Pyetjet më të shpeshta
Në këte faqe mund të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Apple Pay
Mënyra Manuale:
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone-in tuaj.
- Klikoni butonin Shto (+) në anën e djathtë lart.
- Skanoni kartën tuaj të debitit ose kreditit (ose shkruani të dhënat manualisht).
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
- Pasi të përfundoni, karta do të shfaqet në Wallet dhe do të mund ta përdorni me Apple Pay.
Nëpërmjet aplikacionit mobile Raiffeisen ON (In-App Push Provisioning)
- Hapni aplikacionin Raiffeisen ON
- Zgjidhni opsionin ‘’Kartat”
- Tek secila kartë do të shfaqet butoni “Add to Apple Wallet”
- Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartën dhe pranoni kushtet.
Wallet Extension:
- Në aplikacionin Wallet, klikoni +. Do të shfaqen opsionet për shtimin e kartës.
- Zgjidhni Raiffeisen ON dhe shtoni kartën.
Me Apple Pay, mund të paguani lehtësisht në dyqane, online, ose në aplikacione. Mund të identifikoni vendet ku mund të paguani me simbolin e pagesës pa kontakt ose logon e Apple Pay.
Ju mund të bëni pagesa me Apple Pay në të gjithë POS-at që suportojnë pagesat pa kontakt dhe kanë shenjën ApplePay / Contactless.
Hapat për të paguar:
1. Sigurohuni që karta juaj është shtuar në Apple Wallet.
2. Kur të jeni pranë terminalit POS mbani iPhone-in tuaj pranë terminalit të pagesës.
3. Aktivizoni Apple Pay:
Në iPhone me Face ID → Shtypni dy herë butonin anësor dhe shikoni ekranin.
Në iPhone me Touch ID → Mbani gishtin mbi Touch ID.
4. Pasi të konfirmohet pagesa, në ekran do të shfaqet një shenjë që transaksioni ka përfunduar me sukses
Ju mund ta përdorni Apple Pay edhe me Apple Watch, duke shtypur dy herë butonin anësor dhe mbajtur orën pranë POS-it.
Po, mund të ruani disa karta debiti ose krediti Raiffeisen në një pajisje Apple. Nëse shtoni dy ose më shumë karta në Apple Pay, mund të specifikoni njërën kartë si kartë të paracaktuar për pagesat. Këtë mund ta bëni në Apple Wallet ose në konfigurimet e sistemit të pajisjes nën "Wallet & Apple Pay."
Po, mund të ruani kartën tuaj të debitit ose kreditit Raiffeisen në disa pajisje Apple në të njëjtën kohë.
Nëse regjistroni dy ose më shumë karta për Apple Pay, mund të vendosni një kartë si kartë të paracaktuar për pagesat. Këtë mund ta bëni direkt në Apple Wallet duke mbajtur shtypur dhe
vendosur kartën e dëshiruar të parën.
Në vend të numrit tuaj të kartës së debitit/kreditit, Apple Pay përdor një numër virtual për të procesuar pagesat, kështu që informacioni mbi kartën nuk transferohet te tregtarët dhe numri juaj i vërtetë i kartës së debitit/kredititnuk ruhet në pajisjen tuaj ose në serverët e Apple.
Nëse humbisni pajisjen tuaj ose ajo vidhet, mund ta bllokoni në çdo kohë duke përdorur aplikacionin Find My në një iPhone ose iPad tjetër ose nga faqja e llogarisë suaj Apple ID. Karta juaj fizike do të mbetet e paprekur. Mund të paguani me të si zakonisht.