Kushtet e përgjithshme të punës
I. RREGULLAT BAZE TE MARREDHENIEVE NDERMJET KLIENTIT DHE BANKES
1. Fusha e aplikimit, modifikimet ose amendimet
1.1 Fusha e aplikimit
a) Keto kushte te pergjithshme te punes (ketu e me poshte referuar si “KPP”) do te aplikohen per te gjitha marredheniet e biznesit ndermjet Klientit dhe Bankes.
b) Kushtet e veçanta qe mund te percaktohen ne marreveshje te veçanta qe lidhen me Klientin, ose kushtet e tjera te aplikuara per produkte dhe sherbime specifike, do te mbizoterojne mbi KPP.
c) Ne keto KPP, “Banka” nenkupton Raiffeisen Bank sh.a. ndersa termi “Klient” do te perfshije individet, personat fizike si dhe personat juridike, sipas kuptimit ligjor te ketyre termave.
1.2 Modifikimet ose amendimet
a) Eshte ne diskrecionin e Bankes te beje ndryshime ne KPP. Ne keto raste Banka do te njoftoje me shkrim Klientin, te pakten 15 dite perpara hyrjes ne fuqi te ndryshimeve.
b) Modifikimet ose amendimet e ketyre KPP do te hyjne ne fuqi mbas njoftimit te klientit, dhe do te kene efekt per te gjitha marredheniet aktuale dhe te ardhshme te biznesit, perveç rasteve kur banka ka marre nje njoftim me shkrim nga Klienti gjate kesaj periudhe, nepermjet te ciles njofton zgjidhjen e kontrates me Banken.
2. Njoftimet
2.1 Njoftimet e Bankes
a) Njoftimet, shkresat, lajmerimet, si dhe çdo lloj komunikimi tjeter i Bankes me Klientin jane te vlefshme kur behen ne adresen e treguar nga Klienti ne momentin e hapjes se llogarise, apo ne adresen e njoftuar nga Klienti, ne rast se ka patur ndryshime.
b) Ne rast se llogaria eshte intestuar ne emer te disa Klienteve, njoftimet sipas pikes a) me siper, do te dergohen ne adresen e njerit prej tyre, dhe do te kene efekt te plote per te gjithe titullaret e llogarise.
2.2 Urdhrat dhe instruksionet e Klientit
a) Udhrat dhe instruksionet e Klientit si rregull duhet te jepen me shkrim dhe te permbajne nenshkrimet origjinale te personave te autorizuar.
b) Pavaresisht nga kjo Banka do te kete te drejte te zbatoje edhe instruksione te dhena nepermjet rrugeve te tjera te komunikimit (ne veçanti, me telefon, e-mail, internet), ne rastet kur Klienti ka lidhur nje marreveshje te veçante me Banken per keto sherbime.
c) Rregullat ne lidhje me komunikimin me telefon; e-mail, internet etj. percaktohen ne procedurat perkatese te Bankes si dhe ne Kushtet e Punes, me te cilat Klienti njihet ne momentin e aplikimit per keto lloj sherbimesh.
3. Detyrimi per te bashkepunuar dhe pergjegjesite e Klientit
3.1 Detyrimet e Klientit per te njoftuar Banken
Ne marredheniet e tij me Banken, Klienti duhet te zbatoje detyrimin per te bashkepunuar dhe njoftuar Banken ne lidhje me ndryshimet e rendesishme si me poshte. Çdo shkelje e kesaj dispozite do te çoje ne detyrimine Klientit per te paguar demet qe mund te shkaktohen ose ne reduktimin e pretendimeve te Klientit kundrejt Bankes.
a) Emri dhe adresa
-Klienti do te njoftoje menjehere banken me shkrim per cdo ndryshim te emrit te tij, emrit te shoqerise, adreses ose adresave te sherbimit te njoftuara nga ana e tij.
-Nese klienti nuk njofton ndryshimet e adreses, komunikimet me shkrim te bankesdo te konsiderohen te marra, nese jane derguar ne adresen e njoftuar per here te fundit nga Klienti.
b) Kufijte e perfaqesimit
- Klienti do te njoftoje menjehere banken me shkrim per çdo anullim apo ndryshim te pushtetit te perfaqesimit, ne menyre te veçante autoritetin per te nenshkruar ne emer te Klientit per veprimet ne llogari, dhe do t’i
jape Bankes dokumentacionin perkates per kete qellim.
