Skip to main content

Apple Pay

Regjistrimi dhe përdorimi e kartave të lëshuara nga Raiffeisen Bank Shqipëri në aplikacionin Apple Pay

Në kushtet dhe rregullat e paraqitura më poshtë, përcaktohet mënyra e regjistrimit dhe përdorimit të kartave të lëshuara nga Raiffeisen Bank Shqipëri në aplikacionin Apple Pay. Prandaj ju këshillojmë të lexoni me kujdes dhe plotësisht këtë dokument para se të pranoni përmbajtjen e tij. Kushtet dhe Rregullat do të zbatohen së bashku me Marrëveshjen specifike për Kartën Debit/Kredit të lidhur midis Klientit/ Përdoruesit dhe Bankës. Nëse nuk jeni dakord me ndonjë nga dispozitat e këtyre kushteve dhe rregullave, ju lutemi mos e vazhdoni procesin e regjistrimit të kartës së lëshuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri.

1. Përcaktimi i termave

“Aplikacioni / Apple Pay” i referohet platformës së pagesave të ofruar nga Apple Distribution International, përmes së cilës Përdoruesi mund të regjistrojë kartat e lëshuara nga Raiffeisen Bank Shqipëri, për të bërë pagesa duke përdorur pajisje Apple që janë të pajtueshme me këtë aplikacion.

“Apple” i referohet Apple Distribution International me seli në Hollyhill Industrial Estate, Cork, Irlandë, ofruesi i Apple Pay dhe produkteve dhe shërbimeve të tjera specifike.

“Banka / Raiffeisen Bank Shqipëri” i referohet Raiffeisen Bank SH.A, një shoqëri aksionere e regjistruar në Republikën e Shqipërisë (numri i regjistrimit J61911005B) me adresë të regjistruar në Rrugën e Kavajës, P.71, Shk.2, Ap.4, Tirana, Shqipëri, Kodi Postar 1000.

“Karta” i referohet çdo karte debit/kredit individuale aktive e lëshuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri, që mund të regjistrohet dhe të përdoret në Apple Pay për të kryer operacione pagesash.

“Klienti / Përdoruesi” i referohet Përdoruesit kryesor ose shtesë të kartës së kreditit dhe/ose kartës debit të lëshuar nga Banka, siç janë përcaktuar në Kushtet dhe Rregullat.

“Face ID” i referohet njohjes së fytyrës së mbajtësit të pajisjes, e cila bazohet në autentifikimin me teknologji të avancuara dhe lejon identifikimin e saktë të gjeometrisë së fytyrës.

“iCloud” i referohet një grupi shërbimesh dhe softuerësh online të Apple.

“Kushtet dhe rregullat” i referohen Kushtet dhe rregullat në lidhje me regjistrimin dhe përdorimin e kartave të lëshuara nga Raiffeisen Bank - Shqipëri në aplikacionin Apple Pay të përcaktuara ne kete dokument, i cili është kontrata ligjore e përfunduar nga Banka me Klientin.

“Token” i referohet një sekuencë unike figurash në format digjital, e cila siguron zëvendësimin e sigurt të të dhënave të një Karte të regjistruar nga Përdoruesi në Apple Pay në një pajisje Apple.

“Kodi i Verifikimit të Njëhershëm” kodi i kërkuar për të regjistruar një kartë përmes Apple Pay. 

2. Kërkesat e përgjithshme

Për regjistrimin dhe përdorimin e Kartave në Apple Pay, duhet të përmbushen të paktën kushtet e mëposhtme:

  1. Përdoruesi duhet të jetë klient i Raiffeisen Bank Shqipëri dhe ai/ajo duhet të jetë regjistruar në sistemet e Bankës me një numër telefoni të vlefshëm;
  2. Klienti duhet të ketë të paktën një Kartë Kryesore/Shtesë Debit dhe/ose Kredit aktive të lëshuar nga Banka;
  3. Klienti duhet të jetë pronari/lidhësi legjitim i një pajisjeje Apple të pajtueshme, siç është e shënuar në faqen e internetit të Apple: https://support.apple.com;

3. Regjistrimi dhe përdorimi i Kartave të lëshuara nga Raiffeisen Bank Shqipëri në Apple Pay

3.1 Regjistrimi i Kartave në Apple Pay

Kartat e vlefshme që Përdoruesi mund të regjistrojë në Apple Pay janë si më poshtë:

