Skip to main content

Shërbimi i Kujdestarisë

Dëshironi të investoni në letra me vlerë?

Banka Raiffeisen ofron ruajtjen e investimeve tuaja te sigurta nëpërmjet shërbimit të kujdestarisë dhe i siguron ato në regjistrin e letrave me vlerë.

Përfitimet tuaja:

Mbajtja e portofolit të rekordeve

Banka ju ofron qetësi, duke ruajtur rekorde të instrumentave financiar.

Shlyerja e transaksioneve me tituj në mënyrë të shpejtë dhe efikase

Shlyerja e transaksioneve që lidhen me instrumentat e të ardhurave fikse në mënyrë efikase dhe të shpejtë.

Tarifa të thjeshta dhe konkuruese për shërbimin

Tarfiat mund të negociohen në bazë te vlerës së investimit te portofolit tuaj, si dhe mund të rinegociohen në mënyrë të rregullt.

Procesimi i eventeve të korporatave

Nëse ju investoni në titujt e qeverisë së Shqipërisë nëpërmjet Raiffeisen Bank, ju do të përfitoni të gjitha shërbimet mbi titujt, përfshirë këtu pagesen e kuponit, pagesën e principaleve ne datën e maturimit, si dhe informacion mbi normat e interest dhe cmimet e tregut për investimet tuaja në çdo moment.

Atribute të produktit

Shërbimi i Kujdestarisë dhe Regjistratit të titujve të qeverisë së Shqiperisë ofron këto shërbime:

  • Çeljen e llogarisë së titujve/llogari escrow
  • Shlyerjen e të gjitha transaksioneve me tituj të portofolit tuaj (si blerje, shitje, transferim pronësie) në tregun shqipëtar të tiujve;
  • Ruajtjen e të gjitha veprimeve mbi këtë portofol
  • Raportimin dhe konfirmimin e transaksioneve të shlyera si dhe dërgimin e informacionit mbi gjendjen aktuale të portofolit në mënyrë periodike 
  • Vleresimin e portofolit dhe raportimin e gjendjes së tij aktual në mënyrë periodike 
  • Mbajtja e marrëdhënieve me emetuesin e instrumentave financiarë (Minstira e Financave dhe Banka e Shqipërisë), për çdo gjë që lidhet me përfaqësimin në treg, pagesën e kuponit, tatimeve etj