Skip to main content

Transfertat Bankare

Raiffeisen Bank ofron shërbimin e transfertave bankare për klientët e saj të cilat janë metoda të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta për transferimin e fondeve në llogaritë brenda dhe jashtë Raiffeisen Bank. 

Transfero para me Raiffeisen Bank, më lehtë se kurdo

Transferta nëpërmjet Raiffeisen ON dhe degës më të afërt
Veprime të thjeshta dhe shpejta
Transferta brenda bankës, brenda dhe jashtë vendit

Kudo që ju dëshironi që paratë të shkojnë

Raiffeisen Bank ju ofron mundësinë e realizimit të transfertave brenda Bankës, brenda vendit, ndërkombëtare dhe transferta automatike.

Klientët e bankës kanë mundësinë që të transferojnë fondet e tyre duke u paraqitur në degë ose nëpërmjet platformës digitale “Raiffeisen ON” 

Klientët e bankës kanë mundësinë të kryejnë:  

Transferta nëpermjet llogarive të tyre
Transferta kundrejt klientëve të tjere të bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare
Transferta për pagesën e faturave utilitare – nëpërmjet plaformës digitale “Raiffeisen ON” ose në degët e bankës
Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare
Transferta Periodike
Çeqe

Transferta nëpermjet llogarive të klientit

Çdo klient i bankës ka mundësi të transferoj fondet e tij nëpërmjet llogarive të tij rrjedhëse në të njëjten monedhe ose monedha të ndryshme. Gjithashtu mund të transferojnë pagesën minimale mujore të kartes së kreditit. Keto transferta mund të kryhen në platformen digjitale “Raiffeisen ON” ose në degë. Në degët e bankës klientët mund të kyrejnë edhe depozitime cash në llogarite e tyre.  

Transferta kundrejt klientëve të tjerë të bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare

Çdo klienti i bankës ka mundesinë e trasnferimit të fondeve nga llogaritë e tij në llogaritë e klienteve të tjerë të bankës. Perfituesit e fondeve mund të jenë individ, biznese, kompani utilitare ose institucione qëveritare (psh:Thesari i Shtetit ose Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve). Këto transferta mund të kryhen në platformen digjitale “Raiffeisen ON” ose në degë. Në degë ju jepet mundesia që transferimi i fondeve të kryhet nëpermjet depozitimit Cash tek arka ose trasnfertë bankare. 

Transferta për pagesën faturave utilitare – Platforma digjitale “Raiffeisen ON” ose në degë

Banka jep mundesinë për individë dhe biznese që të kryejnë pagesën e faturave mujore nëpermjet platformës digjital “Raiffeisen ON” ose në degët e saj.  Pagesa e faturës mujore mund te kryhet: 

  • Duke depozituar cash tek arkëtari i degës 
  • Me transferte bankare nga llogaria e klientit – Raiffeisen On ose në degët e bankës 

Pagesa e faturave mujore, kryhet duke perdorur metodat më të avancuara automatike dhe të sigurta per pagesën e detyrimit mujor. 

Transferta automatike për pagesën e faturave utilitare

Banka ju jep mundësinë e pagesës së faturave të shërbimeve utilitare në mënyre automatike. Klientet e bankës autorizojne bankën për të kryer cdo muaj pagesën automatike të faturave. Ne këtë mënyre, banka kujdeset cdo muaj per pagesen e faturave. Klientët kanë mundësine që te shmangin pritjen ne rradhe për pagesën e faturave në ambientet e kompanive utilitare. 

Për të përfituar shërbimin e pagesave automatike të faturave mujore, duhet te kryeni rregjistrimin duke paraqitur dokumentat e meposhtme ne degë:  

  • Libreza ose kontrata e utilitetit 
  • Një kopje e faturës së fundit 
  • Një dokument identifikimi 

Shërbimet utilitare për te cilat ofrohet pagesa e faturave ne degë ose në mënyre automatike jane: OSHEE, VODAFONE, ONE, DIGITALB, UJËSJELLËSI 

Transferta periodike

Ky shërbim mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse në një llogari tjetër brenda ose jashte bankës. 

