APPLE PAY iPhone yt tani është karta jote Raiffeisen
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe private për të përdorur kartën tënde Raiffeisen, Mastercard dhe Visa, në të gjitha pajisjet e tua Apple.
Apple Pay: E sigurt, e mbrojtur dhe private
Një mënyrë e lehtë për të paguar në dyqane, online dhe në aplikacione.
Si të shtosh kartën tënde në Apple Pay
Shiko videon për të mësuar se si të shtosh kartat direkt nga Raiffeisen ON në Apple Wallet.
Gjithashtu mund t'i shtosh kartat në mënyrat më poshtë:
Wallet Extension:
- Në aplikacionin Wallet, klikoni +.
- Do të shfaqen opsionet për shtimin e kartës.
- Zgjidhni Raiffeisen ON dhe shtoni kartën.
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.
Si të paguash me Apple Pay
Paguaj me disa hapa të thjeshtë
Për të kryer pagesën në dyqan, kliko dy herë butonin anësor të iPhone-it tënd me ekran të kyçur ose gjatë përdorimit të çdo aplikacioni. Më pas autentifikohuni me Face ID, Touch ID ose kodin tuaj dhe mbajeni pajisjen tuaj pranë lexuesit. Ose nëse po paguani në internet, klikoni butonin Apple Pay dhe konfirmoni blerjen tuaj.
Pyetje të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me regjistrimin dhe përdorimin e kartave të Raiffeisen Bank Shqipëri në Apple Pay. Gjithashtu do të gjeni informacione të detajuara mbi sigurinë, pajisjet e mbështetura dhe udhëzime praktike për përdorimin e këtij shërbimi.
Me Apple Pay dhe kartat e debitit dhe kreditit Raiffeisen, mund të paguani shpejt, sigurt dhe në mënyrë private. Pagesat me Apple Pay janë të lehta dhe funksionojnë me pajisjet që përdorni çdo ditë; iPhone, Apple Watch, iPad dhe Mac. Informacioni mbi kartën tuaj është i sigurt, pasi nuk ruhet në pajisjen tuaj dhe nuk ndahet me tregtarin gjatë pagesës.
Nëpërmjet aplikacionit mobile Raiffeisen ON (In-App Push Provisioning)
- Hapni aplikacionin Raiffeisen ON
- Zgjidhni opsionin ‘’Kartat”
- Tek secila kartë do të shfaqet butoni “Add to Apple Wallet”
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
Wallet Extension:
- Në aplikacionin Wallet, klikoni +.
- Do të shfaqen opsionet për shtimin e kartës.
- Zgjidhni Raiffeisen ON dhe shtoni kartën.
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.
Me Apple Pay, mund të paguani lehtësisht në dyqane, online, ose në aplikacione. Mund të identifikoni vendet ku mund të paguani me simbolin e pagesës pa kontakt ose logon e Apple Pay.
Ju mund të bëni pagesa me Apple Pay në të gjithë POS-at që suportojnë pagesat pa kontakt dhe kanë shenjën ApplePay / Contactless.
Hapat për të paguar:
1. Sigurohuni që karta juaj është shtuar në Apple Wallet.
2. Kur të jeni pranë terminalit POS mbani iPhone-in tuaj pranë terminalit të pagesës.
3. Aktivizoni Apple Pay:
Në iPhone me Face ID → Shtypni dy herë butonin anësor dhe shikoni ekranin.
Në iPhone me Touch ID → Mbani gishtin mbi Touch ID.
4. Pasi të konfirmohet pagesa, në ekran do të shfaqet një shenjë që transaksioni ka përfunduar me sukses
Ju mund ta përdorni Apple Pay edhe me Apple Watch, duke shtypur dy herë butonin anësor dhe mbajtur orën pranë POS-it.
Termat dhe Kushtet
Më poshtë do të gjeni termat dhe kushtet për regjistrimin dhe përdorimin e kartave të Raiffeisen Bank Shqipëri në aplikacionin Apple Pay. Ju ftojmë të lexoni me kujdes të gjitha detajet përpara se të vazhdoni me regjistrimin.
Pse Raiffeisen Bank?
Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë avantazhet kryesore të tua:
Je ne duar të sigurta
Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëvendosur dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.
Kemi ekspertizë dhe eksperiencë
Ti përfiton nga ekspertiza dhe eksperienca e këshilluesve tanë, që është e mirënjohur ndërkombëtarisht.
Ne jemi banka më e rekomanduar
Ne krenohemi me të qenit banka më e rekomanduar me NPS (Promovuesi Neto i Pikëve) më të lartë në vend.