- Çdo pushtet perfaqesimi i njoftuar bankes do te vazhdoje te jete ne fuqi ne fushen perkatese deri ne njoftimin me shkrim per anullimin apo ndryshimin e tyre
c) Aftesia per te hyre ne transaksione legale
- Banka do te njoftohet menjehere me shkrim per çdo humbje apo reduktim te aftesise (zotesise juridike) te klientit per te hyre ne transaksione ligjore me Banken. Nese Klienti eshte nje kompani ose entitet ligjor, shperndarja e tyre gjithashtu do t’i njoftohet menjehere Bankes.
3.2 Qartesia e urdhrave
a) Klienti do te siguroje qe urdhrat / instruksionet qe do t’i jepen Bankes do te jene te qarta dhe jo te dykuptimta. Modifikimet, konfirmimet ose kujtesat duhet te jene shenuar ne menyre te vecante si te tilla.
b) Nese Klienti deshiron t’i jape bankes instruksione speciale ne lidhje me zbatimin e urdhrave, ai do te informoje banken ne menyre te veçante dhe te percaktuar. Kjo, ne radhe te pare, aplikohet nese zbatimi i urdhrave eshte jashtezakonisht urgjent ose subjekt i periudhave apo afateve kohore te caktuara.
3.3 Kujdesi ne perdorimin e mjeteve te telekomunikacionit
a) Nese Klienti jep instruksione ose njoftime te tjera ne rruge telekomunikacioni, ai do te marre masa te pers tatshme parandaluese me qellim qe te shmangen gabimet e transmetimit dhe abuzimet.
3.4 Paraqitja e kundershtimeve
a) Klienti do te verifikoje menjehere njoftimet e bankes, siç jane konfirmimet e urdhrave te tij, komunikimet lidhur me zbatimin e tyre, nxjerrjen e llogarise, per te verifikuar plotesine dhe rregullshmerine e tyre dhe do te paraqese kundershtimet pa vonese, nese do te kete.
b) Nese banka nuk merr kundershtime me shkrim brenda 3 muajve, duke filluar nga dita e fundit e muajit kur eshte kryer transaksioni, njoftimet dhe sherbimet e deklaruara te bankes do te konsiderohen te aprovuara.
c) Banka ne çdo rast do te informoje Klientin ne lidhje me rendesine e kundershtimit, ose moskundershtimit, nepermjet kontratave, marreveshjeve apo kushteve te punes per sherbimet perkatese qe ofrohen nga Banka. Nje informacion i tille do te jepet edhe ne nxjerrjet e llogarise.
3.5 Njoftimet ne rast mungese te komunikimit
Klienti do ta njoftoje menjehere banken nese ai nuk merr komunikime te rregullta, postë nga banka, ose komun kime te tjera te cilat duhet te kishin mbrritur tek Klienti brenda nje periudhe normale kohe pritje, ne perputhje me format e rena dakord te njoftimit.
3.6 Perkthimet
Dokumentet ne gjuhe te huaj do te paraqiten ne banke edhe ne gjuhen shqipe, te perkthyera dhe noterizuara, nese banka e kerkon keshtu.
4. Mbarimi i marredhenieve te biznesit
4.1 . Mbarimi nga ana e bankes
a) Mbarimi i zakonshem (i thjeshte)
Perveç rasteve kur marreveshja ka qene perfunduar per nje periudhe te percaktuar kohe, Banka dhe Klienti do te kene te drejte te zgjidhin ne çdo kohe marredhenien e biznesit ne teresi, ose pjese te vecanta te saj, duke njoftuar palen tjeter brenda nje periudhe te arsyeshme njoftimi.
b) Mbarimi per arsye te rendesishme
- Banka dhe Klienti do te kene te drejte te zgjidhin ne çdo kohe marredhenien e biznesit ne teresi, ose pjese te v canta te saj, me efekt te menjehershem, per arsye te rendesishme, me perjashtim te rasteve kur me marreveshje eshte vendosur ndryshe.