Kartat e lëshuara për individë, dmth. Karta Debiti dhe/ose Karta Krediti të lëshuara për mbajtësin, si dhe Kartat shtesë të lëshuara nga Banka në emër të mbajtësit të Kartës, me kërkesën e tij/saj, në emër të një pale të tretë të caktuar nga mbajtësi dhe të regjistruar si i tillë në sistemin e Bankës;

Përdoruesit mund të shtojnë në Aplikacion Kartat e lëshuara nga Raiffeisen Bank Shqipëri përmes metodave:

• Të futin kartën manualisht në Aplikacionin Apple Pay duke futur numrin e plotë të kartës, datën e skadencës dhe CVV2/CVC. Për autentifikimin e Përdoruesit të Kartës që do të regjistrohet në Apple Pay, Banka do të dërgojë një kod përmes SMS (OTP – Kodi i Njëpërdorimësh) në numrin e telefonit personal të lidhur me Përdoruesin përkatës në sistemin e Bankës. Para dërgimit të kodit OTP, Apple Pay do të shfaqë shifrat e fundit nga numri i telefonit personal të shënuar nga Klienti në lidhje me Bankën. Në rast se Përdoruesi i Aplikacionit nuk e njeh numrin e telefonit në të cilin do të dërgohet kodi OTP, Karta nuk do të regjistrohet. Përdoruesi do të këshillohet të kërkojë ndihmë nga Banka duke telefonuar shërbimin e Qendrës së Kontaktit në numrat e telefonit të shënuar në Seksionin 7 më poshtë. Kodi OTP i dërguar për qëllimin e identifikimit të Përdoruesit do të komunikojë përmes SMS në numrin e telefonit personal të Përdoruesit kryesor ose shtesë të Kartës se Debitit dhe/ose Kreditit të deklaruar nga ai/ajo në Bankë, në formularin më të fundit të ofruar nga Banka për këtë qëllim.

• Përdoruesit e Kartave që kanë aplikacionin mobile Raiffeisen ON të ofruar nga Banka mund të regjistrojnë Kartat nga aplikacioni i lidhur me këtë shërbim, në mënyrë që të dhënat e Kartës të merren direkt në Apple Pay.

Në raste të justifikuara, Banka mund të vendosë të pranojë/refuzojë aplikimin për regjistrimin e Kartës në Apple Pay. Në rast se aplikimi për regjistrim refuzohet, Përdoruesi mund të kontaktojë shërbimin e Qendrës së Kontaktit të Bankës për mbështetje në numrat e telefonit të ofruar në Seksionin 7 më poshtë.

Si rezultat i regjistrimit të Kartës në Apple Pay, do të gjenerohet një Token Pagese i Kartës përkatëse (numri alternativ i kartës), ky Token është i lidhur me Kartën në pajisjen mobile përkatëse. Numri i Token-it është ndryshe nga numri i shënuar në Kartën e regjistruar në Apple Pay për të rritur nivelin e sigurisë së transaksioneve.

Përdoruesi ka mundësinë të regjistrojë një Kartë të lëshuar nga Banka në Apple Pay në disa pajisje Apple në të njëjtën kohë. Për regjistrimin e secilës Kartë është e nevojshme të kryhet procedura e përcaktuar nga këto Kushte dhe Rregulla.

Duke regjistruar Kartën në Apple Pay dhe duke e validuar atë duke futur në aplikacionin kodin OTP të marrë përmes SMS në numrin e telefonit të ofruar Bankës nga Përdoruesi i Kartës përkatëse, Klienti konfirmon kapacitetin e Përdoruesit të Kartës dhe pranon Kushtet dhe Rregullat.

Për çdo regjistrim të së njëjtës Kartë në pajisje të ndryshme, do të gjenerohet një Token i ndryshëm dhe do të lidhet me pajisjen përkatëse.

Kartat regjistrohen në Apple Pay pa asnjë komision nga Banka.

3.2. Përdorimi i Token-it përmes Apple Pay

Pas regjistrimit të Kartës në Apple Pay sipas dispozitave të mësipërme, Token-i do të përdoret përmes Apple Pay për:

  1. Pagesa pa kontakt te tregtarët, kur është i lidhur me një pajisje mobile, si iPhone ose Apple Watch;
  2. Transaksione në internet, në faqet e internetit dhe në aplikacionet e tregtarëve që pranojnë Visa dhe/ose Mastercard për pagesë dhe që shfaqin opsionin Apple Pay.

