Skip to main content

Elevator Lab: Prezantimi i ecurisë së Projekteve Pilot

Tetë fintechs nga raundi i dytë i programit të partneritetit fintech Elevator Lab i Raiffeisen Bank International patën mundësinë për t’u prezantuar ditën e djeshme në Demo Day. Ata u përzgjodhën në Tetor 2018 nga më shumë se 400 aplikime. Tani, ata prezantuan rezultatet e fazës prova-e-konceptit (proof-of-concept) përpara jurisë, mentorëve të tyre dhe më shume se 250 persona të interesuar. Fintech-ët mbuluan tema si Analiza e Avancuar (CityFALCON nga Mbertëria e Bashkuar dhe SESAMm nga Franca), Investimet & Tregu teknologjik (FINABRO nga Austria dhe Limitless nga Hollanda), Eksperienca e Re në Degë (CopSonic nga Franca, PayKey nga Izraeli dhe Pisano nga Mbretëria e bashkuar) dhe Bankingu i Hapur (Cambrist nga Irlanda).“Kolegët e mi të jurisë dhe un jemi të impresionuar nga progresi i projekteve pilot. Ne shohim potencial për bashkëpunim që mund të sjelli vlerë të shtuar për të dyja palët fintech dhe mbi të gjitha për klientët tanë” komentoi Drejtori i Përgjithshëm i RBI-së Johann Strobl pas rezultatit katër mujor të fazës pilot. “Në RBI ne vlerësojmë ekspertizën. Në muajt e kaluar, ne patëm mundësinë të shihnim se si shkëmbimi dhe bashkëpunimi me fintechs na ka udhëhequr në të mësuarin intensiv nga njëri-tjetri” vazhdoi Strobl.Zgjidhjet u vlerësuan në të ashtëquajturat kutitë e rërëa, p.sh. testime me klientë dhe të dhëna reale, dhe hapi tjetër vazhdimi me fazën e planifikimit. Përveç kësaj, Elevator Ventures, një mjet kapitali i RBI-së, është i disponueshëm për investime potenciale për të forcuar partneritete strategjike.Fakti që programi RBI-së accelerator ka sjellë frutat e saj jo vetëm në ecurinë e të mësuarit është evidente nga bashkëpunimi me kompani, një fintech në zonën RegTech (përmirësimi eficiencës së regullatorëve) nga raundi i parë i Elevator Lab. Në qershor 2018 me këtë kompani RBI-ja firmosi një kontratë për krijimin Njih-Klientin-Tënd (Know-Your-Customer, KYC). Mundësia për bashkëpunim me fintechs të raundit të parë ekziston – firmosja e kontratave është duke u konsideruar.Në vijim të këtij suksesi, nuk është surprizë që RBI njoftoi për fillimin e një raundi të tretë të programit fintech në fund të muajit Prill të këtij viti. “Do të ketë një raund të tretë, patjetër. Nëpërmjet garave Elevator Lab lokale, ne kemi më tepër akses në njohuritë e ekosistemit fintech në tregjet tona” tha Z.Strobl.***Rreth CopSonic (www.cpsonic.com) FrancëCopSonic është një teknologji komunikimi që lejon përdoruesit e tij të ndërveprojnë ose të kalojnë të dhëna nëpërmjet aparateve elektronike që përdorin ultratinguj. CopSonic është fokusuar në sigurinë dixhitale, evidentimin e zgjuar dhe në lidhjen IOT. Teknologjia e patentuar është shpërndarë si një paketë e zhvillimit të software-ve (SDK) për të mundësuar partnerë biznesi të përfshijnë zgjidhjet në mjediset e tyre ekzistuese si një alternativë ose plotësim i NFC, BlutoothLE ose QR. Avantazhi kryesor i kësaj zgjidhjeje është gjithëpërfshirja e saj dhe mundësia për ta zbatuar sëbashku me platforma të tjera.Rreth Cambrist (www.cambrist.com) IrlandëCambrist punon me banka që duan të transformojnë përvojën e klientëve për pagesat me kartë jashtë kufijve dhe duke bërë këtë Cambrist ka ndihmuar bankën partnere t’i jepte më tepër vlerë klientëve të saj dhe konkurentëve të saj kundër pengesave fintech në një treg pagesash në zhvillim. Shërbimet e Cambrist ndihmojnë bankat të rrisin transparencën dhe të kontrollojnë kostot e pagesave jashtë vendit nëpërmjet propozimeve të zgjuara dixhitale.Rreth CityFALCON (www.cityfalcon.com) Mbretëria e BashkuarCityFALCON po ri-definon se si lajmet financiare nisin, kurohen, shpërndahen dhe konsumohen. Ai transformon përmbajtjen e pastrukturuar financiare në të dhëna të strukturuara duke përdorur proceset me gjuhë natyrale (NLP) dhe personalizimin e të dhënave për