Kartat Mastercard World
Zbulo përfitimet e kartës së kreditit Mastercard World. Thjeshtëso jetën tënde, bëj blerje në dyqan dhe online me vetëbesim dhe korr shpërblimet e skemave të bonuseve dhe ofertave të përfitimit përgjatë gjithë vitit.
Pagesa të shpejta pa kontakt
Prakticitet në pagesa mujore
0 komision për të gjithë pagesat në POS dhe online (në të dyja monedhat ALL/EUR)
Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kartën e Kreditit
Përfitimet e Mastercard World
INTERNET FALAS Flexiroam from Mastercard
Thuaj lamtumirë kostove të shtrenjta ndërkombëtare të internetit roaming. Global Data Roaming nga Flexiroam ju jep akses në mbi 520 rrjete telekomunikimi në mbi 200 vende me vetëm një konfigurim. Nëpërmjet kartës së kreditit Mastercard World të lëshuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri, kartëmbajtësit përfitojnë FALAS planin e paketës 5 x 1GB (3 ditë) për roaming jashtë vendit.
Lounge Key Akses në Airport Lounge
Akses në më shumë se 1,200 ambiente të Business Lounge të aeroporteve në të gjithë botën nëpërmjet Lounge Key. Karta juaj e kreditit Mastercard World e lëshuar nga Raiffeisen Bank, ju jep 11 vizita falas në vit në Business Lounge si pjesë e Programit të Udhëtimit Premium i vlefshëm deri në Dhjetor 2026.
Fluturime të sigurta Sigurim Udhëtimi
Paguaj biletën tënde me kartën tënde Mastercard World dhe do të përfitosh sigurimin e udhëtimit falas.
Fushatë promocionale Programi Premium i udhëtimit nga Mastercard
Karta juaj Mastercard Premium e lëshuar nga Raiffeisen Bank, ju sjell akses në shërbime të reja të aeroportit të përshtatura përt'i bërë udhëtimet e tyre më të rehatshme.
Kjo fushatë është e vlefshme deri në 31 Dhjetor 2026.
Apliko online tani!
Nis aplikimin tënd online tani, kalo në degën më të afërt për të firmosur dokumentet përfundimtare, personalizo kartën tënde dhe pajisu me të brenda 5 minutave.
Plotëso formularin online
Fillo aplikimin në 5 minuta.
Vizito degën më të afërt
Firmos kontratën me këshilluesin tënd.
Fillo të përdorësh kartën tënde
Largohu me kartën tënde të personalizuar dhe fillo blerjet!