Përveç kësaj, përmes kartave të regjistruara në Apple Pay, mund të kryhen operacione të tërheqjes së cash në ATM pa kontakt, të cilat lejojnë përdorimin e aplikacionit. Për tërheqjen e cash në ATM, është e nevojshme të futet PIN-i i kartës në terminalin e ATM-së. Transaksionet e iniciuara dhe të autorizuara nga aplikacioni Apple Pay mund të kryhen sipas Marrëveshjes specifike për Kartën Debit/Kredit të përfunduar me Bankën dhe të aplikueshme për Individët.

Nëse Përdoruesi ka regjistruar disa Kartat në Apple Pay, Karta e parë e regjistruar në pajisje do të zgjidhet si parazgjedhje për të bërë pagesat, duke i dhënë Përdoruesit mundësinë për të modifikuar Kartën e zgjedhur si parazgjedhje për pagesë në Apple Pay.

Mënyra e përdorimit të Aplikacionit për të bërë pagesat nga Klienti, si dhe elementët e sigurisë të përdorur për të autorizuar pagesat (çelësi i pajisjes përmes Touch ID, Face ID etj.), përcaktohen nga Apple. 

4. Bllokimi dhe fshirja e Token-it

  1. Heqja e një tokeni nga Apple Pay e fshin atë vetëm nga ajo Pajisje. Bllokimi i Kartës ndjek procedurat standarde të Bankës.
  2. Nëse një Pajisje raportohet e humbur, Banka duhet të identifikojë Përdoruesin dhe Pajisjen.
  3. Në rast të kompromentimit të Pajisjes ose aksesit të paautorizuar, klienti duhet të njoftojë Bankën dhe atëherë Banka do të heqë tokenin.
  4. Nëse karta bllokohet, Banka do të revokojë të gjithë tokenët e lidhur në të gjitha Pajisjet.