- Arsye te rendesishme per perfundimin nga ana e bankes, konsiderohen rastet kur klienti eshte duke e perdorur llogarine per aktivitete te kunderligjshme; ka shkelur ne menyre te perseritur KPP, ose kushtet e veçante qe jane aplikuar; kur klienti jep informacione jo korrekte rreth gjendjes se tij financiare ose fakteve dhe rrethanave te tjera thelbesore; rastet kur situata financiare e Klientit ose e nje bashke-debitori perkeqesohet ose eshte vene ne rrezik dhe permbushja e detyrimeve ne lidhje me banken eshte vene ne rrezik nga kjo gje; ose rastet kur Klienti deshton ose eshte i paafte te permbushe detyrimin per te dhene apo per te rritur kolateralin.
4.2.Pasojat ligjore
Me perfundimin e gjithe marredhenieve te biznesit ose nje pjese te tyre, shumat qe palet i detyrohen njera tjetres detyrohen do te behen menjehere te pagueshme dhe Klienti do te jete i detyruar te shlyeje te gjitha detyrimet e papaguara kundrejt Bankes.
5. Te drejtat e disponimit mbas vdekjes se klientit
5.1 Disponimi ne favor te trashegimtareve
a) Ne rast vdekje te Klientit, Banka do te lejoje kalimin e shumave ne favor te trashegimtareve, ne baze te vendimit te gjykates per leshimin e deshmise se trashegimise.
b) Me vdekjen e nje klienti qe eshte titullar i nje llogarie me person te autorizuar, mbarojne edhe te drejtat e personit te autorizuar, per te vepruar me llogarine. Banka eshte e detyruar te refuzoje kryerjen e veprimeve nga Personi i Autorizuar, qe nga momenti i marrjes dijeni per vdekjen e klientit.
II. HAPJA DHE MIREMBAJTJA E LLOGARIVE
6. Fusha e aplikimit
6.1 Perderisa nuk eshte parashikuar ndryshe, rregullat e meposhtme ne lidhje me llogarite do te aplikohen edhe per llogarite e letrave me vlere.
7. Hapja e llogarive
a) Llogaria bankare do te mbaje emrin e Klientit dhe do te kete nje numer te caktuar llogarie. Kur hapet nje llogari, mbajtesi i ardhshem i llogarise do te provoje identitetin e tij.
b) Banka do te kete te drejte te verifikoje identitetin e Klientit me ane te dokumenteve te identifikimit, ne momentin e hapjes se llogarise apo vendosjes se marredhenieve te biznesit, si dhe ne te gjitha rastet e tjera te parashikuara me ligj.
c) Per qellime te marrjes se te dhenave mbi të, Banka do te kerkoje nga Klienti vetem dokumente origjinale ose fotokopje te noteruara/legalizuara te tyre.
d) Banka do te kete te drejte, qe ne rastet kur e gjykon te arsyeshme, te kerkoje nga Klienti paraqitjen e dokumenteve te tjere identifikuese me qellim verifikimin e te dhenave te paraqitura nga Klienti.
e) Banka nuk hap llogari anonime, qofshin keto me numra apo nen emra fiktive. Banka ka te drejte te refuzoje hapjen e nje llogarie, kur karakteristikat e klientit nuk jane ne perputhje me standartet e Bankes, apo per ndonje shkak tjeter te arsyeshem, pa qene e detyrueshme t’i jape shpjegime Klientit.
f) Banka identifikon klientin, çdo here qe ky paraqitet ne sportelet e Bankes. Banka ka te drejte te mos zbatoje urdhrin e Klientit per kryerjen e transaksioneve financiare, nese identiteti i Klientit nuk eshte verifikuar plotesisht.
8. Specimeni i nenshkrimit
Personat qe jane te autorizuar te administrojne ose te nenshkruajne per nje llogari, do te depozitojne nenshkrimet e tyre ne banke. Bazuar ne nenshkrimin e depozituar, Banka do te lejoje disponimin e llogarise sipas urdhrave te personave te autorizuar te Klientit.
