Skip to main content

Raiffeisen Bank International shpall pjesëmarrësit e Programit Lab Elevator 2019- 2020

Juria e Raiffeisen Bank International (RBI) Elevator Lab zgjodhi dje gjashtë fitues nga 14 finalistët të cilët do të marrin pjesë në raundin e tretë të Programit të Partneritetit Fintech. Të mbështetur nga ekspertë dhe mentorë të RBI, pjesëmarrësit do të zhvillojnë të ashtuquajturat PoC (Prova e Konceptit), të cilat do t’i prezantojnë në Ditën e Demo-ve (Demo Day) në fillim të muajit Mars, 2020. RBI do të vlerësojë bashkëpunimet e mundshme bazuar mbi këto prezantime.Finalistët u zgjodhën në shtator, nga një pjesëmarrje prej 280 aplikantësh nga mbi 50 vende, dhe janë ftuar të prezantojnë propozimet e tyre në Programin Elevator Lab. Përmes këtij programi, të lançuar në vitin 2017, RBI tashmë ka hyrë në 14 partneritete dhe nisma të përbashkëta me fintechs. "Duke pasur parasysh cilësinë e gjashtë pjesëmarrësve të programit të këtij viti, unë jam i sigurt se do të hyjmë në bashkëpunime të mëtejshme," u shpreh Johann Strobl, CEO i RBI.Pjesëmarrësit e programit vijnë nga fushat e mëposhtme: Korporatat e Mëdha dhe Klientët Institucionalë (Billon, billongroup.com), Siguria Kibernetike  (imVision Technologies, imvisiontech.com), Retail Banking (Minna Technologies, minnatechnologies.com), Pagesat dhe Përpunimi i Transaksioneve për Shërbimet e lëvizëshme (Nayax, nayax.com, si dhe Quantoz Blockchain Technology, quantoz.com) dhe RegTech (Uhura Solutions, uhurasolutions.com). Kërkim i përbashkët me Kapsch GroupRBI së bashku me Kapsch Group kërkoi fintech të përshtatshëm në fushën e Pagesave dhe Përpunimin e Transaksioneve për shërbimet e lëvizëshme. Nayax nga Izraeli do të zhvillojë një model të përbashkët përdorimi me RBI dhe Kapsch Group në muajt e ardhshëm."Kapsch po ndjek gjithashtu një strategji të hapur inovacioni, në mënyrë që të përfitojë stimuj të vlefshëm për sektorët tanë përgjegjës lëvizshmërisë dhe digjitalizimit. Pas një përvoje të shkëlqyer me programin tonë " Factory1 ", unë jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimin i RBI me sipërmarrësit" tha Georg Kapsch, CEO i Kapsch Group.Për më shumë informacion mbi Elevator Lab, ju lutemi vizitoni www.elevator-lab.com. Rreth RBIRBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.Në total, rreth 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.4 milionë klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Banka Raiffeisen Rajonale e Austrisë zotëron rreth 58.8 për qind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin.
 Rreth Elevator LabThemeluar në vitin 2017, programi i partneritetit me fintech i RBI-së fokusohet në idetë novatore dhe zgjidhjet në Analizën e Avancuar & Inteligjencën artificiale, RegTech, Bankingun e Korporatave të mëdha dhe klientëve Institucionalë, Pagesave dhe Përpunimit të Transaksioneve për Shërbimet e lëvizshme, bankingun Retail dhe SME, Sigurinë Kibernetike dhe zgjidhjet FX (FX Solutions). Qëllimi i këtij program në Europën Qendrore dhe Lindore është bashkëpunimi afatgjatë me këta fintechs.Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) orChristof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
http://www.rbinternational.com