Skip to main content

Ne ofrojmë sigurinë maksimale për kartat e tua, ti kujdesu për ato.

Siguria e kartave

Raiffeisen Bank është e përkushtuar për të rritur sigurinë e përdorimit të kartave tuaja. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa pjesëmarrjen dhe respektimin e disa rregullave nga ana juaj . 

  • Sapo të merrni në dorëzim kartën nënshkruani menjëherë në pjesën e pasme të saj për të zvogëluar riskun e përdorimit të kartës pa lejen tuaj në rast humbjeje të kartës.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta dhe mos ja jepni askujt ato.
  • Asnjëherë mos e mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend.
  • Krijo PIN të sigurt dhe ndryshojeni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Mos përdorni kode të cilat mund të gjenden lehtësisht nga mashtruesit (psh, 1111, 1234, etj).
  • Mbani numrin e telefonit dhe adresën e bankës në mënyrë që të raportoni menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
  • Copëtoni ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
  • Kontrolloni rregullisht aktivitetin financiar të secilës prej llogarive tuaja bankare.
  • Njoftoni bankën kur ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
  • Raportoni menjëherë çdo transaksion të dyshimtë duke telefonuar bankën.
  • Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni POS (ne dyqane, restorant, etj.) dhe merreni atë menjëherë sapo transaksioni të përfundojë.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta (makinë, punë etj.).
  • Mos ja lini askujt kartat tuaja. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj njihet nga persona të paautorizuar njoftoni menjëherë Bankën ose ndryshojeni menjëherë ate.

Zvogëloni rrezikun në ATM.

Përdorimi i kartës në bankomat është një mënyrë komode dhe e thjeshtë për të marrë paratë. Sigurohuni që e bëni në mënyrën e duhur.

  • Para përdorimit të ATM, kontrolloni për prani të ndonjë pajisje të huaj, të vendosur mbi tastierën e ATM apo mbi lexuesin e kartës. Në rast se keni dyshime, mos e përdorni ATM-në dhe informoni menjëherë Bankën në numrat e kontaktit.
  • Ruani PIN-in tuaj nga të tjerët, ndërkohë që e vendosni në ATM.
  • Në rast se dyshoni se PIN-i juaj mund të jetë kompromentuar, njoftoni menjëherë Bankën dhe ndryshoni sa më shpejt PIN në ATM më të afërt.
  • Kur përdorni një bankomat të vendosur në hyrje të degës (në zonën e vetshërbimit që aksesohet me kartë) shmangni hyrjen me persona të panjohur.
  • Jini të kujdesshëm nëse dikush ofrohet t’ju ndihmojë ose udhëzojë dhe mos lejoni ndërhyrje gjatë kryerjes së transaksionit tuaj.
  • Nëse karta juaj mbahet nga ATM, telefononi Bankën ose paraqituni në degën më të afërt. 
  • Sigurohuni që po përdorni një website të sigurt përpara se të kryeni pagesa përmes Internetit.
  • Kontrolloni për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj apo per “https/...” në adresën e faqes web ku po kryeni blerjen. Këto detaje tregojnë se website përdor teknologji enkriptimi kur transmeton të dhëna personale.
  • Asnjëherë mos pranoni rekomandime ose këshilla nga palët e treta gjatë përdorimit të kartave.
  • Kontrolloni për shenja që website i mbron të dhënat tuaja.
  • Përdorni një filtër që ju paralajmëron faqet e internetit të dyshimta.
  • Sigurohuni të kryeni blerje në tregtarë të pajisur me shërbimin 3D Secure. Kur bleni në këta tregtarë në Internet, sigurohuni që faqja e verifikimit të transaksionit  mban logon e VISA ose Mastercard dhe Raiffeisen Bank.
  • Bëni gjithmonë “log-out” nga faqja e tregtarit pas kryerjes së transaksionit të blerjes.
  • Mos u përgjigjni e-mail-eve/ telefonatave që ju kërkojnë të dhëna personale.
  • Evitoni përdorimin e numrit të kartës suaj apo të dhëna të tjera (skadenca, numri i sigurisë) në një kompjuter publik.
  • Përdorni dorën tuaj për të fshehur PIN nga vëzhgimi kur po kryeni një transaksion në POS.
  • Mos e lini asnjëherë kartën jashtë vështrimit tuaj gjate një blerjeje në POS.  Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.

Sulmet smishing janë një formë mashtrimi ku sulmuesit përpiqen të mashtrojnë përdoruesit përmes mesazheve që duken sikur vijnë nga burime të besueshme, si banka, institucione publike, kompani postare apo shërbime të tjera zyrtare.

Përmes tyre synohet të mashtrohet përdoruesi që të klikojë në një link, të vendosë të dhëna personale, të ndajë kode njëpërdorimshe ose informacione të kartës bankare, të cilat më pas përdoren në mënyrë të padrejtë në përfitim të "sulmuesit".

Disa nga karakteristikat më të shpeshta të mesazheve smishing janë si më poshtë:
• Përdorimi i emrave të njohur ose institucioneve të besueshme për të krijuar besueshmëri.
• Gabime drejtshkrimore dhe gramatikore në përmbajtjen e mesazhit.
• Linqe të shkurtuara ose URL që duken si legjitime por ju ridrejtojnë në faqe mashtruese.
• Gjuha e përdorur është urgjente, kërcënuese ose shpreh fshehtësi.
• Kërkesa për pagesa ose ndarje të informacioneve konfidenciale.

Çfarë duhet të bëni nëse merrni komunikime të tilla?
• Mos klikoni në asnjë link;  shkruani gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës në shfletues
• Mos ndani informacione mbi të dhënat tuaja personale, të dhënat e kartës tuaj bankare, kodet CVV apo kodet njëpërdorimshe; banka nuk ju kërkon kurrë të dhëna sensitive përmes mesazheve.
• Mos iu përgjigjni SMS-ve
• Raportoni çdo rast të dyshimtë pranë Raiffeisen Bank, duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në nr 042 381 381.

Rifreskoni numrin e telefonit të regjistruar në Bankë

Në rast se nuk e dispononi apo përdoni më numrin e regjistruar në sistemet e bankës paraqituni në degën më të afërt për të kryer ndryshimin.

Nëse karta ka humbur, është vjedhur, ose dyshohet për përdorim të paautorizuar telefononi në një nga numrat e mëposhtëm.

Në çdo rast mashtrimi apo përpjekje për mashtrim, Raiffeisen Bank bën verifikime si dhe bashkëpunon me palët respektive për të gjetur mashtruesit dhe për të parandaluar (zvogëluar) dëmtimin.