Skip to main content

Certifikata Raiffeisen

Zbulo larminë e investimeve me certifikatat e Raiffeisen Bank. 

Çfarë janë Certifikatat?

Instrumenta borxhi të emetuara në bazë të një prospekti dhe termave dhe kushteve përkatëse, të cilat specifikojnë midis të tjerash maturimin, strukturën e pagesës dhe asetin mbështetës.

Benefitet e të investuarit në certifikata

Lehtësisht të tregtueshme, me maturim të kufizuar ose të hapur dhe të emetuara nga një bankë
Me ose pa të ardhura periodike (kupon)
Me vlerë të ndryshueshme ose me një shumë fikse shlyerjeje, të përcaktuar paraprakisht
Të lidhura me çmimin e një ose më shumë aseteve bazë

Certifikatat me mbrojtje kapitali

Janë të dizajnuara për investitorët e orientuar drejt sigurisë që duan kapitalin e tyre të investuar të mbrojtur në maturim duke marrë pjesë në performancën e aksioneve, indekseve ose mallrave.

Pyetje të shpeshta

Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Llogaritja bëhet në bazë të certifikatës të zgjedhur dhe, me karakteristikat që ka çdo certifikatë, është profili i pagesës për çdo certifikatë.

Po, në çdo moment është e mundur që të kryhet shitja e certifikatës para afatit të maturimit me çmimin e tregut.

Po, ofrohen edhe certifikata me kupon fiks.

Po, ofrohen certifikata ESG.

Për momentin, çdo certifikatë ka mbrojtje minimale të kapitalit me të paktën 100%.

Tarifat dhe komisionet aktuale do të shfaqen në këtë link.

Pse Raiffeisen?

Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë avantazhet kryesore të tua:

Je ne duar të sigurta

Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëvendosur dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.

Kemi ekspertizë dhe eksperiencë

Ti përfiton nga ekspertiza dhe eksperienca e këshilluesve tanë, që është e mirënjohur ndërkombëtarisht.

Ne jemi banka më e rekomanduar

Ne krenohemi me të qenit banka më e rekomanduar me NPS (Promovuesi Neto i Pikëve) më të lartë në vend.