KARTAT: Flexiroam nga Mastercard
Thuaj lamtumirë kostove të shtrenjta ndërkombëtare të internetit roaming
Çfarë është Flexiroam nga Mastercard?
Global Data Roaming nga Flexiroam ju jep akses në mbi 520 rrjete telekomunikimi në mbi 200 vende me vetëm një konfigurim.
Nëpërmjet kartës së kreditit Mastercard World të lëshuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri, kartëmbajtësit përfitojnë FALAS planin e paketës 5 x 1GB (3 ditë) për roaming jashtë vendit.
Përfitimet e Flexiroam
- 1 nga 2 opsionet SIM: Zgjedhje midis kartës fizike SIM dhe eSIM
- Aktivizimi i planit të paketave në cdo moment deri në 31 Dhjetor të cdo viti kalendarik.
- 15% zbritje për cdo blerje të planeve të tjera të kryera me kartën e kreditit Mastercard World.
- Ndarje e internetit nëpërmjet Hotspot me këdo dhe kudo gjatë udhëtimit tuaj.
Si aktivizohet plani I paketave nga Flexiroam me eSIM?
Nëse keni një kartë krediti të vlefshme Mastercard World, ju duhet të validoni këtu kartën tuaj të kreditit përpara se të përdorni shërbimin.
Si më poshtë hapat që duhet të ndiqen:
Për të verifikuar përshtatshmërinë, ju lutemi vendosni numrin 16-shifror të kartës suaj të kreditit Mastercard World dhe adresën tuaj të emailit.
Pas verifikimit të suksesshëm, në faqen e dytë do të shfaqet KODI, i cili duhet të ruhet për tu përdorur më tej për aktivizimin e planit.
Shkarkoni aplikacionin FlexiRoam
- Regjistrohu ose hyr duke përdorur adresën e emailit.
- Verifikoni të dhënat tek e-maili jua dhe klikoni “Sign In On Your Mobile Device”.
- Pasi aplikacioni është hapur vendosni emër/mbiemër dhe do të hapet faqja kryesore e Flexiroam.
Tek faqja kryesore do të klikohet mbi butonin “Enter a code” për të vendosur KODIN që keni marrë në fillim të regjistrimit. Më pas do të keni konfirmimin e planit tuaj Flexiroam me eSIM.
Pasi shtypni butonin Confirm do të vijohet me aktivizimin e menjëhershëm të eSIM, e cila nuk ka asnjë kosto për kartëmbajtësit e Mastercard World.
Pasi eSIM është lidhur me llogarinë tuaj Flexiroam, duhet të vijoni me instalimin e eSIM në celularin tuaj. (Koha e parashikuar për instalimin është 3-5 minuta).
Si aktivizohet plani I paketave nga Flexiroam me SIM?
Hapat që duhet të ndiqen per instalimin e kartës SIM
Shkarkoni aplikacionin FlexiRoam App nga App Store ose Play Store dhe plotësoni të dhënat personale si përdorues.
Për të verifikuar përshtatshmërinë, ju lutem vendosni numrin 8-shifror të kartës suaj të kreditit Mastercard World dhe adresën tuaj të emailit.
Pas verifikimit të suksesshëm do të vijohet me aktivizimin e “Starter Pack”.
Ne menunë e shfaqur duhet te zgjidhni X SIM dhe të vijoni me porositjen e kartës SIM duke vendosur adresën tuaj.
Më tej do të vijohet me hapat duke klikuar butonin tek faqja kryesore sipas udhëzimit që jepet në aplikacion.
Pas konfirmimit të porosisë për SIM fizik, ju mund të gjurmoni dërgesen duke e kontrolluar në aplikacion dhe në emailin tuaj.
Me marrjen në dorëzim të SIM fizik do të vijoni me hapin e fundit në aplikacion duke klikuar “Link Starter Pack” ku do të mund të skanoni barkodin e SIM.
Pas aktivizimit të planit, vijoni duke klikuar butonin “First time Set UP” dhe vijoni deri në përfundim të konfigurimit.
Android
Settings/ Connections / Mobile networks / Mobile Networks & Internet > Access Point Names (APN) / Tek Add do të vendosim: Name: Flexiroam / APN: Flexiroam / Save
iOS
Settings/ Mobile Data / Mobile Data Networks/ "reset"/ APN: flexiroam/ Restart celularin tuaj.
