Skip to main content

Punë nga Shtëpia?

7 këshilla si të jesh produktiv kur punon nga shtëpiaNë këtë kohë, kur kërcënimi COVID-19  ka impaktuar gjithçka, shumë kompani po ndjekin masat që sa më shumë punonjës të punojnë në distancë.Shumë njerëz fantazojnë për të punuar nga komoditeti i shtëpisë së tyre, duke shmangur rrugën për në punë për pak më shumë gjumë, kohë me famlijen apo për ushtrime. Por të punosh nga distanca është një thikë me dy presa- patjetër, mund të qëndrosh në shtëpi por të jesh produktiv në shtëpi mund të bëhet e vështirë, sepse mund të ketë shumë arsye për shpërqendrim  si ndonjë seri në Netflix apo punët e shtëpisë që papritur mund të duken shumë tërheqëse.Si mund të qëndroni të përqendruar në punë dhe të shëndetshëm mendërisht ndërsa punoni në distancë? Ja disa këshilla nga veteranët e punës nga shtëpia dhe ekspertët e vendit të punës.Maksimizo produktivitetinKëshilla më e mirë "shko" në punë. Përpiqu të ruash pak nga rutina e mëparshme. Nëse duhet të ishe në zyrë në 8 mos u zgjoni në 7:59. Jepi vetes pak kohë para se të nisësh punën, bëj mëngjes pi një kafe.Location, Location, LocationPërpiquni të gjeni një kënd të qetë dhe të rehatshëm në shtëpi që mund të krijojë ndjesinë e zyrës dhe që mund të lëvizni kur të mbaroni- kjo do të thotë të ngriheni nga divani dhe sigurisht nga krevati. Bëni një planDo të ndjeni gjatë ditës mungesën e strukturës që keni zakonisht. Programoni punën, detyrat por edhe pushimet gjatë ditës.Mendoni për format e komunikimitZgjeroni komunikimin duke përdorur mjete të tjera që zëvendësojnë komunikimin ballë për ballë. Komunikoni më kolegët nëpërmjet chat-eve, dhe video konferencave. Një komunikim më i mirë ju ndihmonë të ruani marrëdhëniet me kolegët, menaxherët apo vartësit tuaj.Shmangni izoliminDistancimi social nuk është i lehtë, sidomos nëse jeni mësuar në një zyrë të zhurmshme dhe argëtuese. Edhe pse bisedat e drekës me miqtë mund të mos jenë të mundura, kjo nuk do të thotë të humbni kontaktet. Telefononi një koleg apo mik gjatë pushimeve të vogla.Nëse mundeni mund të bëni video telefonata në grup ndoshta edhe me një gjë për të pirë.Po kur fëmijët janë shtëpi?Gjeni shumë lojra, libra ngjyrues dhe me gjëegjëza. Jepjani fëmijëvë tuaj kohë pas kohe jo të gjitha menjëherë. Përfshijini në aktivitete shtëpiake si pastrimi i lodrave të tyre apo edhe ushtrime gjimnastike.Vendos kufijKur zyrën e ke në shtëpi është e lehtë të mbipunosh. Dita kalon shpejt krahasuar me ditën kur punon nga zyra. Prandaj pasi të mbarojë dita e punës largoni të gjitha mjetet e punës, bllok, laptop etj deri në ditën tjetër. Burimi: bloomberg.com