Skip to main content
Personal Loan

Hapi rrugën dëshirave

Zgjidh kredinë personale

Apliko plotësisht online dhe përfito:

  • Normë interesi fiks 6.5% për 3 vitet e para të kredisë
    • Pa nevojë për kolateral ose deklarim të qëllimit të kredisë
    • Shuma dhe afati maksimal për kredinë personale ofrohet në bazë të segmentit të klientit, kanalit të aplikimit dhe vlerësimit të rrezikut të klientit

Informacion: Nëse zgjidhni të aplikoni në degë ju përfitoni normë interesi fiks 7.5% për 2 vitet e para të kredisë 

Oferta është e vlefshme deri më 30 Shtator 2025

Kujdes! Ju lutem sigurohuni që kredia juaj të jetë procesuar totalisht në kanalin digjitalpër të përfituar interesin 6.5 %, përndryshe aplikohet norma prej 7.5%! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh. 

Apliko online, në Raiffeisen ON, ose në degë

Kanali i Aplikimit

Aplikimet në kanalin digjital

Aplikimet në degët e bankës

Segmenti i Klientit

Klientë pagamarrës standart

Kliente pagamarrës Premium

Kliente jo-pagamarrës

Kliente pagamarrës standart

Kliente pagamarrës Premium

Kliente jo-pagamarres

Shuma maksimale

2.5 milionë Lekë

3 milionë Lekë

1 milionë Lekë

2.5 milionë Lekë

3 milionë Lekë

2.5 milionë Lekë

Afati maksimal

10 vite

10 vite

7 vite

10 vite

10 vite

10 vite

Sigurim i primit të kredisë në dy paketa:

Standart

2.5% e shumës së kredisë

Ekstra

3% e shumës së kredisë (vetëm për limit maksimal deri në 1.5 milionë lekë dhe afat kredie deri në 84 muaj)

  • E vlefshme vetëm për kreditë personale në monedhën Lekë!

Shembull

Shuma e kredisë: 3,000,000 lekë

Afat kredie: 10 vite

Interesi: 6.5% për 3 vitet e para me NEI 7.49%

Kësti i kredisë: për 3 vitet e para është 34,064.39 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin kryegjë + interes)

Nëse klienti merr pagën në Bankën Raiffeisen, pas 3 viteve të para interesi do të jetë Bono Thesari 12-mujore e ndryshueshme çdo vit + 10.4% (Norma e interesit të kredisë ofrohet në bazë të vlerësimit të rrezikut të klientit).

Nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të jetë sa është aktualisht, atëherë interesi për kredinë do të jetë: 2.78% + 10.4% = 13.18%  Kësti i kredisë llogaritur me këtë interes, për vitet në vijim do të jetë 41,956.92 lekë

Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 3,000,000 Lekë është 4,750,699.05 Lekë.

Kjo shumë totale mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të Interesi i Bonove te Thesari 12-mujore dhe minimumit të interesit të aplikuar për kredinë e kërkuar.

Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nese te ardhurat tuaja jane ne leke dhe merrni kredi ne euro rritja e kursit te kembimit te euro do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë pasi do te rritet vlera e kestit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë dhe perkeqsimin e statusit ne “me probleme” e deri ne fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshem nga ana e bankës.

Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë Personale të Pasiguruar.

Çfarë kushtesh duhen plotësuar?

Për t'u kualifikuar për një kredi personale ju duhet të:

  • Jeni rezident në Shqipëri.
  • Të keni të ardhura të verifikueshme dhe të jeni të punësuar pranë një institucioni shtetëror apo privat, brenda Shqipërisë.

Çfarë dokumentash duhen për të aplikuar?

Për të aplikuar ju duhen këto dokumenta
  • Kartë identiteti
  • Çertifikatë familjare
  • Deklaratë të ardhurash

    *Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë në raste të veçanta.