Skip to main content

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Ne në Raiffeisen Bank kemi synimin afatgjatë që të krijojmë vlera të qëndrueshme për njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin. Veprimtaria jonë ndikon jo vetëm në ekonomi por në të gjithë komunitetin tonë, prandaj kujdesemi për të. 

Pergjegjesia Sociale e Korporates, si një nga shtyllat tona strategjike, e shprehim me anë të projekteve në mbështetje të komunitetit, me principin “inkurajojmë njerëzit, të ndihmojnë veten”. 

Në rolin tonë si pionerë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-s) veprojmë me përgjëgjësi sociale si Qytetar i Angazhuar në fushat e mëposhtme dhe më gjerë.

education

Mjedisi

Ndërgjegjësimi dhe veprimtaria për mbrojtjen e mjedisit është një fushë ku japim kontributit të vazhdueshëm. Do të vijojmë me projekte për pastrimin e zonave bregdetare, mbjelljen e pemëve, zhvillimin e lulishteve. Energjia e gjelbër është në fokus. 

education

Shëndeti dhe Mirëqenia

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë shëndetësisë duke dhënë kontribut për insitucionet shëndetësore dhe organizatat që kujdesen për mirëqenien fizike dhe sociale të komunitetit, duke përfshirë promovimin e sporteve. 

education

Arti dhe Kultura

Si pjesë thelbësore e emancipimit të shoqërisë ne promovojmë evenimentet artistike dhe kulturore si teatro, koncerte, trashëgiminë kulturore, artistë të rinj dhe festivale filmi.

education

Arsimi

Ne besojmë se arsimi është themeli për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme. Mbështesim rehabilitimin e shkollave, kopshteve, sigurojmë pajisje për të studiuar gjithashtu sponsorizojmë projekte për edukimin financiar dhe përdorim të sigurt të internetit për fëmijët.

education

Inovacioni

Inovacioni është pjesë e misionit tonë, prandaj ne mbështesim projekte dhe ide novatore në fushën e informatikës, teknologjisë dhe financës për një të ardhme më të përparuar.  

education

Njerëz në nevojë

Njerëzit janë në qendër të veprimtarisë sonë, prandaj ne kemi qasje proaktive ndaj grupeve të margjinalizuara. Nisma të ndryshme sociale ndërmerren në lidhje me urinë, integrimin & gjithëpërfshirjen përmes financimit ose bashkëpunimit me shoqata të ndryshme.

Procesi i aplikimit dhe personat kontaktues:

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucione dhe organizata të ndryshme në projekte dhe aktivitete të cilat kontribojnë në arsim, kulturë, mirëqenie sociale dhe mjedisore.

Të gjitha kërkesat për mbështetje financiare në formë të sponsorizimeve dhe donacioneve apo kërkesave të tjera mund t’i dërgoni në formë elektronike në email adresën: info@raiffeisen.al