Raiffeisen Invest për të katërtin vit radhazi ka vijuar mbështetjen e projektit “Qyteti i Lexuesve”
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me bashkitë e qytetit të Tiranës, Lushnjes, Fierit, Krujes,Divjakes këtë herë ka mbështetur iniciativën e Bashkisë Berat për realizimin e këtij projekti duke bërë të mundur pasurimin e bibliotekës publike me libra në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Dudaj. Me këtë rast u organizua një ceremoni ku i pranishëm ishte Kyetari i Bashkisë Berat, Z.Petrit Sina. Gjatë fjalës së tij Kryebashkiaku Sina falenderoi Raiffeisen Invest për kontributin e dhënë në pasurimin e kësaj bibloteke, duke i siguruar dashamirësve të librit në qytetin e Beratit një ambient komod, argëtues ku lexohet dhe diskutohet rreth librave.