Kursime dhe Investime
Ne të ofrojmë mbështetje të dedikuar për të realizuar ëndrrat e tua financiare, duke krijuar zgjidhje të përshtatura vetëm për ty. Me ndihmën tonë, do të ndihesh i qetë dhe i sigurt në çdo vendim që merr, duke ndërtuar një rrugë të fortë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Zgjidhjet tona për kursime dhe investime
Kujdes! Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.
Kursime dhe Investime Depozita me afat
Hap depozitë me afat sot, siguro të ardhmen tënde nesër dhe përfito:
- Siguri dhe transparencë
- Këshillim i dedikuar në çdo degë
Kursime dhe Investime Depozita Plus
Hap depozitën Plus sot dhe zgjidh kushtet që dëshiron
- Tërhiq interesin çdo 1, 3 ose 6 muaj
- Këshillim të dedikuar në çdo degë
- Liri në zgjedhjen e datës së maturimit
Kursime dhe Investime Të ardhura fikse
Termi të ardhura fikse i referohet një lloj investimi që ofron kthim të paracaktuar ose fiks në një periudhë kohe. Kryesisht, përfshin investime si bono, certifikata depozite dhe instrumente të tjera borxhi. Ndryshe nga investimet e të ardhurave të ndryshueshme, ku kthimi luhatet në bazë të kushteve të tregut, investimet e të ardhurave fikse u ofrojnë investuesve një rrjedhë të parashikueshme të ardhurash.
Këto investime janë zakonisht tërheqëse për ata që kërkojnë kthim të qëndrueshëm dhe ruajtje kapitali. Tregu i të ardhurave fikse ofron një gamë opsionesh me maturitete, norma interesi dhe nivele risku të ndryshme, duke i lejuar investuesve të përshtasin portofolin e tyre bazuar në qëllimet e tyre financiare dhe tolerancën ndaj riskut.
Kursime dhe Investime Shërbimi i kujdestarisë
Doni të blesh dhe të mbash një portofol të ardhurash fikse?
Raiffeisen Bank mban investimet e tua të sigurta duke të ofruar shërbimin e kujdestarisë dhe duke i mbajtur në regjistrin e sigurisë.
Të duhet ndihmë në gjetjen e zgjidhjes së duhur financiare?
Këshilluesit tanë janë këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua.
Këshillohu në degë
Ekspertët tanë janë të gatshëm të diskutojnë me ju në degët tona.
Kontakto qendrën tonë të kontaktit
Nga çdo rrjet celular pa pagesë.
Konsultohu me ekspertët tanë të investimeve
Telefono ekspertë tanë të investimeve dhe disktuto nevojat dhe shqetësimet e tua ose na dërgo një email.
Pse Raiffeisen?
Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë përparësitë kryesore për ty:
Je ne duar të sigurta
Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëpozicionuar dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.
Ne kemi ekspertizë dhe eksperiencë
Përfito nga ekspertiza dhe përvoja e këshilluesve tanë, e njohur ndërkombëtarisht.
Ne jemi banka më e rekomanduar
Ne krenohemi që jemi banka më e rekomanduar me NPS më të lartë (Rezultati i Promovimit Neto) në vend.