Përputhshmëria e pajisjes
SIM
Flexiroam SIM suportohet në shumicën e pajisjeve celulare iOS dhe Android që kanë një lidhje internet të aktivizuar me çdo madhësi SIM.
eSIM
Flexiroam eSIM suportohet në pajisjet e mëposhtme:
iOS
- iPhone 14, 14 Plus, 14 Pro, 14 Pro Max
- iPhone 13, 13 Mini, 13 Pro, 13 Pro Max
- iPhone 12, 12 Mini, 12 Pro, 12 Pro Max
- iPhone 11, 11 Pro, 11 Pro MaxiPhone XS, XS Max, XS Max GlobaliPhone XR
- iPhone SE 2020iPad Pro 12.9-inch (3rd, 4th,5th Gen)iPad Pro 11-inch (1st, 2nd, 3rd Gen)iPad Air (3rd, 4th, 5th Gen)iPad (7th, 8th, 9th, 10th Gen)
- iPad mini (5th, 6th Gen)
Android
- Pixel Fold, 7 Pro, 7a, 6 Pro, 6a, 6, 5a, 5, 4a, 4, 4XL, 3a, 3aXL, 3, 3XL
- Samsung Galaxy S23, S23+, S23 Ultra, S22, S22+ 5G, S22 Ultra 5G, S21 Ultra 5G(Single SIM Nano-SIM and/or eSIM models), S20, S20+
- Samsung Galaxy Z Flip 4, Flip 3 5G, FlipSamsung Galaxy Z Fold 4, Fold 3, Fold 2
- Samsung Galaxy Note 20, Note 20 Ultra 5gHuawei P40, P40 Pro, P50 Pro, Mate 40 Pro
- Motorola Razr 5G, 2019Oppo Find X5, X5 Pro, X3 Pro
- Oppo Reno 5A
- Oppo Reno6 Pro 5G
- Xiaomi 13 Pro, 13 Lite, 13, 12T Pro
Përditësimi i fundit: Korrik 2023
- Nuk përputhet me modelet iPhone XR, XS dhe 11 modele të blera në Hong Kong, Macau dhe Kinën kontinentale
- Nuk përputhet me iPhone me 2 fole fizike të kartave SIM
- Nuk përputhet me pajisjet Pixel të blera në Australi
- Nuk përputhet me pajisjet në versionet beta të Android
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi telefononi 00355 4 2227 262
Pyetje të shpeshta
Këtu do të gjesh pyetjet më të shpeshta mbi Flexiroam
Ju duhet të shkarkoni aplikacionin Flexiroam, të regjistroheni ose të identifikoheni dhe të shfrytëzoni benefitet me numrin e kartës tuaj.Nëse karta juaj është e përshtatshme, do të përfitoni:
- Zgjedhjen e 1 nga 2 paketave fillestare Flexiroam (vetëm për përdoruesit e rinj në Flexiroam): kartë SIM ose eSIM
- Plan tarifor promocional
- 15% zbritje në të gjitha planet vijuese tarifore të blera me kartën tuaj
Përfitimi i paketës fillestare dhe planeve promocionale është pa pagesë. Nëse përdorni një kartë SIM, kostoja e kartës SIM dhe kostoja e transportit do të hiqen. Nëse do kërkoni e-SIM, ai do të dërgohet në adresën tuaj të emailit. Planin tarifor Promocional do ta gjeni në llogarinë tuaj Flexiroam pa pagesë.Nëse zgjidhni të blini plane shtesë, ato do të kenë çmimet përkatëse. Megjithatë, ju do të përfitoni 15% zbritje në të gjitha planet shtesë nëse paguani me Mastercard-in tuaj.
Kartëmbajtësit kanë të drejtë të aktivizojnë një paketë për cdo kartë të pranueshme, për një vit kalendarik.
Ju mund të aktivizoni paketën tuaj duke klikuar mbi banerin në faqen kryesore në aplikacionin Flexiroam.
Pasi të aktivizoni paketën përkatëse, llogaria do të ketë marrë përfitimin, i cili është përfundimtar dhe nuk do të mund të ndryshohet.
