Skip to main content
Kredi per shtepi

Bëj shtëpinë e ëndrrave realitet

Realizo ëndrrën tënde për shtëpinë ideale. Financo blerjen me kredi për shtëpi dhe nis një kapitull të ri në jetën tënde.

  • Normë interesi fiks 4% për 10 vitet e para me NEI 4.02%

Oferta është e vlefshme deri më 31 Dhjetor 2026. Pas periudhës me normë fikse interesi do të aplikohen normat standarte sipas segmentit të klientit në Raiffeisen Bank

Kujdes: Huamarrja është një përgjegjësi financiare dhe përfshin kosto. Informohu mirë para se të marrësh vendim.

Normat e interesit

Normat e interesit standarte të cilat do të aplikohen dhe pas periudhës me interesa fikse të ofertës promocionale

Kredi për Blerje Shtëpie në LEK

  • Norma interesi variabël duke filluar nga Bono Thesari + 1.55% (minimumi 3%)

Kredi për Blerje Shtëpie në EURO

  • Norma interesi variabël duke filluar nga Euribor + 5.25% (minimumi 4%)

Kredia për shtëpi në bankën tonë ofron përfitimet e mëposhtme:

Zbulo me çfarë ka të bëjë kredia e shtëpisë dhe përfitimet e saj të shumta. 

Deri në 55,000,000 Lekë ose 550.000 €

Për klientët premium të Bankës

Komision Administrimi 1.25%

(min 25,000 ALL (200 Euro) / max 100,000 ALL (800 Euro))

Afat deri në 30 vite

E vlefshme  për kreditë për Blerje Shtëpie në monedhën Lekë dhe Euro

Deri në 100% financim të çmimit të kontratës së shitjes, duke sjellë edhe një kolateral shtesë

Garanci për kredinë kolaterali që po blihet ose një kolateral alternativ. Kujdes, në çdo rast mund të nevojiten 2 kolaterale për financimin 100%.

Kredimarrja në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja janë në lekë dhe merrni kredi në euro, rritja e kursit të këmbimit të euros do të shkaktonte vështirësi në aftësinë tuaj për të shlyer kredinë, pasi do të rritej vlera e këstit. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin për të shlyer kredinë, përkeqësimin e statusit në "me probleme" dhe deri në fillimin e procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm nga ana e bankës.

Për më shumë informacion, shkarkoni Informacionin Parakontraktor për Kredinë për Blerje Shtëpie.

Ndërto të ardhmen në shtëpinë tënde të re

Ne e kthejmë procesin e blerjes në një eksperiencë të bukur. 

Shembull:

Shuma e kredisë: 35,000,000 lekë

Komision Administrimi: 100,000 lekë

Afat kredie: 30 vite

Interesi: 4 % për 10 vitet e para me NEI 4.02%

Kësti i kredisë: për 10 vitet e para është 167,095 lekë për t’u paguar çdo muaj (përfshin principalin dhe interesin)

Pas 10 viteve të para interesi do të jetë Bono Thesari 12-mujore e ndryshueshme çdo vit + 1.55%

Nëse supozojmë se vlera e Bonos së Thesarit do të jetë sa është aktualisht, atëherë interesi për kredinë do të jetë: 2.49% + 1.55% = 4.04%.

Kësti i kredisë llogaritur me këtë interes, për vitet në vijim do të jetë 212,831 lekë

Shuma totale e pagueshme për kredinë në vlerë 35,000,000 Lekë është 60,293,950 Lekë.

Gati për të aplikuar

Sigurohuni që të përmbushni kërkesat e përshtatshmërisë për zgjidhjet tona të kredisë për shtëpi dhe të organizoni dokumentet tuaja për të marrë miratimin paraprak të nevojshëm financiar për projektin tuaj.

Kriteret

Për t'u kualifikuar për një kredi ju duhet të:

  • Jeni rezident në Shqipëri
  • Të keni biznes PF të regjistruar rregullisht në QKB

Dokumentacioni

Dokumente identifikimi:

  • Dokumenti personal i identifikimit (nëse aplikon me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet edhe për bashkëkredimarrësin)
  • Certifikata familjare

Dokumente financiare:

  • Dokument për verifikimin e të ardhurave (me bilanc ose vetëdeklarim; nëse aplikohet me bashkëkredimarrës, dokumenti duhet të paraqitet edhe për bashkëkredimarrësin).

 

Me vetëdeklarim

  • Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Licencë profesionale (nëse ka)
  • Vërtetim që nuk ka detyrime në Zyrën e Tatim-Taksave (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • FDP (Formulari i Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat nga Biznesi), përmbledhëse e dy viteve të fundit (nëse ka më shumë se 1 vit aktivitet)
  • Paraqitje nga sistemi Self-Care për vitin aktual

 

Me bilanc

  • Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Licencë profesionale (nëse ka)
  • Vërtetim që nuk ka detyrime në Zyrën e Tatim-Taksave (jo më i vjetër se 5 ditë)
  • Bilanci i vitit të fundit (me firmë dhe vulë nga eksperti kontabël)
  • FDP (Formulari i Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat nga Biznesi), përmbledhëse e dy viteve të fundit
  • FDP mujore për vitin aktual

 

Dokumente të pronës:

  • Certifikata e pronësisë për pronën që po blihet ose që do të lihet si kolateral për bankën
  • Kartela e pasurisë
  • Harta treguese
  • Draft-kontrata e shitblerjes
  • Për kredinë e siguruar, prona që po blihet ose një pronë tjetër duhet të bllokohet për efekt të kredisë, në rast se prona që po blihet nuk ka certifikatë pronësie
  • Mund të përfitoni financim deri në 100% duke bllokuar si kolateral edhe një pronë të dytë për efekt të kredisë
  • Kosto të tjera që duhet të paguhen lidhur me kredinë: vlerësimi i pronës, kontrata e kredisë dhe bllokimi i kolateralit në ASHK
  • Sigurim jete dhe sigurim prone
  • Kujdes! Huamarrja e parave kushton para.