Përfitimet Tuaja

Shërbime profesionale, konsulencë financiare dhe për investime

Premium Banking është një shërbim i projektuar për klientët elitar të Bankës Raiffeisen në Shqipëri.

Parimet tona:

  • Respektimi i klientit
  • Cilësi e lartë produktesh dhe shërbimesh
  • Konsulentë financiar të kualifikuar
  • Profesionalizëm dhe konfidencialitet për të gjitha shërbimet

Avantazhet

 Menaxher personal

 

  Përkujdesje për prioritetet tuaja

 

 

  Planifikim financiar individual

 

 Konsulencë në respekt të kohës së klientit

 

Produkte dhe shërbime bankare nën kushte të veçanta

Menaxher Personal

Asistencë dhe konsulencë në çdo kohë

Takime në zyrat e bankës, vizita personale ose konsulencë nëpërmjet telefonit. Menaxheri juaj Personal mund të kontaktohet nëpërmjet telefonit celular edhe pas orarit të punës së bankës.

Menaxhimi financiar dhe veprimet e zakonshme

Përkujdesje ndaj kursimeve tuaja, rritje e përfitimeve prej tyre, ndihmë në kryerjen e veprimeve të zakonshme bankare - këto janë aktivitetet dhe detyrat e bankierit tuaj personal.

Planifikim financiar individual

Si rezultat i një analize gjithëpërfshirëse të situatës tuaj financiare dhe, në përputhje me gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve në dispozicion, Menaxheri Personal Premium do t’ju njohë me profilin tuaj të klientit, së bashku me planin financiar individual që funksionon më së miri për arritjen e qëllimeve tuaja personale.

Shërbim me përparësi

Emetim kartash krediti, huadhënie Premium, zona shërbimi të dedikuar. Këta janë vetëm disa nga shërbimet që do të merrni si klient Premium për të gëzuar të mirat e shërbimeve të klasit të parë.

Premium Banking kursen kohën tuaj të çmuar, duke i dhënë prioritet shërbimeve me konfidencialitet dhe pa asnjë kompromis për sa i përket cilësisë.