9. Te drejtat e administrimit dhe autoriteti i nenshkrimit
9.1 Te drejtat e administrimit
a) Vetem mbajtesi i llogarise do te kete te drejte te administroje llogarine.
b) Vetem personat e drejta e perfaqesimit te te cileve eshte bazuar ne parashikime statutore ose personat qe kane nje prokure nepermjet te ciles jane autorizuar ne menyre te shprehur te administrojne llogarine, do te kene te drejte te perfaqesojne mbajtesin e llogarise. Ata do te jene te detyruar te provojne identitetin e tyre dhe te drejtat e perfaqesimit.
c) Llogarite e te miturve do te administrohen nga perfaqesuesit e tyre ligjore ose kujdestaret. Kufizimet me ligj te te drejtave te perfaqesuesve ligjore ose kujdestareve, do te respektohen nga ana e Bankes.
9.2 Autoriteti i nenshkrimit
a) Mbajtesi i llogarise mund t’ia delegoje paleve te treta autoritetin per te nenshkruar. Personi i autorizuar ka te drejte te nenshkruaje per llogarine, brenda tagrave te perfaqesimit qe i jane dhene nga mbajtesi i llogarise.
b) Klienti do te jete pergjegjes per te njoftuar menjehere Banken per çdo ndryshim ne lidhje me personat e autorizuar. Ne rast te kryerjes se veprimeve nga persona te autorizuar, tagrat e te cileve ne momentin e kryerjes se veprimit kishin mbaruar, Banka do te perjashtohet nga çdo lloj pergjegjesie kundrejt klientit dhe/ose paleve te treta, ne rast se nuk ka qene njoftuar ne kohe nga ana e Klientit.
10. Llojet e llogarive
10.1 Numri i llogarive
Nje Klient mund te hape disa llogari ne emer te nje Klienti, ne te njejten monedhe ose ne monedha te ndryshme, ne te njejten dege ose ne dege te ndryshme.
10.2 Llogarite escrow
Llogarite escrow jane llogari qe sherbejne per depozitimin e fondeve ne baze te marreveshjeve me shkrim qe mund te lidhen ndermjet Bankes, Klientit dhe paleve te treta. Ne keto raste, Banka do te veproje si agjent escrow ne perputhje me kushtet e percaktuara ne marreveshjet perkatese.
10.3 Llogarite ne monedhe te huaj
a) Nese Banka mban nje llogari ne monedhe te huaj per klientin, transfertat ne llogarite respektive ne monedhe te huaj do te kreditohen ne nje llogari te tille, per sa kohe nuk eshte dhene nje instruksion i ndryshem transferimi.
b) Nese nuk ekziston ndonje llogari ne monedhe te huaj, banka do te kete te drejte te kreditoje shumat ne monedhe te huaj ne monedhen kombetare, duke kryer konvertimin me kursin e kembimit ne fuqi ne daten e kryerjes se transaksionit, nese nuk eshte autorizuar per te kunderten nga klienti.
11. Nxjerrjet e llogarive
a) Banka ka per detyre ta pajisje Klientin me nxjerrje te llogarise, nje here ne muaj, ne te cilen jane pasqyruar ne menyre te detajuar te gjitha transaksionet e kryera ne llogari per periudhen respektive. Klienti eshte i detyruar ta terheqe nxjerrjen e llogarise prane Bankes.
b) Klienti do te njoftoje Banken me shkrim nese ka pretendime mbi balancen e llogarise ose transaksione te ndryshme te pasqyruara ne nxjerrjen e llogarise, brenda 3 muajve nga dita e fundit e muajit kur eshte kryer transaksioni qe kontestohet. Ne mungese te kundershtimeve, nxjerrja e llogarise do te konsiderohet e aprovuar dhe pranuar nga Klienti.
12. Bllokimi / sekuestrimi i llogarive
a) Banka do te kete te drejte te pezulloje kryerjen e veprimeve ne llogari (block debit), ne rastet kur konstatohet se ka mungesa te dokumentacionit te Klientit, apo mosmarreveshje ne lidhje me te drejtat e perfaqesimit.
b) Pezullimi do te zgjase deri ne paraqitjen e dokumentacionit te kerkuar, apo deri ne zgjidhjen e mosmarreveshjes se krijuar.
c) Banka ka te drejte te bllokoje/sekuestroje llogarine e nje Klienti, ne rastet e ekzekutimeve te detyrueshme mbi shumat e llogarive ne banka, ne perputhje me aktet ligjore e nenligjore qe rregullojne ekzekutimin e detyrueshem; si dhe me urdher te Autoriteteve Shteterore qe e kane nje te drejte te tille me ligj.
d) Per kryerjen e veprimeve te bllokimit/sekuestrimit te llogarise, sipas pikes 13.3, Banka do te njoftoje me shkrim Klientin
13. Kompensimi
a) Ne rast se midis Bankes dhe Klientit ekzistojne disa marredhenie ose llogari, edhe ne monedha te ndryshme, tepricat aktive dhe passive kompensohen. Banka ka te drejte te debitoje balancat e llogarive te Klientit ne menyre qe te mbylle balancat denitore te nje ose me shume llogarive te Klientit.
14. Llogarite e palevizshme
Ne rastet kur Klienti nuk ka kryer asnje veprim me llogarine rrjedhese per me shume se 180 dite, llogaria kalon automatikisht me status inaktiv. Llogaria do te riaktivizohet ne rast kreditimi te llogarise, ose me kerkese te vete Klientit.
Banka ka te drejte te mbylle llogarine inaktive ne rast se balanca e saj eshte zero ose debitore, duke bere më parë rimbursimin e komisioneve dhe interesave debitore te perllogaritura gjate kesaj periudhe.
III. TRANSAKSIONET ME XHIRIM
15. Urdhrat e transferimit
a) Urdhrat e transferimit do te permbajne emrin e bankes se perfituesit, numrin e llogarise, adresen, IBAN-in, kodin SWIFT, si dhe emertimin e plote te llogarise se perfituesit.
b) Vetem pranimi i nje urdher transferimi nga banka, nuk do te çoje ne ndonje te drejte te nje pale te trete kundrejt bankes.
c) Banka do te jete e detyruar te zbatoje nje udhezim transferimi vetem nese ne llogarine e klientit (balance kreditore/linje kredie e miratuar) jane ne dispozicion fonde te mjaftueshme per te mbuluar gjithe shumen.
16. Kreditimet e llogarise dhe e drejta per te anulluar
a) Ne rast se ekziston nje marreveshje e vlefshme mirembajtje llogarie, Banka do te jete e detyruar dhe do te kete te drejte ne menyre te pakthyeshme te pranoje shumat e parave ne emer te klientit dhe te kreditoje llogarine e tij per keto shuma.
b) Urdhri per t’i dhene nje klienti nje shume parash do te kryhet nga banka nepermjet kreditimit te shumes ne llogarine e perfituesit, perveç rasteve kur eshte treguar ndryshe ne urdhrin perkates.
c) Banka do te kete te drejte te anulloje, ne çdo kohe, çdo hyrje kreditore te bere si rezultat i nje gabimi te saj.d) Ne raste te tjera banka do te anulloje hyrjen kreditore vetem nese paefektshmeria e urdhrit te transferimit eshte qartesisht e provuar. E drejta per te anulluar nuk do te perjashtohet nga balancimi i llogarise qe mund te ndodhe nderkohe. Nese e drejta per te anulluar ekziston, banka mund te kundershtoje te drejten per te disponuar shumat e kredituara.
17. Debitimet e llogarise
Ne rastet e urdhrave te transferimit, debitimet e llogarise do te konsiderohen nje konfirmim se urdhrat jane zbatuar.
18. Pergjegjesia e Bankes
Banka nuk do te jete pergjegjese per ndonje humbje ose dem te shkaktuar Klientit, si rrjedhoje e voneses apo deshtimit te Bankes per te permbushur detyrimet e saj, per shkak te rrethanave qe nuk varen nga Banka, dhe qe perfshijne por nuk kufizohen ne: fatkeqesi natyrore, ngjarje te jashtezakonshme, trazira sociale, avari ne sisteme ose pamundesi per trasmetim ose komunikim me pale te treta.
IV. PAGESAT PER SHERBIMET, DHE RIMBURSIMI SHPENZIMEVE
19. Pagesa
19.1 Rregulla te pergjithshme
a) Banka do te kete te drejte te kerkoje pagese nga klienti per sherbimet e tij, ne veçanti, interesat, tarifat dhe komisionet.
b) Kjo do te aplikohet gjithashtu edhe per sherbimet e nevojshme, qe behen nga banka pa nje urdher te klientit, por ne raste nevoje te ngutshme ose ne perfitim te klientit ose per mbylljen e llogarise se nje klienti te vdekur.
19.2 Shuma e pageses
a) Banka do te kete te drejte per nje pagese te pershtatshme per sherbimet e saj, shuma e te ciles do te percakohet nga banka dhe do te shpallet ne formen e nje liste qe permban çmimet per sherbime te caktuara.
b) Detyrimet e Bankes sipas rregulloreve te veçanta, per te shprehur te tilla çmime ne nje marreveshje llogarie rrjedhese, marreveshje kredie, depozite etj. do te mbeten te pacenuara nga ky percaktim.
19.3 Ndryshimi i pageses per sherbimet
a) Banka do te kete te drejte qe ne diskrecionin e vet te arsyeshem te ndryshoje pagesat e caktuara per sherbimet qe u ofron ne menyre te vazhdueshme klienteve (interesi, komisioni i mbajtjes se llogarise, etj.) duke mbajtur parasysh rrethanat perkatese (ne vecanti, ndryshimet ne kuadrin ligjor, ndryshimet ne tregun e parase ose tregun e kapitalit, ndryshimet ne koston e rifinancimit, ndryshimet ne shpenzimet e stafit dhe shpenzimet operative, etj.).
b) Interesat qe jane per t’u paguar nga klientet mund te ndryshohen ne perputhje me kushtet per te cilat eshte rene dakord ne menyre specifike me klientin.
c) Çdo ndryshim i pagesave do te hyje ne fuqi mbas njoftimit me shkrim te klientit per ndryshimin e vendosur nga banka. Ne njoftimin e saj banka do ta informoje klientin per ndryshimin e tarifave, dhe do te theksoje se mbas mbarimit te afatit te parashikuar, pranimi i heshtur do te konsiderohet dhenie e pelqimit per ndryshimin.
20. Rimbursimi i shpenzimeve
20.1 Ne ngarkim te klientit do te jene te gjitha shpenzimet dhe kostot, ne menyre te veçante taksat, tarifat ligjore, shpenzimet e postes, kostot e sigurimit, tarifat e regjistrimit ne ZRPP, si dhe sherbimet e konsulences ne çeshtjet e administrimit te biznesit, qe rrjedhin nga marredheniet e biznesit ndermjet tij dhe bankes.
V. KOLATERALI
21. E drejta e kolateralit
a) Banka do te kete te drejte te kerkoje nga Klienti dhenien e kolateralit perkates per te gjitha pretendimet qe krijohen nen marredheniet e bisnesit brenda nje periudhe te caktuar kohe, edhe ne qofte se detyrimet jane te kushtezuara, me afat ose nuk jane bere akoma te kerkueshme.
b) Klienti eshte i detyruar te siguroje permbushjen e detyrimeve te tij kundrejt Bankes me ane te garancive, qe perfshijne hipotekimin e pasurive se paluajtshme, vendosjen e barres siguruese mbi pasuri te luajtshme, apo garanci te tjera sipas menyres se rene dakord ndermjet paleve, ne perputhje me marreveshjet e veçanta qe lidhen per kete qellim.
c) Sigurimi i kredise nepermjet vendosjes se hipotekes mbi pasurite e paluajtshme, mund te behet si mbi pasurite e Klientit, ashtu edhe mbi pasurite e paleve te treta. Klienti / hipotekuesi i njohur ligjerisht si pronar i pasurise, duhet ta hipotekoje ate te lire nga çdo barre apo detyrim tjeter te lidhet me të. Klienti / hipotekuesi detyrohet te mos shese, apo te disponoje me çfaredolloj menyre tjeter pjese apo te gjitha pasurite apo pjese te drejta te saj mbi pasurite.
d) Klienti / hipotekuesi nuk do te kete te drejte ta pakesoje vleren e pasurise se hipotekuar, perveçse ta shtoje ate. Banka do te kete te gjitha te drejtat qe i njeh ligji mbi pasurine e hipotekuar ne favor te saj, bashke me te gjitha permiresimet, ndertimet e shtesat e tjera aktuale dhe te ardhme te kryera mbi të.
e) Banka do te kete te drejte t’i kerkoje Klientit te siguroje kolateralin e tij, si dhe jeten, kundrejt çdo risku ne shoqerite siguruese qe Banka e gjykon te arsyeshme. Klienti do te pranoje qe çdo kompensim qe rrjedh nga kontrata e sigurimit t’i kaloje Bankes dhe se ai nuk do te kete asnje te drejte mbi të.