Përfitimet 

  1. Klientet e bankës mund të kryejne një pagesë nga llogaria e tyre rrjedhëse në një tjetër llogari rrjedhëse për të shlyer detyrime të ndryshme si: qëra apartamenti, abonime etj, brenda dhe jashtë vendit. 
  2. Klientet mund të përdorin këtë shërbim si një alternative komode kursimi duke transferuar periodikisht para në llogarite e tyre te depozitave ose ne llogarite e fondit te investimit. 

Për të përfituar nga ky shërbim, plotësoni formularin e autorizimit duke zgjedhur: 

  1. Frekuencën e pagesës 
  2. Llogarinë përfituese 
  3. Shumën e pagesës 

Çeqe

Raiffeisen Bank pranon për arkëtim lloje të ndryshme çeqe në monedhë vendase apo të huaj. 

Në rrjetin e bankës sonë nuk pranohen për arkëtim çeqë të lëshuara jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat kanë të specifikuar përdorimin vetëm brenda territorit të shtetit lëshues. 

Raiffeisen Bank është banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe mjaft e përhapur në Europë. Klientët e bankës kanë mundësinë të transferojnë fondet e tyre me përfitues të cilët kanë llogari në banka të tjera brënda dhe jashtë Shqipërisë. Këto transferta mund të kryhen me anë të platformës digitale “Raiffeisen ON” ose duke u paraqitur në degë.

Llojet e transfertave jashte bankës:

Transferta me përfitues në çdo bankë të botës
Transferta me përfitues në Raiffeisen Kosovë
Transferta me përfitues në bankat e grupit Raiffeisen
Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare

Transferta me përfitues ne cdo bankë të botës

Nëse kryeni një Transfertë me përfitues jashtë bankës, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:

  • Komisionet që do të paguani jane të favorshme dhe konkuruese.
  • Afati që paratë mbërrijnë në destinacion: Brenda 0-1 ditë pune në LEK dhe brenda 2–3 ditë pune në monedhe të huaj.

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm që dërguesi i fondeve duhet të paraqësë në bankë për të kryer një transfertë jashte bankës:

  • Emrin, Mbiemrin dhe dokument identifikimi (i vlefshëm) të dërguesit të parave
  • Numri i llogarisë nga do nisen paratë• Shuma e parave që do dergojë + komisionet (sipas kushtit se kush do ti paguajë ato *)
  • Emri, Mbiemri i përfituesit të parave• Adresa e saktë e përfituesit
  • Kodin IBAN i llogarisë së përfituesit
  • Banka e përfituesit dhe kodi SWIFT i saj
  • Qëllimin e pagesës dhe dokuemnta justifikues sipas rregullores se Bankës se Shqiperise.

* Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:

  • OUR - Klienti dërgues paguan gjithë komisionet
  • SHA - Klienti dërgues paguan komisionet e bankës dërguese dhe korrispondente. Klienti përfitues paguan komisionet e bankës përfituese.
  • BEN - Klienti përfitues paguan të gjitha komisionet

Transferta me përfitues në Raiffeisen Kosovë

Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosovë për transfertat në EUR & USD.

Përfitimet:

• Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune.

• Komisionet që do të paguani:

10 EUR / 14 USD komision për çdo pagesë në nisje

10 EUR / 14 USD komision për pagesat me kushtin OUR

Transferta me përfitues në grupin e bankave Raiffeisen

Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat në nisje dhe në mbërritje midis Bankave të grupit Raiffeisen.

Përfitimet:

  • Komisionet që do të paguani: 20% më pak se komisioni standard
  • Afati që fondet te mbërrijnë në llogarinë e perfituesit: Brenda 0-1 ditë pune.
  • Monedha e transfertës: EUR

MoneyGram

MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.