Aktivizimi i paketës do të dështojë nëse:
- Keni vendosur një numër karte të pavlefshëm
- Keni vendosur një numër karte që nuk është regjistruar në program nga banka lëshuese
- Keni vendosur një numër karte që është e ka shfrytëzuar njëherë aktivizimin e një pakete
Duke filluar nga muaji Nëntor 2023, ne kemi vendosur përdorimin e një SIM/eSIM të vetëm. Kjo do të thotë se kudo të udhëtoni dhe cfarëdo plani të aktivizoni, do t’ju nevojitet vetëm një kartë SIM për të gjitha planet Globale, Rajonale dhe Lokale.
Për të gjitha aktivizimet e reja nga muaji Nëntor 2023, thjesht ndiqni instruksionet në mënyrë që të porosisni kartën tuaj të re SIM/eSIM.Për aktivizimet e kryera nga përdoruesit ekzistues të Flexiroam duhet të zgjidhni hapat:
- eSIM - Help Center - Upgrade
- SIM - pas aktivizimit, do t'ju kërkohet të porosisni një kartë të re SIM. Ndiqni udhëzimet për të vendosur detajet e adresës dhe për të përfunduar porosinë e kartës SIM.
Programi “Global Data Roaming” nga Flexiroam u ofrohet kartëmbajtësve të përzgjedhur.
Për të përfituar benefitet me një kartë tjetër, kthehuni në faqen kryesore në aplikacionin Flexiroam dhe klikoni mbi baner për të aktivizuar përsëri një paketë.Duhet të keni parasysh: Nëse jeni duke aktivizuar paketën për herë të dytë ose më shumë, do të mund të përfitoni vetëm Planet Promocionale, pasi paketat fillestare do të ofrohen vetëm për llogaritë e reja të Flexiroam, të cilat nuk e kanë aktivizuar më parë një paketë.
Pasi një porosi të jetë konfirmuar, paketa do të dërgohet brenda 1-2 ditëve të punës. Nëse dëshironi të anuloni porosinë tuaj, ju lutemi kontaktoni mastercard@Flexiroam.com sa më shpejt të jetë e mundur me numrin tuaj të faturës për të kontrolluar nëse kjo është e mundur.
Nëse porosisni një kartë SIM në paketën tuaj fillestare, ajo do t'ju dërgohet me postë.Nëse porosisni një eSIM në paketën tuaj fillestare, kodi QR i nevojshëm për aktivizim do të dërgohet në adresën tuaj të emailit.
Nëse porosisni një kartë SIM në paketën tuaj fillestare, transporti do të zgjasë 3-7 ditë pune.Nëse porosisni një eSIM në paketën tuaj fillestare, kodi QR do të dërgohet në adresën tuaj të emailit brenda 1 ore.
Po, kodi i gjurmimit do të dërgohet në adresën tuaj të emailit brenda 2 ditëve pune pasi porosia juaj të jetë konfirmuar. Mund të klikoni gjithashtu në aplikacionin Flexiroam te Faqja kryesore > “Track your order” për të parë statusin e porosisë tuaj.
Po, Paketa Fillestare Flexiroam skadon nëse nuk aktivizohet brenda 6 muajve nga marrja e shërbimit.Për tu qartësuar:
- “Marrja e shërbimit” ndodh kur konfirmoni që karta juaj është e përshtatshme për programin dhe porosisni Paketën tuaj Fillestare.
- Aktivizimi ndodh kur skanoni barkodin në Paketën Fillestare për të lidhur kartën SIM me llogarinë tuaj Flexiroam.
- Aktivizimi për eSIM kryhet brenda një ore nga marrja.
Karta SIM dhe eSIM nga Flexiroam kanë një vlefshmëri të përjetshme pas aktivizimit dhe nuk skadojnë nëse nuk zgjidhni t'i çaktivizoni ato. Për të vazhduar përdorimin e kartës SIM ose eSIM për roaming, thjesht do t'ju duhet të blini paketat për çdo plan global nga Flexiroam.
Ju lutemi klikoni te “Account” > “Support” > “Request Replacement” në aplikacionin Flexiroam për të kërkuar një zëvendësim. Ju lutemi kini parasysh se mund të aplikohen tarifa transporti.
Po ti mundesh. Nëse llogaria juaj në Flexiroam është tashmë e lidhur me një Paketë Fillestare aktive (kartë SIM dhe eSIM), do të përfitoni vetëm planin promocional dhe 15% zbritje.Nëse llogaria juaj në Flexiroam nuk ka të lidhur një Paketë Fillestare aktive, ju do të mund të shfrytëzoni edhe një Paketë Fillestare.
