Ju mund te depozitoni ne dy monedha prane ATM-ve te Raiffeisen Bank, Leke dhe Euro. Nepermjet logove te dukshme, Ju mund te dalloni monedhen ne te cilen ofron transaksione cdo ATM e Raiffeisen Bank.
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM / leke jane: 500 leke, 1.000 Leke, 2.000 Leke dhe 5.000 Leke
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM/ Euro jane: 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.
Kartemonedhat duhet te vendosen ne pozicionin gjatesor horizontal, se bashku dhe pa qene e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartemonedhave per nje depozitim eshte 90.
Limitet per depozitim ne ATM per klientet Individe me karte debiti dhe krediti jane:
Limit ditor: 500,000 Leke / 5,000 Euro
Limit javor: 1,500,000 Leke / 15,000 Euro
Limit mujor: 3,000,000 Leke / 30,000 Euro
Kujdesuni qe te depozitoni kartemonedha te rregullta dhe te pa demtuara.
Çdo kartemonedhe e falsifikuar do te mbahet nga ATM, mesazhi perkates shfaqet ne ekranin e ATM-se. Kartemonedhat e dyshuara si te falsifikuara mbahen nga ATM per investigime te metejshme.