Skip to main content

Online banking banka në xhepin tënd!

Pse duhet të humbisni kohë duke shkuar në bankë ndërkohë që banka vjen tek ju nëpërmjet internetit (online banking)Vazhdoni ende të paguani faturat e dritave, telefonit dhe ujit në sportelet përkatëse, të tërhiqni apo depozitoni personalisht paratë në sportelet e bankës suaj? Keni nxituar të merrni një shërbim në bankë, por kur keni mbërritur aty banka ka qenë e mbyllur? Mund të rendisim shumë situata të ngjashme kur keni harxhuar kohë, por këtë mund ta shmangni shumë thjeshtë.Po nëse ju themi se mund ta keni gjithmonë bankën me vete, pa asnjë lloj kufizimi në çdo vend dhe kohë, 24 orë në 365 ditë dhe kjo falë digital banking.Digital banking është shërbim super i thjeshtë, i shpejtë, i sigurt dhe efikas, i cili ju mundëson të menaxhoni llogaritë bankare nëpërmjet internetit duke përdoruar telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj kudo ndodheni. Qëllimi i digital banking nuk është vetëm kursimi i kohës, por ju jep shumë përparësi dhe përfitime duke përmbushur çdo funksion në marrëdhënien klient – bankë.Ky shërbim është shumë komod sepse ndryshe nga sportelet bankare, faqet e internetit nuk mbyllen asnjëherë dhe banka është vetëm një click larg jush. Gjithashtu është efikas pasi ju mund të administroni të gjitha llogaritë tuaja, përfshirë këtu depozitat, fondet e pensionit, shërbimet utilitare etj., dhe të gjitha këto nga një faqe e vetme interneti. Por mos të harrojmë sigurinë, avancimet e fundit teknologjike i kanë bërë bankat shumë të sofistikuara për sa i përket sigurisë së këtij shërbimi.Pra nuk është e nevojshme të humbisni kohë duke kaluar në bankë fizikisht, kur “gjithçka” mund ta merrni nëpërmjet internetit gjatë orarit të punës, nga divani i shtëpisë, kur jeni me pushime ose duke shijuar një darkë me miqtë tuaj.Ne në Raiffeisen Bankë kujdesimi vazhdimisht të përmbushim nevojat e klientëve tanë sigurisht duke i kursyer edhe kohë dhe për këtë shërben platforma Raiffeisen ON.Teknologjia më e re, e thjeshtë dhe e sigurt, të cilën mund ta përdorni nga çdo kompjuter ose smartphone 24/7. Me platformën Dixhitale Raiffeisen ON ju mund të kryeni një sërë veprimesh pa qenë nevoja të paraqiteni në sportelet e bankës.Lexoni më shumë mbi këtë të gjitha shërbimet dhe përfitimet që ju ofron platforma dixhitale e Raiffiesen Bank, Raiffeisen ON duke klikuar këtu https://www.raiffeisen.al/alb/page/platforma-digitale-raiffeisen-onJepini kohë vetes për gjërat që dëshironi dhe qëndroni ON