Plani Promocional mund të aktivizohet në çdo kohë deri në ditën e fundit të vitit kalendarik. Pasi të aktivizohet, ai do të mund të përdoret për periudhën e specifikuar.Shembuj të skenarëve specifikë që kalojnë një vit të ri me kusht që Plani Promocional të jetë 1 GB për 5 ditë:
- Nëse kryeni aktivizimin më 31 dhjetor 2022, do të mund të përdorni planin tuaj deri në datën e skadencës më 5 janar 2023 (me kusht që të keni një Kartë eSIM/SIM dhe të keni aktivizuar planin deri më 31 dhjetor 2022 23:59:59).
- Nëse kryeni aktivizimin më 25 dhjetor 2022, do të mund të përdorni planin tuaj deri në datën e skadencës më 30 dhjetor 2022 (me kusht që të keni një kartë eSIM/SIM dhe të keni aktivizuar planin më 25 dhjetor 2022).
- Nëse kryeni aktivizimin përpara ose më 31 dhjetor 2022, 23:59:59, edhe pse dorëzimi i paketës fillestare do të përfundojë vetëm pas datës 1 janar 2023; do të kualifikoheni vetëm për paketën fillestare nën vitin 2023 ndërsa plani që i përket vitit 2022 do të ndërpritet dhe do t'ju duhet të kryeni aktivizimin përsëri në 2023
- Nëse nuk e keni verifikuar që e keni kryer aktivizimin deri më 31 dhjetor 2022, 23:59:59, benefitet e vitit 2022 do të ndërpriten dhe do të duhet t'i aktivizoni sërish në 2023.
- Nëse nuk e keni konfirmuar porosinë deri më 31 dhjetor 2022, 23:59:59, përfitimet e vitit 2022 do të ndërpriten dhe do t'ju duhet t'i aktivizoni sërish në 2023.
- Nuk do të mund të përfitoni planin tuaj derisa të keni lidhur paketën fillestare me llogarinë tuaj. Nëse kryeni aktivizimin më 30 dhjetor 2022 dhe nuk keni mundur të lidhni paketën fillestare deri në mbërritjen e kartës SIM pas 3 ditësh pune që është më 2 janar, plani i përfituar nën vitin 2022 do të ndërpritet dhe do të duhet ta aktivizoni sërish në vitin 2023.
- Nëse i aktivizoni benefitet më 1 janar 2022 dhe merrni paketën fillestare më 4 janar 2022; por nuk e keni aktivizuar planin 1 GB (5 ditë) deri më 31 dhjetor 2022 23:59:59, plani i të dhënave sipas vitit 2022 do të ndërpritet dhe do t'ju duhet ta përdorni përsëri në 2023.
Ju lutemi, klikoni tek “Account” > “My Plans” në aplikacionin Flexiroam, gjeni planin tuaj promocional dhe klikoni "Start Plan" për ta aktivizuar menjëherë.
Pasi të klikoni "Start Plan”, ai nuk mund të ndërpritet dhe data e fillimit nuk mund të ndryshohet. Ju lutemi klikoni "Start Plan” vetëm në datën në të cilën dëshironi të aktivizoni planin tuaj promocional.
Mund të blini plane shtesë me 15% ulje me Mastercard-in tuaj për të vazhduar përdorimin e shërbimit roaming.Benefitet tuaja gjithashtu rinovohen çdo vit kalendarik; më 1 janar të vitit pasardhës ju do të jeni në gjendje të përfitoni një Plan Promocional sërish.
Jo, çdo plan skadon më 31 dhjetor të vitit kalendarik në të cilin është kryer aktivizimi i benefiteve.Benefitet rinovohen çdo vit kalendarik; më 1 janar të vitit pasardhës, ju do të jeni në gjendje të aktivizoni sërish një Plan Promocional.
Ju lutem, klikoni tek "Coverage" në aplikacionin Flexiam për të kontrolluar shtetet që mbulohen nga Plani Promocional.
Klikoni mbi planin tuaj aktiv në faqen kryesore në aplikacionin Flexiroam për të parë gjendjen e mbetur të planit.
Po, mund të blini plane Lokale ose Globale në çdo kohë, pa ndikuar në planin tuaj aktual aktiv.