përdoruesit dhe klientët duke përdorur makinerinë e mësimit. Përveç RBI-së, ata kanë klientë si BNP Paribas, Banka në Azi, IEX Group dhe kompani të tjera fintech. Kjo kompani ka marrë çmime dhe njohje nga Twitter, UBS, IBM, Standard Bank dhe NTT Data.Rreth FINABRO (www.finbro.at) AustriFINABRO ka si qëllim të bëjë kursimet, për pension dhe për qëllime të tjera të rëndësishme në jetë, më të lehta dhe më të aksesueshme. FINABRO ka ndërtuar një platformë të thjeshtë për menaxhimin e shëndetit të liçensuar nga Autoriteti i Tregut Financiar në Austri (FMA). Ofertat e tyre janë sigurimi i jetës (pensione) paketë produktesh, gjithashtu edhe jo si produkte pakete bankare. Rrënjët kryesore të kompanisë në treg janë bashkëpunimi me institucionet financiare duke i shitur produktet e saj të pensionit direkt punonjësve të këtyre kompanive.Rreth Limitless (www.limitlessapp.io) HollandLimitless siguron një aplikacion mobile të thjeshtë dhe të angazhuar me etiketë të bardhë për kursimet e shpenzimeve dhe për të kthyer kursimtarët e bizneseve mikro në investime. Aplikacioni i tyre i ndihmon klientët të investojnë paratë e tyre në një mënyrë të lehtë dhe i bënë ata të angazhohen më shumë me bankën.Rreth PayKey (www.paykey.com) IzraelPayKey zhvillon një zgjithje unike në kanalet sociale të bankës që lejon përdoruesit të aksesojnë shërbimet kryesore bankare – si transfertat ndërmjet llogarive, kontrolli i gjendjes së llogarisë, rritja e limitit dhe shërbimi chatbot – nga çdo aplikacion social ose direkt nga tastiera e tyre. Zgjidhja e PayKay-it bazohet në tastierën e telefonave të fundit të cialt janë integruar plotësisht në aplikacionet bankare duke transformuar tastierën në një kanal të ri për shërbime, informacione dhe komunikim.Rreth Pisano (www.pisano.co) Mbretëria e BashkuarPisano është një platformë për menaxhimin e përvojave të klientëve që u mundëson bizneseve të mbledhin reagimet e klientëve në të gjitha pikat e kontaktit si në internet ashtu edhe jashtë linje. Platforma ofron zgjidhje për të mbledhur reagimet e klientëve, për t'u angazhuar me ta gjatë përvojës së tyre dhe për të mbyllur ciklin e kërkesave të tyre. Duke përdorur këtë platformë, markat ulin kostot e tyre operacionale për të menaxhuar konsumatorët dhe për të rritur të ardhurat duke i kthyer ato në promotorët e markave.Rreth SESAMm (www.sesamm.com) FrancëSESAMm siguron mjetet për industrinë e menaxhimit të aseteve, bazuar në teknologjitë Big Data, Inteligjencën Artificiale (AI) dhe Procesimi me Gjuhe Natyrale (NLP). Ata analizojnë në kohë reale miliona mesazhe nga web-i, artikuj, dhe pastime për t’i dhënë analizë inovative mbi qindra produkte financiare (si aksione, obligacione, likuiditete, indekse, apo monedha virtuale)Rreth Elevator LabThemeluar në vitin 2017, programi i partneritetit me fintech i RBI-së fokusohet në idetë inovatore dhe zgjidhjet në Analizën e Avancuar, Bankingun Korporatë, Investimet & Tergun Teknologjik, Eksperienca e Degëve të Reja, Bankingu i Hapur dhe RegTech. Qëllimi i programit më të madh fintech acceleratr në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) është bashkëpunimi në afat-gjatë me këta fintechs.Rreth Raiffeisen Bank InternationalRBI e konsideron Austrinë, ku është një korporatë lider dhe bankë investuese edhe në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE), si tregun e saj mëmë. 13 tregjet e rajonit mbulohen nga rrjeti i bankave. Përveç kësaj, Grupi RBI përfshin shumë shërbime financiare, si për shembull në leasing, menaxhim të aseteve ose M & A.Në total, rreth 47,000 punonjës shërbejnë pothuajse 16 milionë klientë nëpërmjet rreth 2,200 degëve të rrjetit, shumica e tyre në Europën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Raiffeisen Bank në Austri zotëron rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa e mbetur është në qarkullim të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin.