Skip to main content

Appartment 149

Details

  • Sipërfaqja 53.2m²
  • Banjo 2
  • Dhoma 2
  • Sipërfaqje Ndertese 53.2m²
  • Zona Kadastrale: 3126
  • Certifikatë pronësie

Description

Apartamenti 419 eshte pjese e nje kompleksi banimi prej 4 ndërtesash shumekateshe.Ndertesat jane te organizuara me bodrume dhe garazhe ne katin nentoke, ne katin perdhe ka njesi sherbimi dhe katet e tjera jane apartamente banimi.  Ndertesat janë realizuar me konstruksion betonarme, mbuluar me tarace, me fasada te suvatuara dhe të lyera nga të gjitha anët, te pajisura me ashensor. Ne çdo kat ka nga 6 apartamente banimi te vendosur ne te njejtin nivel. Kompleksi i pallateve ndodhet ne nje distance rreth 220m nga vija bregdetare.
Apartamenti 419 ka siperfaqe 53.2 m2, eshte 1+1 dhe perbehet nga nje ambjent ndenje dhe gatimi, nje dhome gjumi, koridor, tualet dhe një ballkon i cili komunikon me ambjentin e ndenjes. Dyert jane pjeserisht druri dhe pjeserisht duralumini. Dritaret jane duralumini, gjithashtu. Dyert e hyrjeve jane te blinduara. Tualetet jane te shtruar dhe te veshur me pllaka qeramike, me paisjet hidrosanitare te nevojshme.
Zona përreth përbën nje zone rezidenciale/plazhi, me infrastrukture te mire rrugore; me rruge dhe sheshe te brendshme te sistemuara. Zona pershkohet nga rruga hyrese per ne qytetin e Shengjinit. Te gjitha rruget me te cilat lidhet prona jane te sistemuara dhe te shtruara me asfalt, territori perresh ndertesave eshte i shtruar me pllaka dekorative, eshte i rrethuar me mur te ulet betoni kombinuar me kangjella metalike, si dhe ka gjelberim e peme.