Inovacioni Bëje inovacionin realitet!
Ekipi ynë është i përkushtuar për të nxitur inovacionin si nga brenda ashtu edhe jashtë bankës sonë, duke e bërë atë pjesë të punës së përditshme.
Njihu me Rinno Ekipi
Rinno është ekipi i Inovacionit të Raiffeisen, i krijuar në Nëntor 2020 — një ekip i vogël por energjik që ka ngritur një komunitet novatorësh brenda Raiffeisen Bank Albania, dhe kontribuon në mënyrë aktive në ekosistemin më të gjerë të inovacionit në Shqipëri, ku të gjithë bashkëpunojnë nën sloganin “Njerëzit e bëjnë inovacionin realitet”.
Qëllimi Ynë Inovacioni si pjesë e ADN-së së bankës
Ekipi i Inovacionit të Raiffeisen përpiqet dhe përkushtohet për ta bërë inovacionin një pjesë thelbësore të ADN-së së bankës sonë, duke krijuar një përvojë të shkëlqyer për klientin. Ne e arrijmë këtë duke eksploruar dhe sjellë vazhdimisht produkte dhe shërbime inovative, duke ndërtuar ekspertizë që drejton inovacionin dhe duke nxitur një kulturë që përqafon me entuziazëm krijimtarinë.
Qasja Jonë Transformohemi përmes Inovacionit
Ne e kemi bërë inovacionin një mënyrë të punuari, duke nxitur një mendësi inovative brenda kolegëve tanë. Aktivitetet tona inovative inkurajojnë ndarjen e ideve dhe fuqizojnë ekipet tona për të zhvilluar zgjidhje inovative të orientuara nga klienti.
Eksplorojmë dhe sjellim zgjidhje inovative
Ne jemi gjithmonë duke eksploruar dhe gjetur zgjidhje inovative për klientët dhe kolegët në Raiffeisen Bank Albania. Gjithçka ka të bëjë me të bërit një banking më të mirë.
Krijojmë ekspertizë që drejton inovacionin
Qëllimi ynë i vazhdueshëm është të krijojmë dhe nxisim ekspertizën që drejton natyrshëm inovacionin, duke e bërë inovacionin një pjesë të pandashme të ADN-së së bankës sonë.
Krijojmë një kulturë që përqafon inovacionin
Ne po nxisim një kulturë që përqafon vazhdimisht inovacionin përmes bootcamps, hackathon-eve dhe eventeve inovative.
Inkurajojmë shpirtin dhe mendësinë sipërmarrëse
Në Raiffeisen Bank Albania, ne promovojmë sipërmarrjen dhe mendësinë startup, duke fuqizuar ekipet tona të mendojnë si sipërmarrës brenda organizatës sonë.
Eksploro Inovacionin Katër shtylla, një udhëtim inovacioni
Zbuloni si merr jetë inovacioni në Raiffeisen Bank Albania — nga ekipi dhe programet tona te bashkëpunimi me ekosistemin dhe partneritetet fintech.
Le të Inovojme sëbashku Le të ndërtojmë të ardhmen
Je startup, fintech, student apo koleg, ka një vend për ty në udhëtimin tonë të inovacionit.