DigiHub
Platforma e bankingut digjital për bizneset
Akseso me një hyrje të vetme të gjitha dyert:
- Raiffeisen ON
- Corporate Lending Tool
- Payment Tracker
Të prezantojmë me DigiHub
Platforma që të lejon të aksesosh disa shërbime nëpërmjet një hyrjeje të vetme. Hyr në Raiffeisen On Business, apliko për kredi online dhe monitoro pagesat.
Të gjitha shërbimet digjitale të Raiffeisen Bank në një vend dhe të disponueshme përmes funksionit të hyrjes së vetme.
- Zgjidhni shërbimin e dëshiruar
- Kyçuni në platformë nëpërmjet hyrjes së vetme (single sign-on)
- Shijoni përfitimet dhe funksionet e produkteve digjitale të Raiffeisen Bank Albania.
I thjeshtë
Platforma është krijuar për një përvojë sa më të lehtë për klientët, pa komplikime thjesht nëpërmjet ekranit të kompjuterit.
Efikas
Me një fjalëkalim të vetëm akseson disa shërbime, pa qenë nevoja të humbasësh kohë duke përsëritur kredencialet.
I sigurt
Siguria e të dhënave tuaja është prioriteti ynë.
Çfarë shërbimesh ofron DigiHub
Hap llogari. Apliko për kredi. Gjurmo pagesën. Të gjithë shërbimet ofrohen online.
Raiffeisen ON Biznes
Raiffeisen ON Business është platforma kryesore digjitale bankare në Shqipëri për bankingun ditor të bizneseve. Me akses 24/7, ajo ofron
shërbime të plota pagesash për të gjitha nevojat tuaja.
Paguani faturat elektronike thjesht duke skanuar kodin QR nga telefoni, kryeni pagesat e taksave me upload PDF, dhe faturat utilitare me kodin e klientit. Menaxhoni pagesa në grup me autorizim të sigurt përmes aplikacionit mobile.
Merrni përditësime të llogarive në kohë reale dhe gjeneroni deklarata në formate të ndryshme, të përshtatura për biznesin tuaj.
Përfitoni nga një gamë e gjerë privilegjesh dhe roleve të përcaktuara sipas
kërkesave të QKB-së dhe nevojave specifike të kompanisë suaj.
Aplikoni online për produkte bankare, hapni llogari
biznesi, kërkoni karta debiti dhe përfundoni procesin e KYC plotësisht online,
në një mjedis të sigurt dhe miqësor për përdoruesin.
Raiffeisen ON Business – zgjidhja juaj digjitale për
menaxhimin e financave të biznesit, në çdo kohë dhe kudo.
Shërbimi i kredisë online për korporatat
Përmes shërbimit Corporate Lending, ju mund të shqyrtoni lehtësisht ofertat e financimit dhe të aplikoni për kredi me suport të drejtpërdrejtë nga Menaxheri juaj i Marrëdhënieve me banken.
Tre komponentët e shërbimit:
- My offer - mund të shikoni ofertat digjitale të financimit të vëna në dispozicion nga banka dhe të nisni aplikime për financim si me Raiffeisen Bank dhe me Raiffeisen Leasing.
- My Applications - mund të nisni aplikime për financim (Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Leasing), të ndërveprojë dhe të kontrollojë statusin e aplikimeve të nisura.
- My financing Limits - keni mundësi te shikoni një pamje të financimeve që keni me bankën.
Nëpërmjet shërbimit Corporate Lending Tool, ju do te keni mundësi të ndërveproni me Menaxherin e Marrëdhënies suaj me banken si edhe të keni përditësime në kohë reale mbi statusin e aplikimit tuaj.
Si një nga bankat e para të kredisë digjitale në Shqipëri,
ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar sherbimet tona të Kredisë për
Korporatat.
Gjurmuesi i pagesave të biznesit
Gjurmimi i pagesave tuaja ndërkombëtare GPI tani është i thjeshtë dhe transparent.
Ky shërbim ofron përditësime të detajuara në kohë reale mbi statusin e çdo pagese nga fillimi deri në përfundim. Ai tregon momentet kryesore, pritshmërinë e kohës së përpunimit dhe çdo vonesë, duke ju lejuar t'i monitoroni ato nga afër dhe të menaxhoni fluksin tuaj të parave në mënyrë më efektive.
Me qasje të menjëhershme në informacion të përditësuar, ju mund të identifikoni dhe zgjidhni shpejt problemet, të përmirësoni planifikimin financiar dhe të mbani kontroll të plotë mbi pagesat tuaja ndërkombëtare.
Mjafton të keni kodin unik UETR, IBAN, kodin SWIFT dhe detajet si data, monedha, shuma dhe gjeni pagesen tuaj në platformë.
Gjithashtu, keni mundësinë të kontrolloni për pagesa mbërritëse me të dhënat.