Garancia Bankare eshte nje angazhim i pakthyeshem me shkrim i bankes leshuese (garantori), i leshuar ne emer te aplikantit dhe ne favorin e pales perfituese, per te kryer pagesen deri ne shumen e specifikuar ne garanci ne favorin e perfituesit, kundrejte marrjes se nje kerkese te rregullt per pagese, me shkrim nga perfituesi, ne rastin e mospermbushjes nga ana e aplikantit te detyrimit qe eshte objekt i kesaj garancie.
Garancite Bankare jane subjekt i Rregullores Standarte te Garancive Bankare (URDG), Botimi ICC Nr. 758 i cili zevendesoi rregulloren e meparshme URDG Nr. 458. Megjithate URDG NR.458 nuk perjashtohet nga perdorimi nese palet e perfshira, aplikanti dhe perfituesi,bien dakort per perdorimin e saj.
Cfare ofrojme per klientet Korporate dhe SE?
- Leshim te llojeve te ndryshme te Garancive Bankare direkte ne favor te perfitueseve brenda dhe jashte vendit duke perfshire:
Garanci Pagese – leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar pagesen e mallrave dhe sherbimeve ne favor te perfituesit
Garanci per pagese paraprake (Parapagimi) – leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar perdorimin e shumes se parapaguar ne perputhje me kontraten
Garanci Oferte - leshohet per llogari te aplikantit per pjesemarrje ne tender
Garanci Kontrate - leshohet per llogari te aplikantit per te garantuar permbushjen e detyrimeve kontraktuale
Garanci per Magazine Doganore
- Leshim te llojeve te ndryshme te Garancive Bankare Indirekte - leshohen nga banka ne favorin e klientit te saj me kerkese te nje banke korrespondente (banka e aplikantit) per llogari te klientit te kesaj te fundit, nen pergjegjesine e saj te plote me kundergarancine e kesaj banke
3. Hartim te teksteve te garancive
Ne i pershtasim tekstet e garancive me detajet e marreveshjes suaj. Me kerkesen tuaj ne do te jemi te gatshem t’iu suportojme per hartimin e tekstit te garancise qe ne fazen e negocimit te kontrates, cka mund te shoqerohet edhe me perfitime te tjera per ju ose partneret tuaj.
4. Njoftim te garancive bankare te mberritura
Ne ju transmetojme garancite bankare te leshuara ne favorin tuaj nga banka te tjera – tekstet e garancive kontrollohen nga specialistet tane per te evidentuar nese ato permbajne ndonje kusht te pafavorshem per ju. Ne rast se ju kerkoni te kryeni nje kerkese per pagese nen nje garanci bankare te mberritur ne favorin tuaj dhe te njoftuar nga ana jone, ne do te jemi ne dispozicionin tuaj per t’iu ndihmuar me kete kerkese.
Avantazhet:
- Garancia Bankare eshte nje instrument i cili sherben si siguri per perfituesin se ai do te kompensohet per demin e pesuar nese paraqet ne banke nje kerkese te rregullt per pagese
- Garancia i krijon mundesi bleresit te siguroje terma me te favorshem kreditimi
Per cfare duhet te kene kujdes palet?
Garancia Bankare eshte e pavarur nga marredhenia kontraktore mes paleve dhe banka nuk mund te terhiqet nga angazhimi qe ka marre persiper nen garancine bankare pavaresisht mosmarreveshjeve qe mund te lindin ne marredhenien mes paleve.
Dokumentacioni i kerkuar
Ne varesi te llojit te garancise se kerkuar klientet e Raiffeisen Bank sha duhet te dorezojne ne banke kopje te skanuar te kontrates se nenshkruar mes paleve ose nje dokument justifikues per marredhenien mes tyre dhe objektin e garancise se kerkuar.
Alternativat e Financimit
Garancite Bankare mund te financohen me kolateral cash te siguruar nga aplikanti ose aplikanti mund te aplikoje per nje linje financimi ne banken tone.
- Stand By Letter Of Credit (Leter Kredia Stand By)
Leter Kredia Stand By eshte nje lloj i vecante Garancie Bankare, por ne dallim nga garancite rregullat e aplikueshme per Leter Kredite Stand By jane ‘Rregullat Standarte dhe Praktika per Kredite Dokumentare (UCP nr.600), Botim i Dhomes Nderkombetare te Tregtise, Paris, e cila eshte ne fuqi prej dates 1 Korrik, 2007.