22. Barra siguruese
a) Kur sigurimi i kredise eshte bere me ane te krijimit te barres siguruese mbi pasuri te luajtshme te Klientit, ky i fundit bie dakord t’i kaloje Bankes titullin mbi pasurine e luajtshme dhe frutat civile qe rrjedhin prej saj per te garantuar pagesen dhe permbushjen e plote te detyrimit te saj kundrejt Bankes. Per sa kohe qe kredia eshte e papermbushur, Banka do te jete titullare e pasurise se luajtshme.
b) Ne rast se barra siguruese konsiston ne nje barre mbi nje depozite bankare apo bono thesari, Klienti do te autorizoje Banken qe te preke pa asnje paralajmerim depoziten apo bonot e thesarit, ne rast te mospermbushjes se detyrimeve.
23. Rritja e kolateralit
a) Ne varesi te rrethanave te cilat justifikojne nje vleresim te rritur te riskut te pretendimeve kundrejt klientit, Banka do te kete te drejte te kerkoje dhenien ose rritjen e kolateralit brenda nje periudhe te arsyeshme kohe. Ne menyre te veçante, keto do te jene rastet kur eshte zvogeluar vlera e kolateralit, situata ekonomike e klientit eshte perkeqesuar ose rrezikon te perkeqesohet, ose nese kolaterali i disponueshem eshte perkeqesuar ne vlere ose rrezikon te perkeqesohet.
b) Ne rast mospermbushje te kesaj kerkese te Bankes nga ana e Klientit,, Banka do te kete te drejte te zgjidhe kontraten dhe te kerkoje kthimin e menjehershem te shumes se huase, bashke me detyrimet e tjera qe jane bere e kerkueshme.
24. Lirimi i kolateralit
Ne rast se nuk ka interes te justifikuar per mbajtjen si garanci, Banka do te kryeje veprimet per lirimin e kolateralit menjehere mbas kerkeses se klientit.
25. Te drejtat e Bankes ne rast mospermbushje
a) Kur konstatohet ndonjeri prej rasteve te mospermbushjes, te cilat percaktohen ne kontratat e veçanta qe lidhen ndermjet Bankes dhe Klientit, Banka do te kete te drejte te ndermarre te gjitha veprimet qe ajo i gjykon te arsyeshme dhe / ose kerkoje kthimin e menjehershem te shumave qe Klienti i detyrohet Bankes.
b) Ne rast se Klienti nuk permbush detyrimet e tij kundrejt Bankes, banka do te kete te drejte te debitoje ne çdo kohe, pa njoftim paraprak, çdo llogari te Klientit deri ne masen e permbushjes se plote te detyrimit dhe / ose te filloje procedurat e ekzekutimit te detyrueshem te kredise, ne perputhje me dispozitat e K.Pr.Civile.
VI. HUATE NE MONEDHA TE HUAJA
26. Pagesa e huave ne monedhe te huaj
a) Huate ne monedhe te huaj do te paguhen ne monedhen ne te cilen ato jane dhene nga banka. Ne momentin e marrjes se kredise klienti informohet mbi rrezikun e huamarrjes ne monedhe te huaj. Klienti duhet te lexoje me kujdes kete informacion perpara nenshkrimit te kontrates.
b) Banka ka te drejte qe ne rast se klienti nuk paguan kestin e rradhes te debitoje llogarite e klientit ne cdo monedhe dhe t’i konvertoje ne monedhn e pageses se kredise per te mundesuar pagesen e kestit te rradhes. Risku i kursit te kembimit bie mbi klientin.
c) Ne rastet kur Norma Baze e interesit ka vlere negative, ne kalkulimin e interesit Banka do ta konsideroje me vlere 0.
b) LLOJE TE VEÇANTA TE OPERACIONEVE DHE SHERBIMEVE
27. Fusha e Aplikimit
a) Banka do te ofroje sherbime te ndryshme per Klientet, ne perputhje me licencen dhe me politikat e saj. Nje pjese e veçante e ketyre sherbimeve do te ofrohen vetem per kategori te caktuara klientesh, ne baze te kategorizimit qe behet nga ana e Bankes.
b) Kushtet e Punes per keto sherbime do te percaktohen ne marreveshjet e veçanta qe do te nenshkruhen per kete qellim, me te cilat Klienti njihet ne momentin e aplikimit per keto sherbime, apo ne rregullat nderkombetare uniforme, ne rastet kur ato jane te aplikueshme.
