
Raiffeisen Bank Edition Hack or Treat
Scaring cyberthreats away
Hyr në botën e sfidave kibernetike me Raiffeisen Bank.
Në një event ku "dredhitë" dhe "kërcënimet" fshihen pas çdo "hijeje", vetëm mendjet më të mprehta do të arrijnë të kalojnë sfidën. Bashkohu me ne për t’u përballur me sfida të sigurisë, për të testuar aftësitë e tua dhe për të treguar fuqinë tënde në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.
31 Tetor, 2025

Hyr në botën e sfidave kibernetike
Hack or Treat është një event mbi sigurinë kibernetike, i organizuar nga Raiffeisen Bank Albania, i cili zhvillohet gjatë muajit tetor, në kuadër të Cybersecurity Awareness Month, me synim ofrimin e informacionit të vlefshëm dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë kibernetike.
Eventi është konceptuar dhe strukturuar në dy pjesë:
Një konferencë me prezantime nga ekspertë, të cilët ndajnë njohuri, trende dhe strategji praktike mbi sigurinë kibernetike
Një hackathon i tipit capture the flag, ku pjesëmarrës të brendshëm dhe të jashtëm përballen me sfida të sigurisë kibernetike
Afatet kohore

Pse duhet të bëhesh pjesë?
Të marrësh pjesë në “Hack or Treat” sjell një sërë përfitimesh të rëndësishme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin tënd profesional dhe personal:

Çmime për më të mirët
Fituesit e “Hack or Treat” do të shpërblehen me çmime monetare prej 1,000 euro për vendin e parë, 500 euro për të dytin dhe 300 euro për të tretin. Përveç vlerës financiare, çmimet shoqërohen edhe me çertifikata që vërtetojnë suksesin dhe angazhimin në këtë event prestigjioz.