Ju mund të përdorni çdo kartë për të blerë plane të tjera tarifore. Megjithatë, kini parasysh se nëse nuk paguani me një Mastercard të përshtatshëm sipas programit Flexiroam, nuk do të përfitoni zbritjen prej 15% nga aplikacioni.
Mund të merrni një rimbursim të plotë si kredite në portofolin Flexiroam vetëm nëse nuk keni mundur të përdorni planet tarifore që keni blerë. Ju lutemi vizitoni www.Flexiroam.com/terms për termat dhe kushtet tona të përdorimit.
Ju lutemi kontaktoni me ekipin e “Shërbimit të Klientit” nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:
- Email: mastercard@Flexiroam.com
- WhatsApp: +6013 204 7800
Shërbimi ndaj klientit ofrohet në anglisht 24/7.
Ju lutemi kontaktoni në adresën e email mastercard@Flexiroam.com për të kërkuar ndryshimin e adresës së emailit, ku duhet te specifikoni adresën e mëparshme të emailit dhe adresën e re të emailit që do të përdorni në vijim.
Do t'ju duhet të keni një llogari Flexiroam dhe një “Paketë Fillestare” të aktivizuar të lidhur me këtë llogari.Ju lutemi kini parasysh se telefoni juaj do të duhet të zhbllokohet për të përdorur shërbimin roaming Flexiroam. Për më shumë detaje, ju lutemi klikoni në linkun vijues: https://mastercard.Flexiroam.com/mastercard/tutorials
Ju lutemi referohuni ne linkun e mëposhtëm për një listë të vendeve të mbuluara nga Plani Global Tarifor ne Flexiroam: https://www.Flexiroam.com/coverage
Ju nuk do të merrni një “Paketë Fillestare” nëse keni aktivizuar përfitimet duke përdorur një llogari Flexiroam që është tashmë e lidhur me një paketë fillestare (kartë SIM ose eSIM).Për të kontrolluar nëse llogaria juaj Flexiroam është e lidhur me një paketë fillestare, klikoni tek “Account > Manage My SIM(s)” në aplikacionin Flexiroam.
Planin tuaj do ta gjeni duke klikuar tek “Account > My Plan”. Thjesht klikoni “Start” sa herë që jeni gati për të udhëtuar. Nëse plani nuk shfaqet nën menunë "My Plans”, ju lutemi kontaktoni mastercard@Flexiroam.com me numrin tuaj të faturës dhe do t'ju ofrohet asistenca e nevojshme.
Zbritja prej 15% nuk do të përfitohet nëse:
- Ju keni hequr opsionin "Apliko" pranë zbritjes 15%.
- Ju nuk keni përdorur një Mastercard të përshtatshëm për të kryer pagesën
- Ju keni përfituar tashmë zbritje të tjera, promocione ose kuponë në pagesën tuaj
Ju lutemi kontaktoni me ekipin e “Shërbimit të Klientit” nëpërmjet kanaleve të mëposhtme
- Email: mastercard@Flexiroam.com
- WhatsApp: +6013 204 7800
- LINE: Flexiroam LINE
- Shërbimi ndaj klientit ofrohet në anglisht 24/7.
Ju lutemi, shkoni tek faqja e aktivizimeve të lëshuesit të kartës suaj, ku ndodhet “Lista e bankave lëshuese pjesëmarrëse dhe ndiqni udhëzimet:
1. Flexiroam Bulgaria
2. Flexiroam Maqedoni
3. Flexiroam UAB Zen
Me kodin e aktivizimit, shkarkoni dhe identifikohuni në aplikacionin Flexiroam. Vendosni kodin e dhënë në ekran në seksionin "Enter a code". Nëse nuk keni arritur të mbani shënim kodin, mos u shqetësoni pasi kodi do ju dërgohet dhe me email.
Kur të kryeni aktivizimin, ne do të kontrollojmë për të konfirmuar nëse celulari juaj vërtetë nuk suporton eSIM dhe do t'ju ridrejtojmë për të marrë kartën SIM. Ndiqni udhëzimet hap pas hapi për të porositur kartën SIM, duke vendosur dhe adresën tuaj të banimit. Pasi të keni marrë kartën SIM, mund të vijoni me lidhjen dhe aktivizimin e kartës SIM