5. Detyrat e Përdoruesit dhe përgjegjësia e palëve

  • Përdoruesi duhet të regjistrojë Kartën e tij/saj në Apple Pay vetëm në pajisje që i përkasin ligjërisht atij/saj dhe që ai/ajo i përdor personalisht. Pas regjistrimit të Kartës, Përdoruesi duhet të marrë masa të përshtatshme sigurie për të shmangur përdorimin e paautorizuar të Token-it.
  • Përdoruesi është i detyruar të njoftojë Bankën kur Karta e regjistruar dhe/ose pajisja në të cilën është regjistruar janë të humbura/të vjedhura ose përdoren pa miratimin e tij/saj, ose të bllokojë/kërkojë bllokimin e Token-it të lidhur me të, sipas opsioneve të ofruara në Seksionin 4 më sipër. Ndryshe, Banka nuk do të jetë përgjegjëse për pagesat e kryera me Token deri në njoftimin e saj në lidhje me ndodhinë e ndonjë prej ngjarjeve të mësipërme.
  • Përdoruesi është i detyruar të mbajë të sigurt pajisjen në të cilën është instaluar Aplikacioni, si dhe të dhënat e tij/saj të autentifikimit në Apple Pay dhe/ose Apple ID dhe/ose të dhënat e pajisjes. Banka nuk do të jetë përgjegjëse për pagesat e Token-it nëse ato kryhen nga një person tjetër me miratimin e Përdoruesit ose si rezultat i mosrespektimit nga Përdoruesi të detyrimeve të tij/saj.
  • Përdoruesi është i detyruar të mbajë Kartën të ndarë nga pajisja në të cilën është regjistruar në Apple Pay.
  • Përdoruesi është i detyruar të monitorojë transaksionet e kryera me Token dhe t’i komunikojë menjëherë Bankës duke telefonuar Qendrën e Thirrjeve të Bankës, çdo moskonsistencë ose anomali të identifikuar në lidhje me transaksionet.
  • Përdoruesi është i detyruar të fshijë Token-in e lidhur me një pajisje kur ai/ajo nuk e përdormë pajisjen përkatëse, si dhe kur ai/ajo ka ndërmend të çaktivizojë metodat e sigurisë kundër përdorimit të paautorizuar të pajisjes.
  • Banka nuk kontrollon këto metoda sigurie dhe nuk është përgjegjëse për humbjet e shkaktuara si rezultat i çaktivizimit të tyre nga Përdoruesi ose për mënyrën se si Apple Pay ose ofruesi i pajisjes përdor këto metoda sigurie.
  • Regjistrimi dhe përdorimi i Token-it varen nga Apple Pay dhe/ose rrjeti i ofruesit të internetit të Përdoruesit. Banka nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi operacionet e këtyre ofruesve, dhe nuk do të jetë përgjegjëse për çdo situatë që lidhet me shërbimet e ofruara nga ata që mund të shkaktojnë ndërprerje dhe/ose pengesa në regjistrimin/përdorimin e Token-it.
  • Banka nuk është përgjegjëse për sigurinë e pajisjes mobile në të cilën është instaluar Apple Pay ose për funksionimin e saj. Banka është përgjegjëse ndaj Klientit vetëm për përmbushjen e detyrimeve të saj ligjore në cilësinë e lëshuesit të Kartës.
  • Banka nuk është përgjegjëse për ndonjë humbje ose dëm moral ose pasuror të shkaktuar nga mosrespektimi i këtyre Kushtet dhe Rregullave ose për humbjen ose kompromentimin e të dhënave të Klientit, nëse një humbje ose kompromentim i tillë nuk është shkaktuar nga Banka ose nuk është nën kontrollin e saj. Raiffeisen Bank nuk është përgjegjëse ndaj Klientit dhe/ose palëve të treta për ndonjë lloj dëmi të drejtpërdrejt ose të tërthortë, duke përfshirë, pa kufizim, humbjen e fitimit, fitimet e papërfunduara dhe/ose mos përfitimin nga mundësitë e biznesit ose ndonjë humbje tjetër të ngjashme të pësuara nga Klienti, si rezultat i ndërprerjes ose funksionimit të papërshtatshëm të Aplikacionit. Për të kufizuar dëmet e mundshme të shkaktuara nga përdorimi i Token-it nga palët e treta, Raiffeisen Bank i rekomandon Klientit të mos e tjetërsojë/huazojë pajisjen mobile ose të zbulojë metodën e saj të çeljes. Raiffeisen Bank nuk mund të kontrollojë sistemin operativ të pajisjes mobile të përdorur nga Klienti. Prandaj, Raiffeisen Bank nuk është përgjegjëse për ndonjë lloj dëmi të shkaktuar për pajisjen mobile, duke përfshirë, pa kufizim, çdo shkelje sigurie të shkaktuar nga viruse, gabime, mashtrime, falsifikime, mosveprime, ndërprerje, vonesë në funksionim ose transmetim, linja kompjuterike ose rrjeti i prishur ose ndonjë dështim tjetër teknik.
  • Banka nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga pagesat e paautorizuara të gjeneruara nga ekspozimi i pajisjes së Klientit ndaj viruseve dhe/ose aplikacioneve/programeve të tjera, si dhe nga vjedhja e saj. 

6. Mbrojtja e të dhënave personale

Banka e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rëndësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale'” zevendesuar me Ligjin nr.124/2024”Per mbrojtjen e të dhënave Personale si dhe aktet e tjera nenligjore në zbatim të tyre, dhe Rregulloren Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Informacion i detajuar për kategorine e të dhënave që përpunohen, qëllimet, kriteret e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, gjenden në faqen zyrtare të Bankës, menuja “Mbrojtja e të dhënave personale dhe cookies” në adresën https://www.raiffeisen.al/sq/rreth-nesh/faqet-footer/mbrojtja-e-te-dhenave-personale.html 

7. Ndihmë

  • Për çdo çështje në lidhje me regjistrimin, bllokimin/zhbllokimin, fshirjen e një Karte ose kryerjen e pagesave duke përdorur Kartat në Apple Pay, Klienti mund të kontaktojë Bankën përmes shërbimit të Qendrës së Kontaktit (Call Center) në numrin e mëposhtëm: +35542227262 e disponueshme 24/7.
  • Banka rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte. Ndryshimet do të komunikohen Përdoruesit paraprakisht përmes emailit, si dhe në faqen e internetit të bankës. Këto Kushte janë në fuqi që nga Shtatori 2025. 

8. Juridiksioni

Këto Kushtet dhe Rregullat janë përgatitur në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht, dhe rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Në rast të ndonjë konflikti ose mospërputhje midis versionit në anglisht dhe versionit në shqip të këtyre Kushtet dhe Rregullave, versioni në shqip do të ketë përparësi. Apple, Apple Watch, Touch ID, Face ID, iCloud, Apple Pay janë marka tregtare të Apple Inc. Apple Pay është një platformë e ofruar nga Apple.