VII. SIGURIMI I DEPOZITAVE
28. Informacion mbi sigurimin e depozitave
a) Depozitat e klienteve jane te siguruara pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" i ndryshuar. Agjencia kompenson depozitat e siguruara, ne rastet kur Banka e Shqiperise vendos venien ne likuidim te Bankes, ose kur kjo e fundit likuidohet vullnetarisht.
b) Agjencia kompenson depozitën e siguruar, sipas dispozitave të këtij ligji, jo më shumë se 2,500,000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, për çdo depozitues, pavarësisht numrit të depozitave apo shumës së depozituar. Niveli i kompensimit për çdo Klient/depozitues llogaritet mbi shumën agregate të depozitave të siguruara të këtij depozituesi prane Bankes, pa marrë parasysh numrin e depozitave, si dhe llojin e monedhës së depozituar ose të pagueshme.
c) Kompensimi per llogari te depozitave te siguruara fillon menjehere pasi Agjencia njoftohet me shkrim nga Banka e Shqiperise per nderhyrjen ose per vendimin e likuidimit vullnetar te Bankes. Procesi i kompensimit realizohet ne perputhje me procedurat e caktuara ne ligjin “Per sigurimin e depozitave” dhe ne aktet nenligjore perkatese. Kompensimi perfundon jo me vone se tre muaj nga data e fillimit te procesit te kompensimit.
d) Kompensimi i depozites se siguruar kryhet: i) nepermjet transferimit te mases se kompensuar te depozites ne nje banke tjeter te siguruar; ii) nepermjet pagimit te shumes ne leke te personit, sipas nivelit te kompensimit; iii) nepermjet nje banke agjente te siguruar.
e) Agjencia e Sigurimit te Depozitave eshte institucioni i krijuar me qellim qe te realizohet sigurimi i depozitave te klienteve dhe kompensimi i tyre, ne perputhje me kerkesat e ligjit. Roli kryesor i Agjencise se Sigurimit te Depozitave konsiston ne: i) mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i Bankes ku jane vendosur kursimet e tyre: ii) kompensimin e depozitave te tyre deri ne nivelin e nivelin e percaktuar ne ligj.
VIII. RUAJTJA E SEKRETIT TE INFORMACIONIT TE KLIENTIT
29. Konfidencialiteti
a) Banka do te siguroje konfidencialitetin ne lidhje me informacionin e klientit dhe te dhenat personale.
b) Banka eshte e detyruar te jape nje informacion te tille vetem me autorizim te Klientit, ose me kerkese te organeve qe e kane kete te drejte me ligj.
c) Detyrimi per te ruajtur sekretin e informacionit te Klientit do te vazhdoje edhe mbas perfundimit te marredhenies se Bankes me Klientin.
IX. VENDI I EKZEKUTIMIT, LIGJI I ZBATUESHEM, VENDI I ZGJIDHJES SE MOSMARREVESHJES
30. Vendi i ekzekutimit
Vendi i ekzekutimit per te dyja palet do te jene zyrat e asaj dege te bankes, me te cilen transaksioni eshte perfunduar.
31. Zgjedhja e ligjit te zbatueshem
Te gjitha marredheniet ndermjet Klientit dhe Bankes do te jene subjekt i ligjit shqiptar.
32. Vendi i zgjidhjes se mosmarreveshjeve
Klienti mund te ngreje padi kunder Bankes vetem ne Gjykaten e Rrethit Tirane, ku eshte regjistruar selia e Bankes.Keto Kushte te Pergjithshme Pune jane hartuar ne gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze.Ne rast mosperputhje midis dy versioneve, do te mbizoteroje versioni ne gjuhen Shqipe.