Misioni dhe Vizioni
Duke filluar këtë udhëtim të inovacionit dhe orientimit të qendërsues të klientit, ju ftojmë të jeni një pjesë e vizionit tonë për një të ardhme financiare më të ndritshme. Së bashku, le të formojmë të ardhmen e bankingut, ku qëllimet tuaja financiare bëhen suksesi ynë i përbashkët."
Misioni
Ne transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët.
Vizioni për vitin 2025
Të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.
Vlerat
Vlerat tona udhëheqin çdo aspekt të organizatës sonë, formojnë kulturën tonë dhe përcaktojnë se si operojmë si një ekip. Ne jemi të përkushtuar në mbajtjen e vlerave të mëposhtme:
Bashkëpunim
Kur punojmë bashkë, komunikojmë bashkë, dëgjojmë dhe mbështesim njëri tjetrin ajo ç’ka mund të arrijme do jetë shumë e madhe. Ne po ndërtojmë një mjedis mirëkuptimi, respekti dhe besimi reciprok.
Proaktivitet
Ne besojmë tek vizioni ynë për të ardhmen. Nxisim ndryshimin duke u përqendruar tek mundësitë dhe jo pamundësitë. Shkëmbejmë pavendosmërinë me vendosmërinë. Veprojmë, nuk reagojmë.
Të mësuarit
Të mësuarit e vazhdueshëm do të thotë zhvillim personal. Mësojmë nga eksperienca, edukimi dhe ndarja e dijeve me njëri-tjetrin.
Përgjegjshmëri
Kur çdonjëri nga ne mbart pergjegjësi per ate çka bën ndryshimi është i madh. Vetëm dhe së bashku jemi përgjegjës për vendimet, rezultatet dhe pasojat e veprimeve tona.