Skip to main content

PRODUKTE DIGJITALE: Raiffeisen ON

Përvoja më inovative, interaktive dhe më e sigurt në Shqipëri.

Të prezantojmë me Raiffeisen ON Business

Një zgjidhje e thjeshtë, efektive dhe e sigurt bankare në internet për klientët e korporatave, e cila merr parasysh nevojën e përdoruesit për të komunikuar me bankën përmes të gjitha kanaleve të disponueshme si Web dhe Mobile Banking.

I thjeshtë

Akseso me lehtësi shërbimet dhe bëj pagesa direkt nga numri yt i telefonit ose kompjuteri. Gëzo kryerjen e transaksioneve të pamundimshme në majën e gishtit me platformën tonë të volitshme. 

I shpejtë dhe gjithmonë në përmirësim

Ne punojmë çdo ditë për ta bërë këtë përvojë sa më të rehatshme dhe praktike të jetë e mundur për ty. 

I sigurt

Menaxhoni llogarite tuaja nga kompjuteri juaj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, nga kudo me një lidhje interneti nga kompjuteri, iPad ose celulari juaj.

Inovacion në gamën e larmishme të veçorive të disponueshme përmes Raiffeisen On Business

Nga aplikacionet e menjëhershme të kartave të debitit deri te proceset e thjeshta të hapjes së llogarive në internet, platforma jonë ofron një sërë mjetesh intuitive që u mundësojnë klientëve tanë të menaxhojnë financat e tyre me lehtësi dhe siguri.

Pagesa të lehta dhe të shpejta

Permes skanimit QR nëpërmjet funksionalitetit celular, bizneset mund të bëjnë pagesa lehtësisht duke skanuar thjesht kodet QR nga faturat elektronike. Kjo zgjidhje inovative eliminon nevojën për futjen manuale të të dhënave, duke kursyer kohë dhe duke reduktuar gabimet njerëzore.

Aplikimi Online për llogaritë e Biznesit

Kompanitë Korporatë mund të hapin llogari të reja rrjedhëse dhe llogari shtesë pa pasur nevojë të vizitojnë rrjetin tonë të degëve. I gjithë ky proces tani është i mundur online. Platforma jonë Dixhitale RON është pasuruar me këtë funksionalitet për të lehtësuar biznesin e përditshëm të klientit. Çdo kompani që përdor RON mund të përfitojë lehtësisht nga ky shërbim online. Kurseni kohë, trafik, radhë dhe punë nga komoditeti i zyrës suaj.

Përfitimet kryesore të aplikimit online

Me Raiffeisen On, ti mund të kontrollosh aktivitetin tënd financiar në çdo kohë, të kryesh transferta të shpejta dhe të sigurta online si dhe të aplikosh online për produkte bankare. 

Ofrohet në disa monedha

Kompanitë mund të zgjedhnin midis listës së monedhave të ofruara nga banka, numrin e llogarive që duan për secilën monedhë.

Shtim i një personi të autorizuar

Mundësia e mire është opsioni për të shtuar një person të autorizuar. Thjesht duke futur të dhënat e tyre personale, roli specifik që ky person do të ketë për këtë llogari.

Transparencë në çdo hap

Të dhënat e aplikimit dhe statusi i aplikimit do t'i shfaqen klientit dhe në ndërkohë do të informohen automatikisht me e-mail.

Siguri e shtuar gjatë verifikimit

Në rastet kur në aplikim përfshihen persona të autorizuar, do të bëhet një verifikim shtesë nga banka dhe do të ketë një komunikim nëpërmjet RON për çdo informacion shtesë të kërkuar nga banka.

Procesi Online ‘Njih klientin tënd’

Raiffeisen Bank Albania i ofron klienteve korporate mundësinë për të kryer procesin e KYC tërësisht online, duke siguruar informacionin e nevojshëm të kërkuar nga Banka dhe ngarkimin e dokumenteve nëpërmjet Raiffeisen ON dhe dërgimin online direkt në Bankë.

Nëpërmjet këtij funksioni ju mund të përmbushni online detyrimin për të përditësuar të dhënat e Kompanisë tuaj dhe për të dërguar dokumentacionin e nevojshëm mbi të cilin bazohen këto ndryshime. Gjithashtu ju mund të ndryshoni online të dhënat e kompanisë suaj si numrin e punonjësve, adresën, numrin e telefonit dhe këto ndryshime do të vijnë automatikisht në sistemet e Bankës.

Funksionalitetet bazë të platformës Dixhitale RON

Kontakto për suport

Per detaje dhe support te nevojshme, ju lutem kontaktoni skuadren tone te dedikuar ne adresen e emailit: digitalbanking.support@raiffeisen.al