Ju mund të dërgoni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të dërguar para nëpërmjet MoneyGram:

  1. Dokument identifikimi i vlefshëm
  2. Emri, Mbiemri i dërguesit
  3. Numri i llogarisë nga do nisen paratë
  4. Shuma e parave që do dërgohet + komisionet përkatese
  5. Emri, Mbiemri i përfituesit të parave
  6. Adresa e saktë e përfituesit
  7. Monedha e mbërritjes së parave

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të terhequr para nëpërmjet MoneyGram

  1. Numrin e Referencës
  2. Emrin e dërguesit
  3. Shumën e dërgesës
  4. Dokumentin e identifikimit të përfituesit
  5. Datëlindje, vendlindje dhe profesion të marrësit (nëse nevojiten)

LLogaria juaj në Raiffeisen Bank ju jep mundësinë të prisni transferta fondesh nga banka të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto transferta parash mund të jenë në Lekë ose në monedhë të huaj.

Nëse prisni një transfertë në hyrëse pranë bankës sonë, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:

  • Komisionet që do të paguani: Tepër të favorshme dhe konkuruese.
  • Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune (Lek) dhe brenda 2 – 3 ditë pune (monedhe të huaj).

Pajisni me informacionin e mëposhtëm kompanitë apo personat që do të donin t’ju dërgonin një transfertë të tillë:

  • Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Albania
  • Kodi i SWIFT te bankës së përfituesit: SGSBALTX
  • Kodi IBAN i llogarisë në Raiffeisen Bank ku dëshironi të prisni fondet.
  • Emri dhe Mbiemri juaj ashtu si është e regjistruar në Raiffeisen Bank
Transferta me perfitues në Raiffeisen Kosove
Transferta me përfitues në bankat e grupit Raiffeisen
Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare

Transferta me përfitues në Raiffeisen Kosove

Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosove për transfertat në EUR & USD.

Përfitimet:

• Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune.

• Komisionet që do të paguani:

10 EUR / 14 USD komision për çdo pagesë në nisje

10 EUR / 14 USD komision për pagesat me kushtin OUR

Transferta me përfitues në grupin e bankave Raiffeisen

Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat në nisje dhe në mbërritje midis Bankave të grupit Raiffeisen.

Përfitimet:

  • Komisionet që do të paguani: 20% më pak se komisioni standard
  • Afati që fondet te mbërrijnë në llogarinë e perfituesit: Brenda 0-1 ditë pune.
  • Monedha e transfertës: EUR

MoneyGram

MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.

Ju mund të dërgoni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të dërguar para nëpërmjet MoneyGram:

  1. Dokument identifikimi i vlefshëm
  2. Emri, Mbiemri i dërguesit
  3. Numri i llogarisë nga do nisen paratë
  4. Shuma e parave që do dërgohet + komisionet përkatese
  5. Emri, Mbiemri i përfituesit të parave
  6. Adresa e saktë e përfituesit
  7. Monedha e mbërritjes së parave

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të terhequr para nëpërmjet MoneyGram

  1. Numrin e Referencës
  2. Emrin e dërguesit
  3. Shumën e dërgesës
  4. Dokumentin e identifikimit të përfituesit
  5. Datëlindje, vendlindje dhe profesion të marrësit (nëse nevojiten)

Pse Raiffeisen?

Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë avantazhet kryesore të tua:

Je ne duar të sigurta

Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëvendosur dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.

Kemi ekspertizë dhe eksperiencë

Ti përfiton nga ekspertiza dhe eksperienca e këshilluesve tanë, që është e mirënjohur ndërkombëtarisht.

Ne jemi banka më e rekomanduar

Ne krenohemi me të qenit banka më e rekomanduar me NPS (Promovuesi Neto i Pikëve) më të lartë në vend.