne po kerkojmë...
Pse të nisësh karrierën me ne?
Kemi disa arsye bindëse...
Programi i studentëve
Nëse keni pasion për ekonominë dhe financën, Programi ynë DSA është hapi i parë drejt një karriere premtuese. Fitoni përvojë praktike, krijoni lidhje me profesionistë dhe njihuni nga afër me një bankë me standarde ndërkombëtare. Praktika mund të fillojë nga viti i dytë i bachelor-it ose gjatë studimeve master.
Key Academy
Për studentët me profile teknike që duan të zhvillojnë aftësi praktike në programim, infrastrukturë dhe arkitekturë sistemi. Ky program 1-mujor ofron mentorim nga ekspertët tanë dhe përqendrohet në programim, cloud engineering, siguri informacioni, data engineering dhe dizajn sistemesh. I hapur për studentët nga viti i tretë i bachelor-it ose gjatë masterit, programi është fleksibël dhe përshtatet me orarin tuaj të studimeve.
Pyetjet më të shpeshta
Shumë thjesht: gjej pozicionin që të përshtatet dhe ndiq hapat në faqen e karrierës. Procesi është tërësisht online dhe shumë i drejtpërdrejtë.
Të gjitha aplikimet pranohen vetëm online për t’u siguruar që çdo kandidat trajtohet njësoj dhe sistemi i regjistron saktë të dhënat.
Po, natyrisht! Mjafton që pozicionet të përputhen me profilin dhe eksperiencën tënde. Nëse të përshtatet, apliko!
Zakonisht kërkohet CV dhe një letër motivimi e shkurtër. Disa role mund të kenë kërkesa shtesë, ndaj shiko me kujdes përshkrimin e pozicionit.
Pasi aplikon, ekipi ynë i HR e shqyrton me kujdes aplikimin. Kandidatët e përzgjedhur kontaktohen për fazën e intervistës ose të testimit, sipas pozicionit.
Përgjithësisht, brenda 2–3 javëve nga mbyllja e aplikimeve. Vetëm kandidatët që vazhdojnë procesin kontaktohen më tej.
Për çdo paqartësi, na shkruaj në recruitment.hr@raiffeisen.al. Jemi këtu për të ndihmuar!
Po, mjafton të na kontaktosh në recruitment.hr@raiffeisen.al dhe të kërkosh ndryshimin ose tërheqjen.
Të gjithë kandidatët e intervistuar njoftohen për rezultatin. Feedback më i detajuar jepet me kërkesë përmes emailit.
Po! Ne organizojmë rregullisht programe praktike. Na ndiq në LinkedIn, faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents.
Thirrjet për praktika publikohen në LinkedIn, në faqen e karrierës Praktikat studentore ose Instagram: raiffeisentalents.
Duhet të jesh student ose i diplomuar së fundmi, me interes në bankë, financë ose teknologji.
Po! Programi veror shpallet çdo vit dhe presim gjithmonë me kënaqësi studentë të rinj që duan të provojnë veten në skuadrat tona.
Varet nga programi. Ne ofrojmë si praktika të paguara, ashtu edhe të vullnetarizuara. Detajet i gjen te seksioni Praktikat studentore.
Po, studentët e vitit të fundit janë të mirëpritur të aplikojnë për praktika mësimore ose pozicione junior.
Varet nga roli, por zakonisht kërkohet diplomë universitare dhe njohuri e mirë e anglishtes.
Rrallë, por po, disa pozicione mund të jenë me kohë të pjesshme.
Jo gjithmonë! Kemi role për fillestarë dhe njerëz nga fusha të ndryshme. Shumë prej nesh e kanë nisur karrierën nga junior dhe janë rritur këtu.
Po, anglishtja është e domosdoshme. Gjuhët e tjera janë gjithmonë plus!
Po! Intervistat mund të jenë online ose fizikisht, sipas fazës dhe pozicionit.
Një panel miqësor që dëshiron të të njohë më mirë! Do kesh pyetje teknike, situacionale dhe në disa raste edhe ushtrime praktike.
Po! Riapliko sa herë sheh një pozicion që përputhet me profilin tënd.